France Futboll po vazhdon të zbulojë një nga një renditjen e Topit të Artë 2022.
Erling Haaland e ka zënë vendin e 10-të, ndërsa para tij vijnë dy yjet e Real Madridit, shkruan Gazeta Express.
Në vendin e nëntë ishte Luka Modric, kurse në pozitën e tetë Vinicius Junior.
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot për një takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjørnstad, ku mes temave të diskutuara, kanë qenë edhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në takim me përfaqësuesin norvegjez, Kurti ka thënë se Kosova ka shprehur vullnetin për takime e marrëveshje duke bërë propozime konkrete, që sipas tij, dëshmon se Kosova është palë konstruktive në dialog.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Portugalisë.
Në njoftim thuhet se Konjufca u ka shprehur mirënjohje deputetëve portugezë për ndihmën dhe përkrahjen e deritashme që Portugalia i ka dhënë Republikës së Kosovës.
Karim Benzema ka arritur të ceremoninë e Topit të Artë që do të mbahet në Paris dhe që do të fillojë brenda pak minutave.
Sulmuesi i Real Madridit është favoriti kryesor për ta fituar, pas një super sezoni me “Los Blancos”, shkruan Gazeta Express.
Para fillimit të ceremonisë, Benzema tha se pret lajme të mira sonte/
“I lumtur që jam këtu, është hera ime e parë. Shpresoj që të kem lajme të mira sonte”, u shpreh francezi.
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot janë takuar sot, ku sipas njoftimeve nga të dy, janë pajtuar për të gjitha temat që i kanë diskutuar.
Ambasdori Guerot ka njoftuar shkurt për takimin.
“Një bisedë shumë e mirë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në të gjitha cështjet e interesit të përbashkët. Në të gjitha”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, Bislimi ka dhënë më shumë detaje.
“Një diskutim i frytshëm me ambasadorin francez në Kosovës, Olivier Guerot. Shpreha vullnetin për ta vazhduar bashkëpunimin me ambasadën franceze, për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimin ekonomik dhe projektet konkrete. Ambicia për integrime evropiane, ishte mes temave të diskutuara”, ka shkruar Bislimi në Facebook.
...
Të shtunën që shkoi dikush punoi e të tjerë nuk mbajtën procesin mësimor. Prandaj, Ministria e Arsimit është duke mbledhur të dhënat se cilët mësimdhënës përfillën thirrjen për t’i kompensuar orët mësimore. Megjithatë, ministrja Arbërie Nagavci tha se nuk do të ketë ndalesa për mësimdhënësit që të shtunën nuk dolën në punë.
Nagavci deklaron se mbajtja mësimit në disa shkolla nuk ka shkuar sipas planifikimit.
Ministrja përsëriti se takimet me SBASHK-un për zgjidhjen e kërkesave të tyre kanë qenë të vazhdueshme.
Për shkak të grevës në arsim, Ministria e Arsimit ka vendosur për kompensimin e orëve të humbura për shkak të grevës.
Sipas Sindikatës të Arsimit të shtunën mësim nuk është mbajtur në 70 për qind të shkollave.
...
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është optimist për liberalizimin e vizave për Kosovën brenda këtij viti, pavarësisht “kushtit” të ri të propozuar nga Franca fundjavën e kaluar.
Sveçla, tha se jo vetëm Franca, por të gjitha shtetet e tjera kanë një qëndrim pozitiv për këtë çështje dhe për këtë, sipas tij, takimet do të vijojnë së shpejti.
“Unë besoj se shumicën e gjërave me pushtetin e Francës, me autoritetet franceze i kemi sqaruar. Të gjitha argumentet që unë i kam përdorur, kanë qenë të pranueshme nga ata. Tashmë është çështje teknike, këto procedurat, të cilat po kërkohen dhe për të cilat unë besoj se do të kemi argumente që të mos ketë vonesa në ofrimin e të drejtave të qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë në zonën Shengen. Unë jam optimist, se jo vetëm Franc...
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të mbahet më 4 nëntor në orën 13:30.
Në konferencën e fundit mbi ecurinë e çështjes kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjykatësi urdhëroi Zyrën e Prokurorit të Specializuar që deri më 18 nëntor 2022 të dorëzojë një listë paraprake me 40 dëshmitarët e parë që synon t’i thërras.
Gjithashtu ai ka urdhëruar mbrojtjen që të dorëzojë deri më 28 tetor 2022 njoftimet për alibi, ose arsyet që përjashtojnë përgjegjësi penale, dhe ka urdhëruar që mbrojtja të dorëzojë njoftim për çfarëdo mundësie hetimore unike që do të përdorë, deri më 7 tetor 2022.
Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve lidhur me...
Të gjithë sytë do të përqendrohen sonte në Paris pasi do të shpallen çmimet e Topit të Artë 2022.
Këtë vit ka një modifikim në kriteret me France Football që njofton se do të merren parasysh paraqitjet e lojtarëve nga sezoni dhe jo viti kalendarik, përcjell GazetaBlic Sport.
Në ceremoninë e 66-të të Topit të Artë do të ndahen shtatë çmime prestigjioze.
Në cilën orë do të mbahet ceremonia e çmimit të Topit të Artë 2022?
Çmimet dhe ceremonia e “Topit të Artë 2022” zhvillohet në Theatre du Chatelet në Paris të hënën (17 tetor) dhe do të fillojë në orën 20:30.
Si mund ta shikoj ceremoninë e çmimit të Topit të Artë 2022 në SHBA?
Ceremonia do të jetë e disponueshme për t’u transmetuar drejtpërdrejt falas dhe pa kufizime territori përmes kanalit dhe faqes së interne...
Udhëheqësi i shërbimit sekret të Gjermanisë, Bruno Kahl, e ka konsideruar luftën e Rusisë në Ukrainë si “shpallje e luftës” kundër gjithë botës demokratike perëndimore.
Duke folur para një komiteti parlamentar, Kahl, ka thënë se lufta e presidentit rus, Vladimir Putin nuk ka pasur synim primar territorin e Ukrainës.
Putini do të vazhdojë të përdorë forcën e tij siç e ka bërë në Çeçeni, Gjeorgji, Siri, Krime dhe Donbas – për të arritur qëllimet e tij politike, ka thënë ai.
Kur ka qenë fjala për konfliktin në Ukrainë, ai ka thënë se pret që luftimet të vazhdojnë edhe vitin tjetër, pasi asnjëra palë nuk është e gatshme të lëshojë territor.
Kahl ka thënë po ashtu se paralajmërimeve të shërbimit që ai udhëheq nuk u është kushtuar vëmendje e madhe.
“Fatkeqësisht është bërë tradi...