News That Matters

Barcelona shpreson për rikthim të Messit në klub pasi Xavi bëhet trajner

10/11/2021 08:20

Barcelona beson se emërimi i Xavit mund ta joshë Lionel Messin përsëri në klubin katalunas, kur kontrata e tij të skadojë me Paris Saint-Germain më 2023.

Marca raporton se tashmë ka pasur telefonata në lidhje me një përpjekje ambicioze për të rikthyer Messin. Kthimi i Xavit në cilësinë menaxheriale “mund të jetë i rëndësishëm” dhe klubi beson se rikthimi i argjentinasit “nuk është më i paimagjinueshëm”.

Barcelona humbi një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, për shkak të gjendjes së tyre të rëndë financiare.
/klankosova

div.meta-author { display:none; }