News That Matters

BE-ja ua pranon kosovarëve certifikatat e vaksinimit ndaj COVID-19

30/06/2022. 16:49
Certifikatat e vaksinimit dhe testimet ndaj COVID-19 të qytetarëve të Kosovës nga sot do të pranohen nga Bashkimi Evropian.

Në njoftim thuhet se certifikatat duhet të jenë në përputhje me Rregulloren e Bashkimit Evropian.

“Nga dita e sotme, BE do të fillojë pranimin certifikatave të vaksinimit, testimit dhe rikuperimit të lëshuar ndaj COVID-19 nga shteti i Kosovës. Kjo vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara në përputhje me Rregulloren e BE-së 2021/953 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit. #BE financoi zhvillimin e tyre”, theksohet në njoftim.

div.meta-author { display:none; }