News That Matters

BE pritet të vendosë sanksione të reja kundër 15 zyrtarëve iranianë  

Sipas autoriteteve iraniane numri i viktimave në burgun Evin në Teheran ka arritur në tetë. Rasti, megjithatë, mbetet ende i pasqaruar se si burgu famëkeq, ku mbahen edhe të dënuar politikë, u përfshi nga flakët. Sot, në Luksemburg Bashkimi Evropian po shqyrton vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit. Masat e reja nga blloku evropian vijnë si pasojë e shtypjes së protestave që u nxitën nga vdekja e një gruaje 22 vjeçare pasi u arrestua nga policia e moralit të republikës islamike. Irani ndërkaq ka akuzuar perëndimin se po ndërhyn në punët e brendshme të vendit.

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian po takohet në Luksemburg ku zhvillimet në Iran janë një nga pikat e diskutimeve.

div.meta-author { display:none; }