News That Matters

Author: Gerta Durmishi

Casillas në lidhje me Shakirën?

Casillas në lidhje me Shakirën?

SHOWBIZ
Iker Casillas ka tërhequr vëmendjen së fundmi, pasi ka ndjekur disa femra të famshme, tërheqëse dhe beqare në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe ish-partneren e Gerard Pique, Shakira. Ish- portieri i Real Madridit filloi të ndiqte Shakirën pasi Pique dhe këngëtarja e njohur njoftuan se po ndaheshin. Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re. Fansat ishin të vetëdijshëm se ai nuk e kishte ndjekur më parë para ndarjes, pavarësisht se e njihte prej vitesh.Mirëpo, Iker Casillas i ka dhënë fund zërave që e lidhnin me Shakirën.Casillas ka mohuar të ketë një lidhje me këngëtaren pas ndarjes së saj me Piquen. “E pabesueshme… e pabesueshme”, ka shkruar ai në një postim në Instagram.
Sulmi seksual në Pejë: Nga kompania thonë se ishin aty kur u arrestua Beqiraj, presin vërtetim për shkëputje kontrate 

Sulmi seksual në Pejë: Nga kompania thonë se ishin aty kur u arrestua Beqiraj, presin vërtetim për shkëputje kontrate 

KOSOVË, LAJME, SHQIPËRI
Flori Beqiraj, për të cilin Nacionale më herët raportoi se është i dyshuar për sulmin seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi është punëtor i Kompanisë së Sigurimeve Eurosig. Këta të fundit, deklarojnë se po presin vërtetim të rastit për të marrë masa. Drejtori i kompanisë në Pejë, Bujar Hysenaj i tha Nacionales se kanë qenë aty kur ka ndodhur arrestimi i Beqirajt, por se nuk ishin në dijeni se për çfarë bëhet fjalë. Pyetur nga Nacionale nëse i njëjti vazhdon të punojë ende aty, Hysenaj na tha se nëse vërtetohet se i dyshuari ka kryer veprën e sulmit seksual, do t’i shkëputet kontrata. “Vallahin në dijeni jemi, dhe kemi qenë aty, ka ardhë policia e ka marrë. E kemi marrë vesh prej portaleve çka është puna, se nuk e kemi ditë. Ai djal nuk ka dhënë diçka, si me thënë, që bon asi g...
Haxhiu reagon për rastin e Nikçit: E kam parë videon, ndjehem e shqetësuar 

Haxhiu reagon për rastin e Nikçit: E kam parë videon, ndjehem e shqetësuar 

KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për rastin e sulmit seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi. Haxhiu për Klankosova.tv tha se e ka parë videon e publikuar nga Nikçi, teksa shtoi se ka biseduar edhe me vetë atë dhe se ndjehet mjaft e shqetësuar Tutje, Haxhiu tha se në bazë të informacioneve që ajo ka, personi i dyshuar për rastin është arrestuar. “Duhet sensibilizim i opinionit publik dhe institucionet ta kryejnë punën. Në bazë të informatave që i kam, personi i dyshuar është arrestuar”, është shprehur Haxhiu. Më tej, e para e Drejtësisë tha se si qeveri “planifikojmë që ata persona që janë të dënuar për vepra të tilla të mos kenë mundësi që të punësohen nëpër institucione publike”.
I fejuar, zyrtar në Eurosig, detaje mbi të dyshuarin për sulm seksual në Pejë

I fejuar, zyrtar në Eurosig, detaje mbi të dyshuarin për sulm seksual në Pejë

KOSOVË, LAJME, SHQIPËRI
Një video e publikuar nga alpinistja e njohur kosovare, Mrika Nikqi tronditi jo vetëm qytetin nga ajo vjen, Pejën por edhe të gjithë Kosovën. Në video shihet një person i cili e sulmon seksualisht të njëjtën. Personi i dyshuar është Flori Beqiraj. Beqirajt tashmë i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë, pas ngjarjes që ndodhi me datë 27 të këtij muaji. Por, kush është Flori Beqiraj? I dyshuari që sulmoi seksualisht alpinisten, studimet i kreu në Universitetin Publik të komunës së Pejës “Haxhi Zeka”. Drejtimi në të cilin përfundoi studimet ishte “Kontabilitet dhe Financa”. Më pas, i dyshuari për sulmin seksual u punësua si zyrtar në kompaninë e sigurimeve “Eurosig” poashtu në Pejë Në gusht të këtij viti, Beqiraj gjithashtu u fejua, kjo konfirmohet nga fotograf...
Kanye vendos foton e ish-vjehrrës në profil

Kanye vendos foton e ish-vjehrrës në profil

LAJME, SHOWBIZ
Reperi i njohur, Kanye West të mërkuren hyri në Instagram me një surprizë për më shumë se 17.4 milionë ndjekës, vendosi një foto te ish-vjehrrës së tij Kris Jenner në profilin e tij. Artisti 45-vjeçar  postoi në InstaStory qëllimin e tij pas postimit, duke thënë se ishte bërë me qëllimet më të mira. "E postova Krisin me qëllime të mira për paqe dhe respekt, le ta ndryshojmë narrativin", ka shkruar West në sqarimin e tij, shkruan DailyMail. West ka patur pak acarim në të kaluaren me Jennerin, duke perdorur në mediat sociale ankesat e tij me 66 vjeçaren, e cila është nëna e ish-gruas së tij Kim Kardashian, 41 vjeçe. Në fillim te këtij muaji, ai tha se ndjeu se Jenner e kishte detyruar dy nga vaizat e saj, Kim dhe Kylie Jenner, 25 vjeç, të pozonin për Playboy. Je...
Shpaloset dëshmia, liberalizimi i vizave për Kosovën futet zyrtarisht në agjendën e Këshillit të BE-së

