
17/07/2022. 15:45
Studentët e huaj dhe ata vendorë që po ndjekin studimet në Universitetin Veror të Prishtinës është thënë se gjatë së shtunës do të vizitojnë Prekazin. Pjesë e këtij grupi ishte raportuar se do të jenë edhe disa studentë serbë.
Ndaj këtyre raportimeve, kanë reaguar qytetarë nga qyteti i Skenderajt, duke thënë se ata nuk do ta lejojnë që një vizitë e tillë të ndodhë.
Është grupi i tifozëve të Drenicës “Shqiponjat e Zeza” ata që janë vendosur në rrugën që çon për në Prekaz.
Ky grup kanë deklaruar se nuk do të lejojnë asnjë autobus me studentë nga Universiteti Veror i Prishtinës, që të shkojë për në Kompleksi Memorial në këtë fshat.
Dhe ashtu siç është kuptuar, autobusët nuk janë lejuar që të hyjnë në Prekaz.