News That Matters

Barack Obama rezulton pozitiv me COVID-19

13\03\2022 21:50
Ish-presidenti i ShBA-së, Barack Obama, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, duke shkruar në një postim se po përjetonte simptoma të lehta.

Gruaja e tij, ish-zonja e parë Michelle Obama, rezultoi negative sipas njoftimit të bashkëshortit të saj.

“Sapo dola pozitiv me COVID. Ka disa ditë që kam gërryerje fyti, por përndryshe ndihem mirë. Michelle dhe unë jemi mirënjohës që jemi vaksinuar dhe përforcuar, dhe ajo ka rezultuar negative”, shkroi Obama në një postim në Twitter.

“Është një përkujtim për t’u vaksinuar nëse nuk e keni bërë tashmë, edhe pse rastet po zvogëlohen”, shtoi ish-presidenti.

div.meta-author { display:none; }