News That Matters

Author: Gerta Durmishi

Kështu mësonin gjimnazistët mitrovicas menjëherë pas luftës në Kosovë

Kështu mësonin gjimnazistët mitrovicas menjëherë pas luftës në Kosovë

ARSIMI, KULTURË, KURIOZITETE
Një fotografi e rrallë po qarkullon nëpër rrjetet sociale, ku shihen nxënësit e gjimnazit në Mitrovicë duke mbajtur një orë të mësimit në kushte të vështira. Sipas Ylber Durmishit, kjo orë mësimi është mbajtur menjëherë pas çlirimit të Kosovës, njofton Klan Kosova. “Orë mësimi, ditët e para pas luftës afër Gjimnazit në Mitrovicë! Objekti i shkollës në vitet 90-ta,ishte uzurpuar nga okupatori serb, ndërsa pas luftës nga KFOR-i francez”.
Prof.asoc.dr. Islam Qerimi zgjedhet dekan i Fakultetit Juridik

Prof.asoc.dr. Islam Qerimi zgjedhet dekan i Fakultetit Juridik

ARSIMI, KOSOVË, LAJME
Këshilli i Fakultetit Juridik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë në mbledhjen e mbajtur më 25.11.2022, në mënyrë unanime ka zgjedhur prof.asoc.dr. Islam Qerimin dekan të kësaj njësie akademike.  Sipas procedurave të rregullta, ky propozim i Këshillit të Fakultetit Juridik, i dërgohet për miratim Senatit të UIBM. Zgjedhja e dekanit pason zgjedhjen e anëtarëve dhe mbledhjen konstituive të Këshillit të Fakultetit Juridik. Ndërsa zgjedhjet për Këshill të Fakultetit Juridik janë mbajtur më 18.11.2022, me vendim të Këshillit Drejtues të UIBM.
A do të gjunjëzohet Serbia/ Frika nga përshkallëzimi Kosovë-Serbi, provokimet e saj në kufi!

A do të gjunjëzohet Serbia/ Frika nga përshkallëzimi Kosovë-Serbi, provokimet e saj në kufi!

BOTË, KOSOVË, LAJME
“Kosova nuk funksionon me një Republikë serbe brenda saj. Një - etnia është kundër çdo norme të organizimit të vendit. Edhe me vet Kushtetutën e Kosovës ndalohet”. “Një zgjidhje e tillë, edhe pa njohje, me anëtarësim në OKB, është pozitive në themel” Shqetësimet në veri të vendit janë duke u rritur. Serbia po vazhdon me provokime, përveç me thirrje kërcënuese ndaj Kosovës, edhe me organizimin e lëvizjeve kriminale në veri. Situata në mes të Kosovës dhe Serbisë në mungesë të një marrëveshje finale ende për shkak të mos pranimit të realitetit nga Serbia, vazhdon të shkojë drejt shqetësimeve. Trysnia ndërkombëtare për një marrëveshje, dhe për t’i vazhduar bisedimet dypalëshe është duke u rritur gjithnjë e më shumë. E së fundmi është Janusz Bugajski, eksperti për Ballkanin ...
Nagavci: Kosova shënoi rritjen më të madhe nga programi Erasmus Plus

Nagavci: Kosova shënoi rritjen më të madhe nga programi Erasmus Plus

BOTË, KOSOVË, LAJME
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka deklaruar se Kosova për herë të parë shënon rritjen më të madhe nga programi Erasmus+ ku për këtë vit tha se kanë fituar 21 projekte. Këto Nagavci i tha gjatë një konference për medie ku u prezantuan edhe rezultatet e projekteve për ngritje të kapaciteteve në arsimin e lartë dhe në arsimin profesional (për thirrjen e vitit 2022), si dhe projektet nga Kosova që janë përzgjedhur për financim nga Komisioni Evropian. Nagavci u shpreh po ashtu se sukseset e Kosovës në programet e BE-së janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e arsimit të lartë me qëllim të përmirësimit të rezultateve ku ofrojnë mundësi për ngritje të kapaciteteve për arsim të lartë, modernizim dhe ndërkombëtarizim të arsimit të lartë në Kosovë. Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë,...
Dosja “Brezovica”: Lirohet Berat Lahu

