News That Matters

Ballatat në spektaklin e madh në Kaln Tv më 30 shtator

Klara dhe Albi Ballata jan moter e vella nga Gjermania dhe përfaqësojnë Kosovën në emisionin Bailamos, i cili do të transmetohet më 30 shtator 2023 në orën 21:00 në klan plus dhe klan Maqedoni.

Klara (26) dhe Albi (24) Ballata janë moter e vella dhe vijnë nga afër Hamburgut. Ata kanë rrënjët shqiptare të Kosovës (babai nga Gjakova dhe nëna nga Drenica) dhe filluan të kërcejnë (vallet latine) në vitin 2008. Ndërsa Albi vazhdoi të kërcente me një partnere tjetër (latin dhe standard), Klara duhej të bënte një pushim për disa vite për shkak të një lëndimi, por filluan të kërcejnë sërish në vitin 2015. Më pas të dy u fokusuan në kërcimet standarde.

Keta përfunduan të tretët në kampionatin e Gjermanisë së Veriut në 2022 dhe arritën në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Klara është Justizoberinspektorin pranë gjykatës vendore dhe ka përfunduar studimet në vitin 2019. Ndër të tjera ajo merret me çështje penale dhe të verifikimit. Ajo ka marrë zyrtarisht certifikatën për shërbimin civil në vitin 2022. Krahas kërcimit, Klara është shumë e interesuar edhe për temat e sportit dhe të ushqyerit.

Albi është një instruktor praktik në një pavijon psikiatrik në Hamburg qe nga viti 2021 dhe eshte Docent në një shkollë shëndetësore në Hamburg. Ai gjithashtu e pelqen palestëren dhe rregullisht edukon veten në lidhje me temat e shëndetit dhe sëmundjes. Megjithatë, ai e kalon pjesën më të madhe të kohës së tij të lirë duke kërcyer dhe i pëlqen të krijojë koreografi të reja

div.meta-author { display:none; }