News That Matters

Bajram Begaj sot betohet si president i 8-të i Shqipërisë

24/07/2022 10:05

Dita e sotme shënon fundin e mandatit të Ilir Metës në krye të Shqipërisë dhe nisjen e një rrugëtimi 5-vjeçar për presidentin e ri, Bajram Begaj.

Begaj do të betohet në një seancë të posaçme parlamentare, që do të zhvillohet në orën 18:00 në Kuvend.

Bajram Begaj, propozim i Partisë Socialiste, u zgjodh President në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Begaj, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, do të jetë presidenti i 8-të i Shqipërisë që pas shpalljes së pluralizmit.

Grupi i Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, konfirmuan se do e bojkotojnë seancën plenare te betimit te presidentit Bajram Begaj, duke arsyetuar se zgjedhja e presidentit të ri ishte antikushtetuese.

div.meta-author { display:none; }