News That Matters

Author: labinot berbatovci

Hamza pas sulmeve në veri: Jemi në koordnim me banorët dhe organet e rendit

Hamza pas sulmeve në veri: Jemi në koordnim me banorët dhe organet e rendit

KOSOVË, LAJME
Dy shok-bomba janë hedhur në Lagjen e Boshnjakëve dhe Kodrën e Minatorëve në veri të Mitrovicës. I kontaktuar nga Gazeta10, kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka thënë se pas këtyre zhvillimeve, janë në koordnim të plotë me banorët dhe institucionet e sigurisë në very të qytetit, pas sulmevetë fundit që ndodhën gjatë mbrëmjes së sontme. “Jemi në koordnim edhe me pjesën tjetër të qytetit, si dhe banorët që jetojnë atje si dhe organet e rendit dhe sigurisë. Informatat e deritanishme ua jepin organet e sigurisë, pasi që që janë më të sakta dhe janë përgjegjës për këtë punë. Është mirë që të gjithë të investojmë maksimumin tonë brenda kapiciteteve tona që të ruhet rendi, qetësia dhe stabiliteti dhe njerëzit të jetojnë të qetë në shtëpitë dhe pronat e tyre”, tha Hamza për Gaze...
Harrohet reciprociteti: Rritet sërish importi i mallrave nga Serbia

Harrohet reciprociteti: Rritet sërish importi i mallrave nga Serbia

EKONOMI, KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Importimi i produkteve të Serbisë në Kosovë po vazhdon të rritet për çdo muaj. 88 milionë euro sa ishte muajin e kaluar, importimi i mallrave nga vendet e CEFTA-së ka shkuar në 100 milionë, teksa reciprociteti si masë është harruar që sa kohë nga Qeveria Kurti. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës[ASK], Kosova ka importuar nga Serbia 7.4 për qind të importimi të mallrave. ASK bën të ditur se importet në muajin korrik janë rritur për 26.9 për qind krahasuar me muajin e kaluar që ishte 5.1 për qind. “Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin gusht 2022, arritën në 100,0 milion euro, ose (19.0%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (26.9%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (7.4%), Maqedonia (5.5%), Shqipëria (4.1%)”, t...
Osmani: Ndaj ish-ministrit të Millosheviqit dhe Putinit duhen gjuhë dhe veprime të qarta

Osmani: Ndaj ish-ministrit të Millosheviqit dhe Putinit duhen gjuhë dhe veprime të qarta

KOSOVË, LAJME, OPINIONE, POLITIKË
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë televizive, ka folur për dialogun dhe pritshmëritë e Kosovës nga ky dialog. Ajo tha se “beson që kjo çfarë po ndodh në Ukrainë, të jetë një mësim për të gjitha shtetet perëndimore, se me shtetet e tilla që udhëhiqen nga mendësinë e Putinit, siç është edhe vetë Serbia që udhëhiqet nga një ish ministër i Millosheviqit, duhet gjuhë e qartë, veprime të qarta”. “Natyrshëm, pritshmëritë e Kosovës janë që ky proces të jetë i përqendruar në njohjen reciproke, sepse kjo është e vetmja zgjidhje e cila çon drejt paqes dhe stabilitetit afatgjatë. Gjysmëzgjidhjet në fakt asnjëherë nuk prodhojnë paqe dhe stabilitet afatgjatë, por në anën tjetër i jepin hapësirë të mjaftueshme Serbisë që të vazhdojë të afrohet më shumë me Rusinë dhe po ashtu t...
BE-ja shpreh shqetësim për forcimin e bashkëpunimit Serbi-Rusi

BE-ja shpreh shqetësim për forcimin e bashkëpunimit Serbi-Rusi

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur shqetësimin për forcimin e raporteve midis Serbisë dhe Rusisë, pasi këto dy shtete nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim në sferën e politikës së jashtme. Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, ka thënë se kjo marrëveshje ka ardhur në kohën kur Rusia po vazhdon agresionin ndaj Ukrainës dhe çdo ditë “po e shkel të drejtën ndërkombëtare, forcat e saj po kryejnë krime ndaj civilëve e në pjesë të okupuara (të Ukrainës) po organizon referendume ilegale”. “Nëse në këto rrethana shohim se ministri i Jashtëm i Serbisë nënshkruan marrëveshje, me të cilën pajtohet për konsultime me shtetin që kryen akte të tilla, atëherë kjo është shenjë se Serbia po i forcon raportet me Rusinë. Dhe kjo ngreh shqetësime serioze. Raportet me R...
div.meta-author { display:none; }