
29.08.2021 /22:15
Pas numrit të madh të regjistruar të viktimave si pasojë e Covid-19, ditën e sotme ka pasur reagime të shumta drejtë Qeverisë e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Para pak çastesh ka reaguar edhe Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET, ku përmes një deklarate për media kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Vitia.
“Ministër, u mbush kupa. Dorëhiqu”, thuhet në reagimin e AVONE-VE.
Rrjeti i OJQ-ve AVONET nëpërmjet kësaj deklarate shpreh shqetësim me gjendjen aktuale kaotike të krijuar si pasojë e keq menaxhimit të pandemisë nga ministri i Shëndetësisë Vitia, e sidomos me miratimin e masave të reja nga Qeveria e Kosovës, që janë në fuqi deri me datën 13 shtator 2021.
Sipas tyre masa me të cilat cenohet liria e lëvizjes së qytetarëve është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, duke marrë parasysh se e gjithë kjo situatë vije si pasojë e menaxhimit jo të duhur të pandemisë nga ana e Qeverisë, me ç’rast me këto masa dëmtojnë vetëm qytetarët dhe ekonominë e vendit.
AVONET, përmes kësaj deklarate për media kanë reaguar gjithashtu edhe për mungesën e terminëve për vaksinim.
“Për ta bërë edhe me të rëndë këtë situatë është fakti se në Ministrinë e Shëndetësisë nuk ka termine të lira për vaksinim, madje Qendrat e Vaksinimit nuk punojnë në vikende përkundër premtimeve dhe kërkesave të qytetarëve për tu vaksinuar “, thuhet tutje në reagimin e tyre.