News That Matters

Bad News Eagles përballen sot me ekipin brazilian

15/05/2022. 13:52

Ekipi shqiptar, Bad News Eagles do të zhvillojnë ndeshjen më të rëndësishme deri tani në “Legends Stage”, PGL Antwerp Major.

Bad News Eagles do të përballen me ekipin brazilian “Imperial”, me fillim nga ora 18:15.

Pas dy humbjeve të djeshme, ekipi shqiptar e ka mundësin e fundit për të vazhduar garimin.

Të dy ekipet kanë nga dy humbje, derisa ekipi që humbet sonte, e përfundon garën.

Ndryshe, Bad News Eagles e kishte mposhtur më parë ekipin brazilian në “Challengers Stage”.

div.meta-author { display:none; }