News That Matters

Author: Gerta Durmishi

Vuçiqi thotë se Serbia nuk ndryshon qëndrim për sanksionet ndaj Rusisë  

Vuçiqi thotë se Serbia nuk ndryshon qëndrim për sanksionet ndaj Rusisë  

BOTË, LAJME, POLITIKË
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të hënën në Beograd se “për aq kohë sa mund të rezistojmë, pa rrezikuar interesat tona më vitale dhe shtetërore, ne do të ndjekim politikën e vendosur në konsultim me Këshillin e Sigurisë Kombëtare” sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. “Kur nuk do të mundemi, ne do t’i drejtohemi njerëzve tanë, qytetarëve dhe do t’iu tregojmë pse nuk mundet. Serbia t’i rezistojë më vendosjes së sanksioneve”, ka thënë Vuçiqi gjatë një ceremonie për shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA). Në këtë kontekst, ai ka thënë se nuk mund të kenë mesazh më të qartë dhe më konkret. “Dhe kur kam thënë se madje edhe ashtu të shtyrë dhe ashtu aq të kërcënuar, ne të ndryshojmë vendimin tonë dhe se duhet të ndryshojmë pol...
Kjo është faqja zyrtare, ku mund ta kalkuloni llogaritjen e subvencionit të qeverisë për tarifat e energjisë elektrike 

Kjo është faqja zyrtare, ku mund ta kalkuloni llogaritjen e subvencionit të qeverisë për tarifat e energjisë elektrike 

EKONOMI, KOSOVË, LAJME, TEKNOLOGJI
Më 8 shkurt 2022, kur ZRRE-ja kishte miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike, Qeveria e Republikës së Kosovës u zotua se do të ofrojë 100 milionë euro për të subvencionuar mbulimin e një pjese të kostos për të gjithë konsumatorët, të cilat janë përfshirë në përllogaritjen përfundimtare. Përkatësisht, tarifat aktuale të cilat janë në fuqi përfshijnë subvencionimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, prej të cilave 47 milionë euro janë ndarë për periudhën shkurt-gusht 2022. Për të lehtësuar dhe kuptuar më mirë diferencën në shumën e subvencionuar nga Qeveria, KESCO ka zhvilluar kalkulatorin: http://subsidy.kesco-energy.com, ku qytetarët e Republikës së Kosovës jo vetëm se mund të shohin shumën totale të faturës, por edhe vlerën e këtij subvencioni, e c...
BE pritet të vendosë sanksione të reja kundër 15 zyrtarëve iranianë  

BE pritet të vendosë sanksione të reja kundër 15 zyrtarëve iranianë  

BOTË, LAJME
Sipas autoriteteve iraniane numri i viktimave në burgun Evin në Teheran ka arritur në tetë. Rasti, megjithatë, mbetet ende i pasqaruar se si burgu famëkeq, ku mbahen edhe të dënuar politikë, u përfshi nga flakët. Sot, në Luksemburg Bashkimi Evropian po shqyrton vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit. Masat e reja nga blloku evropian vijnë si pasojë e shtypjes së protestave që u nxitën nga vdekja e një gruaje 22 vjeçare pasi u arrestua nga policia e moralit të republikës islamike. Irani ndërkaq ka akuzuar perëndimin se po ndërhyn në punët e brendshme të vendit. Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian po takohet në Luksemburg ku zhvillimet në Iran janë një nga pikat e diskutimeve.
Kriza me rrymë, bordi i KEK-ut në zyrë te Kurti, kryeministri iu tregon se nga çka varet dimri i sivjetmë  

Kriza me rrymë, bordi i KEK-ut në zyrë te Kurti, kryeministri iu tregon se nga çka varet dimri i sivjetmë  

EKONOMI, KOSOVË, POLITIKË
Kryeministri Albin Kurti i ka pritur në zyrën e tij në Qeveri anëtarët e bordit të drejtorëve të KEK-ut, kryesuar nga Skender Haziri. Në këtë takim, e pranishme ishte edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi. Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se rëndësia e punës së KEK-ut, veçanërisht gjatë krizës energjetike dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet kjo ndërmarrje ishin dy prej temave të këtij takimi. Infrastruktura dhe teknologjia e vjetër e termocentraleve vazhdojnë të mbeten sfidat kryesore. Përkundër kësaj, Bordi i Drejtorëve e njoftoi kryeministrin Kurti rreth masave dhe përgatitjeve, që KEK-u ka bërë për periudhën e dimrit”, tha ZKM. Kurti e ka falënderuar bordin për punën, ndërsa sipas ZKM-së, në takim ka thënë se ky dimër do të...
Lladrovci pret ambasadorin gjerman Rohde e falënderon për përkrahjen në arsim  

Lladrovci pret ambasadorin gjerman Rohde e falënderon për përkrahjen në arsim  

ARSIMI, BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, z. Jörn Rohde, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen në arsim. Ai e ka njoftuar me të arriturat dhe sfidat në komunën e Drenasit, si dhe për bashkëpunimin e shumanshëm të komunës së Drenasit me disa komuna në Gjermani, në fushën e arsimit. Postimi i Lladrovcit në rrjetin social: Sot, me kënaqësi prita, ambasadorin e Gjermanisë në vendin tonë, z. Jörn Rohde. Ambasadorin e njoftova për të arriturat dhe sfidat në komunën e Drenasit, si dhe për bashkëpunimin e shumanshëm të komunës sonë me disa komuna në Gjermani, në fushën e arsimit.  Ambasadori Rohde u interesua po ashtu, lidhur me fabrikën e Ferronikelit si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuna e Drenasit. E falënder...
 “Nuk parandaloi kalimet ilegale”, Çekia kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë  