Shpaloset dëshmia, liberalizimi i vizave për Kosovën futet zyrtarisht në agjendën e Këshillit të BE-së

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Sekretariati i Këshillit të BE-së dje ka bërë publike agjendën e 12 dhe 13 tetorit të Grupit Punues për Viza, ku pikë e rendit të ditës do të jetë edhe liberalizimi i vizave për Kosovën. Futjen e temës së vizave në agjendën e këtij organi përgatitor të Këshillit të BE-së e kishte konfirmuar të shtunën zëdhënësi i Presidencës çeke të BE-së. Theksohet se liberalizimi i vizave për Kosovën është pika e 5-të e rendit të ditës së Grupit Punues për Viza i cili do t’i zhvillojë punimet me 12 dhe 13 tetor në Bruksel. “Prezantimi nga Komisioni i dokumentit jo-zyrtar që ofron një përditësim faktik të situatës dhe shkëmbimin e mendimeve”, thuhet në rendin e ditës të agjendës zyrtare ku do të diskutohet liberalizimi i vizave për Kosovën. Për të diskutuar mbi liberalizimin e vizave në takim ja...
Shpallen linjat ajrore më të mira në botë për vitin 2022 

Shpallen linjat ajrore më të mira në botë për vitin 2022 

KURIOZITETE
Industria e aviacionit është përballur me kriza të vazhdueshme që nga fillimi i pandemisë e deri në ditët e sotme, ku në shumë aeroporte janë raportuar situata kaotike si pasojë e mungesës së stafit. Megjithatë, cilat ia kanë dalë të ruajnë standardet dhe të vlerësohen si linjat ajrore më të mira në botë për këtë vit? Skytrax, një platformë e vlerësimit dhe renditjes së linjave ajrore dhe aeroporteve, kreu më shumë se 14 milionë sondazhe të klientëve në më shumë se 100 vende nga shtatori 2021 deri në gusht 2022 për të zbuluar linjën ajrore aktuale të preferuar në botë. Fituesi i këtij viti nuk është një emër i panjohur. Qatar Airways ka fituar çmimin kryesor gjithsej shtatë herë që nga prezantimi i çmimeve në vitin 1999. Drejtori ekzekutiv i grupit të Qatar Airways, Akbar Al Bake...
Infantino tregon lidhjen e veçantë që ka me Kosovën

Infantino tregon lidhjen e veçantë që ka me Kosovën

BOTË, LAJME, SPORT
Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, ka thënë se Kosova për të është një shtet i veçantë, pasi në atë vit është emëruar si kryetar i FIFA-s. Infantino ka thënë se kjo është një shenjë e mirë, njofton Klankosova.tv. “Për mua është një kënaqësi dhe nder të jem në Kosovë dhe të takohem me kryetarin e Federatës të Futbollit të Kosovës, me njerëzit, sepse Kosova është definitifisht një shtet i futbollit, është një shtet i veçantë për mua, sepse Kosova u bë anëtar i UEFA-s, në vitin kur u emërova kryetar i FIFA-s, besoj që është një shenjë e mirë. Ne kishim takime të shumta sot, me kryeministrin, Presidenten e Shtetit, dhe takuam të gjithë komunitetin e futbollit, referat, sponsorat dhe të gjithë”, ka thënë Infantino.
“Kosova, shtet i xhudos”, qeveria miraton programin që e bën xhudon prioritet

“Kosova, shtet i xhudos”, qeveria miraton programin që e bën xhudon prioritet

BOTË, KOSOVË, LAJME, SPORT
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar programi “Kosova, shtet i xhudos”. Ky program, kostoja e së cilit kap 12 milionë euro, sipas qeverisë, ka për qëllim zhvillimin dhe masovizimin e sportit të xhudos në Kosovë dhe emërtimin e Kosovës si shtet i xhudos. Përmes këtij programi, kryeministri Albin Kurti, ka thënë që xhudo vendoset prioritet shtetëror duke u angazhuar në fuqizimin e sportit si mjet për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë si dhe promovimin ndërkombëtar të Kosovës. Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, tha se ky program i ka gjashtë qëllime kryesore: infrastrukturën, fuqizimin e kapaciteteve trajnuese, masovizimin e sportit të xhudos, mbështetjen për trajnerë dhe sportistë elitarë, organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare sportive në vendin tonë dhe promovimin...
KEDS nis leximin e njehsorëve elektrikë me pajisje të re të dorës

KEDS nis leximin e njehsorëve elektrikë me pajisje të re të dorës

EKONOMI, KOSOVË, LAJME
Me qëllim të avancimit të shërbimeve të leximit të njehsorëve elektrikë, KEDS-i ka vu në funksion përdorimin e pajisjes më të re teknologjike të këtij lloji, e njohur si UNITECH. Kjo pajisje zëvendëson pajisjen e vjetër, “Hand Held Unit”, që është në përdorim që nga viti 2014. “Përparësi e kësaj pajisjeje, në krahasim me pajisjen e vjetër, është futja e të dhënave shtesë në sistemin Android të saj, leximi i numrit të njehsorit përmes barkodit, përdorimi i kamerës, përdorimi i dy sim-kartelave 2G, 3G dhe 4G, si dhe printeri me Bluetooth i lidhur ndaras me të”, thotë Flamur Kurtaj, menaxher për lexim, faturim dhe ndërrim të njehsorëve në KEDS. Pajisjet UNITECH janë futur në përdorim pas trajnimit të stafit profesional për përdorimin dhe testimin e saj. E veçanta e kësaj pajisjej...
div.meta-author { display:none; }