
“Gjenerali pa epaleta
Sekretari i Princ Widit, Heaton Armstrong në librin e tij fort interesant “Princ Vidi: Shqipëria, gjashtë muaj mbretëri”, portreton shumë gjëra interesante dhe të panjohura deri së voni, që kur u themelua shteti shqiptar.
Duke përshkruar anarkinë në shtetin e sapothemeluar në gjashtë muajt e qeverisjes së princit Wilhelm Wied, sekretari Armstrong thotë se gjatë kësaj kohe të shkurtër e të nderë dhe midis shumë udhëheqësve intrigantë e mediokër shqiptarë, besimin e mbështesnim vetëm tek dy burra; në Isë Boletinin dhe në toger Meleq Frashërin.
Armstrong thotë se Isa Boletini qëndronte në vijën e parë së bashku me luftëtarit e tij dhe të vetmet fjalë që nxirrte nga goja ishin “Po” dhe “Jo”, derisa qëndronte i heshtur dhe nuk nxirrte asnjë fjalë tjetër!

P. S. Kjo fotografi e Isa Boletinit është realizuar nga Komisioni Ndërkombëtar holandez në Durrës.” – Shkruan Bajram Mjeku.