News That Matters

Author: Gerta Durmishi

Sot fillon sezoni i ngrohjes në kryeqytet

Sot fillon sezoni i ngrohjes në kryeqytet

EKONOMI, KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se sot fillon sezoni i ngrohjes në kryeqytet. “Për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve dhe duke marrë parasysh temperaturat e ulëta, ngrohtorja po e fillon sezonin më herët se zakonisht”. “Gjatë ditëve në vazhdim, ngrohja do të funksionalizohet edhe për ato pjesë të qytetit që sivjet për herë të parë kyçen në rrjet”, ka shkruar Rama në “Facebook”.
“Shumë mirënjohëse që e kapëm herët”: Khloé Kardashian heq tumorin nga fytyra

“Shumë mirënjohëse që e kapëm herët”: Khloé Kardashian heq tumorin nga fytyra

BOTË, LAJME, SHËNDETËSI, SHOWBIZ
Khloé Kardashian ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të frikshëm, por të mirë. Ylli i “The Kardashians” shpjegoi arsyen pse fytyra e saj ishte e fashuar dhe arsyeja ishte një ndërhyrje mjekësore për të hequr një masë tumoriale. 38-vjeçarja e ndau lajmin me një seri fotosh të postuara në stories e Instagram-it dhe u shpreh: “Kam parë histori të shumta që qarkullojnë mbi (arsyen) e fashës në fytyrën time dhe disa prej jush kanë pyetur veten pse e kam vendosur gjatë javëve të fundit”. Ajo theksoi se pasi pa se kjo gungë nuk po lëvizte, vendosi të bënte biopsi. Pasi kreu dy të tilla nga mjekë të ndryshëm, u njoftua se ajo “gungë” ishte shumë e rrallë për dikë në moshën e Khloé-s. “Disa ditë më vonë më thanë se duhet të bëja një operacion të menjëhershëm për të hequr një t...
Befason djali i reperit të famshëm, i ofron para të atit për të kaluar kohë me të

Befason djali i reperit të famshëm, i ofron para të atit për të kaluar kohë me të

BOTË, SHOWBIZ
Djali i 50 Cent, Marquis Jackson ka një zgjidhje për të rregulluar marrëdhënien e tij me babanë e tij të famshëm. Djali 25 vjeçar ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se po i ofron para të atit në këmbim të 24 orëve nga koha e tij. Sipas 25-vjeçarit, synimi është që të dy të afrohen me njëri-tjetrin. Reperi me famë botërore nuk i është përgjigjur sfidës së djalit të tij por gjërat duket se nuk po shkojnë mirë mes tyre. Marquis, sipas raportimeve, dëshiron të krijojë zhurmë dhe të tërheqë vëmendjen e babait të tij me lëvizjen e tij. Marquis u tall me babain e tij të famshëm duke postuar edhe një foto.
Për nëntë muaj u kryen 1.734 mamografi në QKUK 

Për nëntë muaj u kryen 1.734 mamografi në QKUK 

KOSOVË, SHËNDETËSI
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga muaji janar deri në muajin shtator të vitit 2022, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën e Radiologjisë, janë kryer 1 mijë e 734 mamografi. Sipas njoftimit, me rekomandim të mjekëve specialistë, gjatë kësaj kohe janë bërë edhe 1 mijë e 350 ultrazë gjiri për pacientët.
Gërvalla i bën thirrje BE-së që t’ia ngrijë statusin e kandidatit Serbisë

Gërvalla i bën thirrje BE-së që t’ia ngrijë statusin e kandidatit Serbisë

BOTË, LAJME, POLITIKË
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla-Schwarz i ka bërë thirrje BE-së të mbajë një qëndrim shumë më të vendosur ndaj Serbisë për shkak të afërsisë së saj me Rusinë.  “Serbia po tregon sot se nuk ka interes për anëtarësim në BE, kështu që do të ishte përfundim logjik që të ngrijë statusin e kandidatit dhe fondet që i merr me statusin kandidat”, tha Gërvalla-Schwarz në intervistën për APA.
Arbërie Nagavci shpërfill komunat dhe SBASHK’un: Orët të zëvendësohen sipas vendimin të MASHT’it

Arbërie Nagavci shpërfill komunat dhe SBASHK’un: Orët të zëvendësohen sipas vendimin të MASHT’it

