16/05/2022. 20:30
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Josep Borrell, priti në drekë jo-formale ministrat dhe ministret e punëve të jashtme të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Kjo është mënyra të tregojmë se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor dhe procesi i integrimit. Sot ministrat e punëve të jashtme të gjashtë vendeve do të ulen me ne në Këshillin e Punëve të Jashtme për të diskutuar situatën në rajonin e tyre që goxha shumë nga kriza, pra kriza ekonomike”, tha Borrell para nisjes së takimit.
Kosovën në ngjarje e përfaqësoi ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.
Për Kosovën dhe vendin e saj fqinj Serbinë foli kryediplomatja e Gjermanisë, Annalena Baerbock.
“Për mua personalisht është e rëndësishme që ti përkrahim Kosovën dhe Serbinë në procesin e tyre të normalizimit të marrëdhënieve dhe rrugën që ata duhet të shkojnë. Në mënyrë që perspektiva e tyre evropiane të mbahet drejtë”, shtoi Baerbock.
Ndërkohë të parët e diplomacisë së Kroacisë, Gordan Grliq-Radman e ai i Austrisë, Aleksander Schallenberg, kërkuan që Bashkimi Evropian, t’i liberalizoj vizat kosovarëve.
Madje, Schallenberg paralajmëroi se në rast që Brukseli nuk vepron në perëndim të Ballkanit mund të ketë ndërhyrje të Rusisë.
“Nga fjalët duhet të kthehemi në vepra sepse ne nuk guxojmë t’i humbim ata në Ballkanin Perëndimor ku Rusia ka potencial që të nxisë trazira pa e shkrepur asnjë të shtënë. Kjo duhet të na vendos neve në alarm sepse ai rajon është në mes të Bashkimit Evropian, është i rrethuar nga anëtar të BE-së. Ata janë detyra jonë thelbësore gjeo-strategjike”, theksoi kryediplomati austriak.