
Gruaja në Pejë e denoncon burrin për dhunë në familje, merr fëmijët dhe shkon në strehimore
Çdo ditë në vendin tonë raportohen dhjetëra raste të dhunës në familje, ku viktima janë zakonisht gratë të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. Përballë kësaj situate ato kërkojnë ndihmë nga Policia që të zgjidhin problemet dhe të kenë siguri, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i dhunës raportohet të ketë ndodhur së fundi në një familje në fshatin Baran i Ulët në Pejë.
Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar gruaja e cila ka deklaruar se bashkëshorti i saj tash e një kohë ushtron dhunë psikike ndaj saj, duke e ofenduar me emra denigrues.
I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Me urdhër të pr...