News That Matters

Bad News Eagle mposhtin ekipin rus dhe kualifikohen në gjysmëfinale të REPUBLEAGUE

27/06/2022. 22:37

Bad News Eagle janë kualifikuar në gjysmëfinale të REPUBLEAGUE.

Ekip shqiptar triumfoi me rezultat të përgjithshëm 2-1, ndaj ekipit rus forZe, për të vazhduar në fazën tjetër të turneut.

Bad News Eagle ndeshjen e parë në mapën De_nuke e fitoi me rezultat 16-9. Në Mirage, triumfoi ekipi rus, me rezultat 16-12 – por në Inferno, Bad News Eagle arritën të fitonin me rezultat 16:11, duke kaluar në gjysmëfinale.

div.meta-author { display:none; }