
02/10/2021 20:35
Ballkani ka fituar me rikthim kundër Drenicës në ”Stadiumin e qytetit” Suharekë me rezultat 3-2.
Pjesa e psrë i takoi tërësisht musafirëve të cilët shënuan një gol me anë të Kreshnik Ukës në minutën 25′.
Drenicasit kishin dhe 3-4 raste të tjera, por pa arritur të dyfishonte rezultatin.
Edhe pjesën e dytë musafirët nga Skënderaj e nisën shumë mirë duke fituar dhe një penallti në minutën 55′, të cilën Kreshnik Uka e konkretizoi në gol dhe kaloi Drenicën në epërsi 2-0.
Por, Ballkani e shtoi presionin pas pësimit të golit të dytë dhe në minutën e 62′ e ngushtoi rezultatin në 1-2 falë golit të Astrit Thaqit.
Rezultatin në minutën 70′ e barazoi Rustem Hoxha, kurse fitoren suharekasve ua solli Armend Thaqi në minutën 83′.
Pjesën e dytë vendasit e dominuan totalisht, ku kishin dhe shumë raste tjera, por ndeshja përfundoi me rezultatin e ngushtë 3-2
Me këtë fitore Ballkani tashmë është lider i ri i Superligës me 16 pikë në 8 xhiro, kurse Drenica mbetet në kuoten e 14 pikëve.