
Dy reperët shumë të suksesshëm shqiptarë, Azet dhe Bardhi, duket se kanë mbledhur forcat për një projekt të përbashkët.
Ata do të vijnë së shpejti në një bashkëpunim, i cili pritet të jetë padiskutim një nga hitet e radhës në zhanrin hip-hop.
Si Bardhi ashtu edhe Azet vazhdojnë të jenë ndër emrat më të pëlqyer të muzikës hip-hop në vend, teksa influenca e këtij të fundit vazhdon të jetë e shtrirë edhe në territorin gjerman.
Mbetet të shihet se sa do ta mirëpresin fansat e të dy reperëve këtë bashkëpunim të radhës