 “Nuk parandaloi kalimet ilegale”, Çekia kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë  

BOTË, KOSOVË, LAJME
Shtetasit kubanë, indianë dhe turq që vijnë përmes Shqipërisë dhe Serbisë për të kërkuar azil në Bashkimin Evropian janë në rritje, ndaj çështja ka nxitur bisedimet për pezullimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor. Këtë kërkesë e ka bërë Republika Çeke. Sipas presidencës çeke të BE-së, duke qenë se Serbia dhe Shqipëria kurrë nuk i përafruan plotësisht listat e tyre për heqjen e vizave jashtë shtetit me BE-në, edhe pse ata gëzojnë udhëtim pa viza në bllok, kjo kontribuon në rritjen e numrit të emigrantëve të parregullt që hyjnë në BE, raporton SchengenVisaInfo.com. “Shtetasit nga Turqia, Tunizia, India, Kuba dhe Burundi, në veçanti, hyjnë legalisht (pa viza) me ajër në Serbi (dhe nga disa prej këtyre vendeve edhe në Shqipëri) dhe një numër shumë i lartë lëviz në mënyrë...
Mbi 3 mijë punëtorë të KEK’ut përfitojnë nga 10 tonë thëngjill falas 

Mbi 3 mijë punëtorë të KEK’ut përfitojnë nga 10 tonë thëngjill falas 

EKONOMI, KOSOVË, LAJME
Pas shfuqizimit të vendimit të vitit 2018 të Qeverisë Haradinaj, përmes të cilit iu ndalohej punëtorëve të KEK-ut të merrnin thëngjill falas, këtë të martë ka nisur shpërndarja e thëngjillit për punëtorët e që procesi pritet të zgjas rreth 30 ditë. Është kamioni i 27-të me radhë. Përmes tyre po bartet thëngjilli të cilin punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës do ta marrin si dhuratë. E shpërndarja e tij po bëhet sipas moshës, nga punëtorët më të vjetër deri te më të rinjtë. Shpërndarja e thëngjillit për rreth tre mijë e 600 punëtorë ka nisur këtë të martë e parashihet të vazhdojë për një muaj. E ata që vazhdojnë të punojnë, fillimisht duhet t’i kalojnë disa procedura për t’u pajisur me rreth 10 tonë thëngjill. Brenda ditës planifikohen të furnizohen rreth 120 kami...
Edi Rama shkund Strasburgun dhe germëzon: Koha ta shkruani Republika e K-O-S-O-V-Ë-S, e jo Kosovo*

Edi Rama shkund Strasburgun dhe germëzon: Koha ta shkruani Republika e K-O-S-O-V-Ë-S, e jo Kosovo*

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, SHQIPËRI
Pjesë nga fjala e kryeministrit shqiptar Edi Rama, në Këshillin e Evropës, përcjell Periskopi:  Unë përfaqësoj Shqipërinë, por s’kam ardhë të flas për Shqipërinë edhe pse tema e shqetësimit lidhet me Shqipërinë si trupi me shpirtin. Megjithatë, ia vlen ta nisim me Shqipërinë, duke qenë që ajo dua të them ka lidhje me cështjen e marrëdhëniës se një vendi me të shkuarën e vetë dhe zhvillimin me të ardhmen, poashtu lidhet me raportet midis shteteve në Ballkan dhe përtej. Marrëdhëniet tona me njëri tjetrin ndërmjetësohen nga marrëdhëniet tona me institucionet evropiane. Nëse ato dështojnë të ofrojnë drejtësi është e madhe. Dëmi shkon shumë larg, përtej shumatorës së tragjedive individuale. Është dëm një goditje ndaj përpjekjeve tona për të kthyer një faqe të historisë tonë...
Para nisjes për Strasburg, Edi Rama publikon fotografi të të zhdukurve të Kosovës

Para nisjes për Strasburg, Edi Rama publikon fotografi të të zhdukurve të Kosovës

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
Sot, më 12 tetor, në orën 15:30, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i drejtohet Këshillit të Evropës. Ky është një nga fjalimet më të rëndësishme në historinë shqiptare. Rama ka publikur fotografi të të zhdukurve të Kosovës derisa ka treguar se është nisur drejt Strasburgut “Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur…”, ka shkruar Rama në Facebook.
Qeveria e Kosovës ndan 35 mijë euro për Luginën e Preshevës

Qeveria e Kosovës ndan 35 mijë euro për Luginën e Preshevës

KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Qeveria e Kosovës ka ndarë 35 mijë euro për Luginën e Preshevës me kërkesë të Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve shqiptarë. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se përmes këtyre mjeteve, Kosova ndihmon shqiptarët e tri komunave shqiptare në Serbi për aktivitetet e tyre lobuese. Edhe në këtë pikë Ministria e Financave bën ndarjen e mjeteve buxhetore prej 35 mijë euro. Mjetet ndahen sipas kërkesës së Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të tyre lobuese”, ka thënë Kurti, Shqyrtimin e Kërkesës së Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për mbështetje financiare e ka prezantuar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. ...
div.meta-author { display:none; }