ARSIMI, KOSOVË, LAJME
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, po institson se orët e humbura mësimore në shtator si pasojë e grevës pesë javëshe, duhet të zëvëndësohen sipas vendimit që ka nxjerr MASHT  para disa ditësh. Kjo është bërë e ditur nga një përgjigje që MASHT i ka kthyer asociacionit të komunave të Kosovës e ku këta të fundit e kanë publikuar letrën. “Sa i përket propozimit tuaj që kompensimi i 22 ditëve të humbura të bëhet duke shtuar nga 5 orë Brenda javës për çdo nxënës, ju njoftojmë se praktikisht dhe teknikisht është e pamundur të realizohet një gjë e tillë, si nga aspekti pedagogjik, ashtu edhe ai logjistik. Në këtë mënyrë, do të zgjatej dita e punës në shkolla, gjë që do të shkaktonte çrregullime në shkollat që punojnë në dy ndërrime, si dhe do të shkaktohej një barrë shtesë psikolog...
Kurti me “raport të progresit” për Qeverinë e tij, numëroi suksese, sfida e “ndonjë” ngecje

Kurti me “raport të progresit” për Qeverinë e tij, numëroi suksese, sfida e “ndonjë” ngecje

EKONOMI, KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Qeveria sot ka mbajtur mbledhjen e 100’të. Kurti e ka parë këtë si një moment kur duhet të bëjë një bilanc për të paraqitur të “arriturat kryesore, dukuritë jo të mira, të trashëguara nga qeveritë e kaluara” që ka thënë se i ka ndalur dhe “sfidat sistemore”.  Ky “raport’ i Kurtit u publikua pikërisht në ditën kur Komisioni Europian do të prezantojë Paketën e Zgjerimit për vitin 2022, përfshirë edhe raportin për që “skanon” Kosovën e ku subjekt do të jetë edhe Qeveria dhe punët që i ka bërë përgjatë një viti.
Dëgjohen të shtëna me armë afër Ministrisë së Tregtisë, vendi rrethohet nga policia 

Dëgjohen të shtëna me armë afër Ministrisë së Tregtisë, vendi rrethohet nga policia 

KOSOVË, LAJME
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Përkatësisht përballë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, shkruan Insajderi. Nga fotografitë e publikuara në media shihet prezenca e Policisë së Kosovës të cilën kanë rrethuar vendin. Ajo çka dihet deri me tani është se ka pasur të shtëne me armë zjarri në këtë rrugë. Lajmi në përpunim…
Edhe Haradinaj u pyet se a po i pëlqen vallëzimi i Anitës në “Dance Albania”, përgjigjja e tij ishte epike

Edhe Haradinaj u pyet se a po i pëlqen vallëzimi i Anitës në “Dance Albania”, përgjigjja e tij ishte epike

KOSOVË, SHOWBIZ
Anita për Ramushin: Më shumë i pëlqen qysh vallëzoj në shtëpi Mbrëmjen e së shtunës, djali i Shkurte Fejzës i ka dhënë fund beqarisë. Të ftuar në dasmën e madhe ishin edhe fytyra publike,. Në mesin e tyre, i ftuar ishte edhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj.
Putin paralajmëron “hakmarrje edhe më të ashpër”

Putin paralajmëron “hakmarrje edhe më të ashpër”

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Së paku 11 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga sulmet ajrore ruse mëngjesin e sotëm mbi Ukrainë, me target kryesor Kyivin. Putin thotë se “hakmarrja” do të jetë edhe më e ashpër. Pas sulmeve ajrore, Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar “hakmarrje” edhe më të ashpër. Bota ka dënuar sulmet ajrore të sotme të Rusisë, nga të cilat pësuan shumë civilë. Për gjashtë orë, në kryeqytetin e Ukrainës, Kyiv, janë dëgjuar alarmet për sulme ajrore. Zyrtarët ukrainas kanë njoftuar se Kyivi është përballur me sulme në orët e para të 10 tetorit. Rusia ka eskaluar me sulme ndaj qyteteve ukrainas, pasi presidenti rus, Vladimir Putin quajti sulmin në urën Kerch “një akt terrorist”. Sipas të dhënave të Policisë ukrainase, së paku 11 veta janë vrarë dhe 64 j...
div.meta-author { display:none; }