
26/11/2021 11:22
Sot, kryetari në largim i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ia ka dorëzuar detyrën kryetarit të ri, Bedri Hamzës.
Menjëherë pas seancës, Bahtiri e priti Hamzën në zyrën e tij, shkruan “Radio-Ylberi”
Në këtë pritje kishin ardhur edhe të gjithë drejtorët e Bahtirit, të cilët e pritën kryetarin e ri.
Kujtojmë se Bahtiri e kishte pranuar rezultatin dhe kishte paralajmëruar një dorëzim të tillë të detyrës.