News That Matters

Author: Eris Durmishi

Arrestohet “mbreti i kriptovalutave”

Arrestohet “mbreti i kriptovalutave”

BOTË
Ish-CEO i firmës së dështuar të kriptomonedhave FTX, Sam Bankman-Fried, është arrestuar në Bahamas me kërkesë të qeverisë së SHBA-së. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, arrestimi u bë të hënën pasi SHBA ngritën kallëzime penale që pritet të zbardhen të martën, sipas avokatit amerikan Damian Williams. Bankman-Fried kishte qenë nën hetim penal nga autoritetet amerikane dhe bahamiane pas kolapsit të FTX muajin e kaluar. Firma bëri kërkesë për falimentim më 11 nëntor. Prokurori i Përgjithshëm, Ryan Pinder tha se Bahamas do ta ekstradojnë “menjëherë” Bankman-Fried në SHBA pasi autoritetet amerikane të bëjnë një kërkesë zyrtare. FTX e ka selinë në Bahamas dhe Bankman-Fried ka qëndruar kryesisht në kompleksin e tij luksoz Bahamian në Nassau që nga dështimi i kompanisë. ...
<strong>E dhimbshme: 19-vjeçari kosovar vdes në një aksident trafiku në Itali</strong>

E dhimbshme: 19-vjeçari kosovar vdes në një aksident trafiku në Itali

KRONIKA E ZEZË
Mediat italiane raportojnë një aksident të rëndë trafiku në Blumau, ku një 19-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Bolzanos. Aksidenti ndodhi në rrugën “Brennerstaatstrasse” në Blumau. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar gjithsej 5 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, shkruan “STOL”. Në raportin policor thuhet se gjatë aksidentit një automjet ka dalë nga rruga pasi ka rrëshqitur, ndoshta për shkak të ngricave në rrugë. Një makinë nga drejtimi përballë nuk ka mundur të frenojë me kohë dhe ka goditur me forcë të plotë mjetin anash. Siç raporton albinfo.ch, 19-vjeçari që humbi jetën është kosovar.
Pritjes i erdhi fundi, MPB nënshkruan kontratë për prodhimin e pasaportave, letërnjoftimeve dhe patentë-shoferëve

Pritjes i erdhi fundi, MPB nënshkruan kontratë për prodhimin e pasaportave, letërnjoftimeve dhe patentë-shoferëve

KOSOVË, LAJME
Duket se problemit për furnizim me pasaporta, letërnjoftime e patentë-shofer i ka ardhur fundi. Kjo pasi që rreth një muaj më parë shërbimi i lëshimit të pasaportave dhe letërnjoftimeve ishte ndërprerë për shkak të mungesës së materialit. Ministria e Punëve të Brendshme sot më 12 dhjetor ka arritur marrëveshje më një kompani për furnizim me material për prodhimin e këtyre dokumenteve. Kështu thuhet në një përgjigje me shkrim për Klankosova.tv, tha se vlera e kontratës është mbi 4 milionë euro. MPB-ja thekson se kontrata do të nënshkruhet javën e ardhshme. “Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar Njoftimin për dhënie të kontratës me datën 12.12.2022 për Furnizim me dokumente të identifikimit dhe mirëmbajtje të sistemeve dhe kjo kontratë pritet të nënshkruhet më së largu...
Deputetja ukrainase, mesazh Kosovës: Sovraniteti juaj nuk duhet të cenohet

Deputetja ukrainase, mesazh Kosovës: Sovraniteti juaj nuk duhet të cenohet

BOTË, LAJME, OPINIONE, SHQIPËRI
Deputetja opozitare ukrainase, Inna Sovsun, ka dalë në mbështetje të hapur për Kosovën pas situatës së tensionuar në veri të vendit. Përmes një postimi në Twitter, ajo ka thënë se Serbia është ajo që po e përshkallëzon konfliktin me Kosovën. “Në këto momente të tensionuara, kur Serbia edhe një herë po përshkallëzon konfliktin me Kosovën, unë shpreh qartë mbështetjen time për kosovarët”, shkroi Sovsun. Mesazhin, deputetja ukrainase ia dedikoi presidentes Vjosa Osmani dhe shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusarit, duke kërkuar nga to që të mos iu nënshtrohen “shantazheve perandorake”. Mimoza Kusari, Vjosa Osmani, Ukraina qëndron me Kosovën. Sovraniteti juaj nuk duhet të cenohet. Mos iu nënshtroni shantazheve perandorake”, përfundoi ish-zv/mibistrja e Arsimit, Inna Sovsun. ...
Derek Chollet sot vjen në Kosovë, do të takojë liderët e Kosovës

Derek Chollet sot vjen në Kosovë, do të takojë liderët e Kosovës

KOSOVË, LAJME
Në kohën kur veriu po përballet me situatë të tensionuar nga grupet kriminale serbe, në Kosovë vjen zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan, Derek Chollet. Ai nesër do të takojë liderët e Kosovës, në kuadër të kësaj vizite në rajon që ka për qëllim përkushtimin e qëndrueshëm të SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, raporton RTKlive. Kjo vizitë po ashtu ka të bëjë me bashkëpunimin e vazhdueshëm për një sërë çështjesh, duke përfshirë përpjekjet e SHBA-së për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.
Mbyllen shkollat serbe në veri të Kosovës

