News That Matters

Bedri Hamza:”Lamtumirë, kujtimi më i bukur i imi!”

08/03/2022

Kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza sot i ka vdekur nëna.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar edhe Hamza përmes një postimi në Facebook ku njoftoi edhe për kohën e varrimit, shkruan “Radio-Ylberi”
“Familjarë dhe miq, varrimi i Nënës do të bëhet nesër (e Mërkure) me 09 Mars 2022, në varrezat e Fshatit Klinë e Epërme, Komuna e Skenderajt, në orën 15:30” shkroi ai.

Mes tjerash, Hamza tha se nëna e tij sot mori me vete edhe një pjesë të tij.

Postimi i plotë:

Lamtumirë NANË!

Sot kur t’i mbylle sytë, për ta nisur rrugën e amshimit, more me vete edhe një pjesë timen. Ndjenjën e ngrohtësisë dhe dashurisë, që vetëm shpirti yt i bardhë diti ta jap me aq urtësi e mirësi.

Lamtumirë, kujtimi më i bukur i imi!

Familjarë dhe miq, varrimi i Nënës do të bëhet nesër (e Mërkure) me 09 Mars 2022, në varrezat e Fshatit Klinë e Epërme, Komuna e Skenderajt, në orën 15:30

div.meta-author { display:none; }