News That Matters

Bashkim Kurti, drejtori jolegjitim i “Ujësjellësit të Mitrovicës” la pa rroga punëtorët

04/01/2022 12:12

Tash e sa ditë punëtoret e Ujësjellësit të Mitrovicës” janë pa rroga, edhe pse shumica e punëtorëve të ndërmarrjeve tjera, i kanë marrë rrogat në fund të dhjetorit shkaku i festave, shkruan “Radio-Ylberi”

Mos kryerjen e këtyre pagesave e kanë komfirmuar punëtorët e kësaj ndërmarrje për redaksinë tonë, ku dhe janë shprehur të mllefosur.

“Rrogat që i kena marrë me datat një,dy, tre, tani don me shku tek data dhjetë edhe pikëpytje” tha njëri nga punëtorët duke kërkuar të mbetet anonim.

Punëtorët shtuan së ishin shumë të kënaqur me shefin e kaluar, dhe pagesat kryheshin me kohë.

Ndërsa, bordi i KRU ‘Mitrovica’ që u emërua nga Qeveria Kurti, ka zgjedhur në mënyrë të kundërligjshëm kryeshefin e Ujësjellësit të Mitrovicës.

Po ashtu Inspketorati i Punës ka konstatuar se Bordi i Përkohshëm ka bërë shkelje duke përzgjedhur kandidatin Bashkim Kurti në pozitën e kryeshefit pasi ky i fundit nuk i ka plotësuar kriteret e konkursit, ku kriter ka qenë që të ketë diplomë universitare në lëmin e administrimit të biznesit, ekonomisë, financave, inxhinierisë, apo nga fushëveprimtaria e ndërmarrjes, andaj kandidati i përzgjedhur Bashkim Kurti ka diplomuar në kolegjin AAB Drejtimi Kriminalistikë dhe Master i Arteve në Menaxhment dhe Informatikë.

div.meta-author { display:none; }