Mbyllen shkollat serbe në veri të Kosovës

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Shkollat fillore dhe të mesme në komunat në veri të Kosovës nuk do të punojnë deri në njoftimin e radhës, për shkak të situatës aktuale të sigurisë, konfirmoi drejtori i shkollës fillore “Sveti Sava” në Mitrovicën e Veriut, Miodrag Jovanoviq, për Radion Evropa e Lirë. Ai nuk dha detaje se deri kur nuk do të shkojnë nxënësit në shkollë, por vetëm tha se një vendim i tillë është marrë të dielën mbrëma. “Me shumë gjasa” është marrë nga institucionet kompetente, tha ai. Shkollat në mjediset serbe në veri të Kosovës funksionojnë nën sistemin e Serbisë
Franca në gjysmëfinale, eliminon Anglinë

Franca në gjysmëfinale, eliminon Anglinë

SPORT
Kombëtarja e Francës është gjysëmfinalistja e fundit e Kampionatit Botëror. Tre kolorët mposhtën në çerekfinale Anglinë me rezultat 2-1. Franca kaloi e para në epërsi me golin e Aurelien Tchouameni në minutën e 17-të. Anglia arriti të barazonte rezultatin në minutën e 54-të me anë të Harry Kane, i cili u tregua i skat nga penalltia. Në vazhdim u zhvillua një dramë e vërtetë në Al Bayt Stadium. Franca riktheu epërsinë me golin e sulmuesit të Milanit, Olivier Giroud në minutën e 78-të. Gjashtë minuta më vonë Anglia pati mundësinë për të barazuar rezultatin, por kësaj radhe Kane dështoi të shënonte nga pika e bardhë. Gjuajtja e tij përfundoi mbi portën e Hugo Lloris. Franca në gjysëmfinale do të përballet me kombëtaren e Marokut ...
Paneli i Gjykatës së Apelit i DhSK-së së shpejti pritet ta shpall aktgjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt

Paneli i Gjykatës së Apelit i DhSK-së së shpejti pritet ta shpall aktgjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Pas paraqitjes së  provave nga ana e mbrojtës, prokurorisë dhe Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt në Gjykatën e Apelit  të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, pritet vetë shpallja e aktgjykimit. Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës Angela Griep, ka treguar se më 1 dhe 2 dhjetor, Dhoma e Gjykatës së Apelit mbajti seancën e apelit në çështjen gjyqësore Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Sipas saj gjatë seancës, Mbrojtja dhe Prokuroria paraqitën argumentet e tyre dhe po ashtu Panelit të Apelit iu drejtuan edhe z. Gucati dhe z. Haradinaj. “Paneli i Gjykatës së Apelit do të nxjerrë aktgjykimin në këtë çështje gjyqësore në kohën e duhur”, tha zëdhënësja Griep.
Biznesmeni mitrovicas, Valdet Fejzullahu, shpreh gatishmërinë ta ndihmojë Policinë e Kosovës me çkado që kanë nevojë

Biznesmeni mitrovicas, Valdet Fejzullahu, shpreh gatishmërinë ta ndihmojë Policinë e Kosovës me çkado që kanë nevojë

LAJME
Njëri nga biznesmenët më të njohur dhe më human në qytetin e Mitrovicës është Valdet Fejzullahu. Pronari i kompanisë ndërtimore “Aurora Group” ka ofruar gatishmërinë e tij dhe biznesit të tij që ta ndihmojë Policinë e Kosovës me çkado që ata kanë nevojë, shkruan Jepi zë. Ndryshe, Valdet Fejzullahu me kompaninë e tij ka ndihmuar shumë familje me ndihma humanitare dhe ndërtim të shtëpiave, poashtu ai ndihmon edhe shumë klube sportive Postimi i plotë: Si pronar i firmës “Aurora Group” dua të shpreh gatishmërinë tonë që t’i ndihmojmë Policisë së Kosovës që ndodhet e vendosur në veri të vendit, pra kështu, t’i shërbejmë vendit tonë për ta plotësuar obligimin që kemi ndaj tij. Policia e Kosovës po ofron siguri në Veriun e vendit për të gjithë bashkëqytetarët tanë aty, andaj jemi ...
Ëndrra për t’u bërë mjek dhe 3 specializimet e dr. Mentorit

Ëndrra për t’u bërë mjek dhe 3 specializimet e dr. Mentorit

SHËNDETËSI
Mentor Bilali si fëmijë kishte tri ëndrra, se çfarë donte të bëhej kur të rritej, e të tria ishin identike: mjek, mjek, mjek Të gjithë fëmijët shpeshherë përballen me dilema kur pyeten nga mësuesit, prindërit apo dhe të afërmit se çfarë duan të bëhen kur të rriten. Të gjithë kanë ëndrra, dikush më shumë e dikush më pak. Astronaut, arkitekt, aktor, piktore, mësuese… janë disa nga përgjigjet e zakonshme të fëmijëve. Mentor Bilali, si fëmijë, kishte tri ëndrra, se çfarë donte të bëhej, e të tria ishin identike: mjek, mjek, mjek. I lindur në Breznicë, një fshat kufitar në komunën e Bujanocit, pasi që babai i tij punonte si punëtor sezonal në Zvicër, ai vizitën e parë në Zvicër e bëri kur ishte vetëm 4 vjeç. Si fëmijë, ishte mjaft i pasionuar pas futbollit, por me k...
div.meta-author { display:none; }