News That Matters

BE-ja e gatshme për sanksione shtesë ndaj Rusisë

04\03\2022 20:18

Bashkimi Evropian është i gatshëm që të shtojë më shumë sanksione kundër Rusisë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, nuk e ndal luftën në Ukrainë.

Kështu ka thënë presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen të premten.

“E dimë që ky konflikt është larg për prej përfundimit, apo që të jemi shumë të qartë, jemi të gatshëm që të marrim masa të tjera të rënda nëse Putini nuk e ndal dhe nuk zmbrapset nga lufta të cilën e ka nisur”, ka thënë ajo përkrah Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, në Bruksel.

div.meta-author { display:none; }