News That Matters

Bedri Hamza deklarohet pasi u shpall fitues pa balotazh nga Exit Poll-et

17/10/2021 19:39
Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka falënderuar qytetarët e kësaj komune pas publikimit të Exit Poll-eve, të cilët e vendosën atë fitues pa balotazh.

Hamza ka thënë se “U bashkuam për qytetin tonë, për ta ndryshuar, për ta zhvilluar”.

“FALEMINDERIT, MITROVICË! Kjo është Mitrovica e vërtetë. Ky është shpirti i Mitrovicës. U bashkuam për qytetin tonë, për ta ndryshuar, për ta zhvilluar. Përulësisht i juaji, Bedriu”, ka shkruar ai në “Facebook”.

div.meta-author { display:none; }