Dosja “Brezovica”: Lirohet Berat Lahu

KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Berat Lahu, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, është liruar sot nga paraburgimi. Lahu ishte arrestuar më 9 shtator të këtij viti në kuadër të aksionit “Brezovica” të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Burime brenda organeve të drejtësisë kanë thënë se Lahu, dhëndër i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, është liruar sot me aktvendim të gjykatës. Lajmin e ka konfirmuar Drin Behrami, avokat i Lahut. “Gjykata ka shpallur aktvendimin për lirimin e Berat Lahut. Ai do të lirohet sot [e martë] në orën 13:00”. Pas arrestimit nën dyshimin për përfshirje në aferën “Brezovica”, ai ishte suspenduar nga funksionet brenda Lëvizjes Vetëvendosje më 23 shtator, 2022. Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se suspendimi i Lahut do ...
Fillon takimi Kurti-Lajcak 

Fillon takimi Kurti-Lajcak 

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Ka nisur takimi në mes kryeministri Albin Kurti dhe emisarin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Lajçak vjen në Kosovë pas thirrjeve nga Washingtoni dhe Brukseli për të zgjatur afatin për riregjistrimin e targave. Kërkesa e tyre ishte që ky afat të zgjatej për 10 muaj.   Kjo është hera e dytë brenda kësaj jave që Lajçak vjen në Kosovë për të biseduar me krerët e institucioneve. Po këtë javë në Kosovë ishte edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar.
Ka punuar më herët si kameriere në Las Vegas, njihuni me të dashurën e Benzemas 

Ka punuar më herët si kameriere në Las Vegas, njihuni me të dashurën e Benzemas 

SHOWBIZ
Karim Benzema prej kohësh është në lidhje me modelen amerikane, Jordan Ozuna. Mësohet se ajo ka punuar si kameriere në një nga lokalet ‘Hooters’ në Las Vegas, por tash ka nënshkruar me disa agjenci mode me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Benzema ka krijuar një reputacion për ruajtjen e jetës së tij private, por tani duket mjaft i dashuruar, aq sa e ka hequr një pjesë të mburojës. Dhe çifti i njohur tashmë kanë filluar të ndajnë disa me publikun disa nga momente e marrëdhënies së tyre në zhvillim. Aludimi i parë erdhi në fund të majit kur francezi po i udhëhiqte Los Blancos në një fitore 1-0 ndaj Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve në Stade de France. Ozuna ishte në Paris në të njëjtën kohë, duke nxitur spekulime se ajo ishte atje për të mbështetur ...
Dua Lipa merr vëmendje me stilin rrugëve të Londrës 

Dua Lipa merr vëmendje me stilin rrugëve të Londrës 

SHOWBIZ
Ajo njihet më së shumti për këngët e saj hit dhe paraqitjet magjepsëse në tapetin e kuq. Madje, edhe teksa bën punë dhe merr kohë për veten, Dua Lipa duket elegante pasi u fotografua duke ecur në qytetin e saj të Londrës të hënën në mëngjes. E veshur me një xhaketë me vija të zeza me një palë xhinse po ashtu të ngjashme të gjera, ylli i muzikës pop nuk dukej edhe aq në humor të mirë. Nën xhaketë kishte një bluzë gri me grafika vizatimore në pjesën e përparme, dhe zgjodhi një palë atlete të zeza të markës Balenciaga. Mbi krahun e saj mbante një çantë të madhe të zezë, e cila kishte detaje të rripit të argjendtë. Duke u fokusuar në shëtitjen nëpër rrugët e Londrës, Dua u përqendrua në telefonin e saj teksa shihej mjaft e zënë. Ajo mbante syze dielli të zeza, të cil...
Vdes këngëtarja shqiptare 

Vdes këngëtarja shqiptare 

KOSOVË, LAJME, SHQIPËRI
Ka vdekur këngëtarja e njohur e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, Shqiponja Lela. Lajmin e kanë bërë të ditur burime për ABC, të cilat bëjnë me dije se ajo vuante nga një sëmundje e rëndë. Ajo ka lënë pas një vajzë, të quajtur Lela. Por kush ishte Shqiponja Lela? Mbiemri Lela thotë shumë kur bëhet fjalë për muzikën popullore. Shqiponja ishte vajza e ikonës së muzikës popullore, Myslym Lela, i cili është konsideruar një gjigant i bindshëm i tingullit popullor shqiptar.
div.meta-author { display:none; }