News That Matters

Author: Eris Durmishi

Mbi 200 mjekë janë larguar nga Kosova, 300 janë të papunë

Mbi 200 mjekë janë larguar nga Kosova, 300 janë të papunë

KOSOVË, LAJME
Grupi për Ballkan ka publikuar raportin “Shëndetësia në Kosovë: Emigrimi i mjekëve dhe punëtorëve shëndetësor”, duke ofruar statistika dhe rekomandime se si duhet të veprojnë institucionet e vendit. Arieta Dragusha, nga Grupi për Ballkan ka theksuar se ikja e mjekëve tregon një mungesë perspektive në vend. Sipas raporti të këtij grupi nga viti 2018 deri në shtator të viti 2022 janë lëshuar 666 certifikata të etikës dhe profesionit, dokument ky që kërkohet nga institucionet shëndetësore me rastin e punësimit të mjekëve dhe infermierëve jashtë Kosovës. Kurse vetëm nga janari deri në shtator të 2022 janë lëshuar 183 certifikata të tilla, raporton EO. Prandaj u bë thirrje që të rritet me urgjencë buxheti për sektorin e shëndetësisë duke iu afruar mesatares së BE-së prej 9,9% t...
Hamza rithekson bashkëpunimin me ambasadën e ShBA-së

Hamza rithekson bashkëpunimin me ambasadën e ShBA-së

KOSOVË, LAJME
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane nga sektori për politikë dhe ekonomi, në krye me Jillian Itharat , Agron Ramaj si dhe Ana Sariç. Gjatë këtij takimi është diskutuar çështja e sigurisë në Mitrovicë, bashkëpunimi i ndërsjellë, mundësitë e mbështetjes dhe përkrahjes nga ana e Ambasadës Amerikane në Kosovë. Hamza fillimisht ka falënderuar mysafirët për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës Amerikane dhe popullit amerikanë për vendin tonë, ku më pas shprehu shqetësimet e tij për situatën aktuale të sigurisë në veri, duke theksuar se zgjidhje për përmirësimin e situatës aktuale është dialogu. Më tutje kryetari Hamza është zotuar se do të vazhdojë angazhimin e tij të paepur me të gjitha institucionet dh...
Drejtoresha Kadriu takoi koordinatorët e cilësisë së SHFMU dhe SHML

Drejtoresha Kadriu takoi koordinatorët e cilësisë së SHFMU dhe SHML

KOSOVË, LAJME
Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, znj. Drita Kadriu, ka mbajtur një takim me koordinatorët e cilësisë së shkollave të mesme të ulëta dhe të larta të Komunës së Mitrovicës. Në këtë takim është diskutuar lidhur me funksionalizimin e mekanizmave të cilësisë në raport me treguesit e përformancës së shkollave të përcaktuar nga MASHT-i, duke krijuar agjendë të qartë dhe përkushtim për përmirësimin e praktikave të cilësisë, në të mirë të nxënësve për zotërimin e kompetencave kryesore dhe realizimin e potencialit të tyre. Me këtë rast janë përmendur fushat e cilësisë së përformancës së shkollës si; Menaxhimi dhe qeverisja, Kultura dhe mjedisi shkollor, Mësimdhënia dhe nxënia, Zhvillimi profesional i mësimdhënësve dhe Përformanca e nxënësve si shtylla organizative për menaxhim të shkollës, vler...
Drejtori Shabani dorëzon kontratat e punës për 26 të punësuarit e rinj të QKMF-së

Drejtori Shabani dorëzon kontratat e punës për 26 të punësuarit e rinj të QKMF-së

KOSOVË, LAJME
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjarë "Dr. Nexhat Çuni", është mbajtur ceremonia e dhënies së kontratave të punës për 26 të punësuarit e rinj, ku nga sot në QKMF në Mitrovicë do të fillojnë punën; katër doktorë të Mjekësisë së Përgjithshme, tre doktorë të Stomatologjisë, nëntë Infermierë, katër Asistentë të Stomatologjisë, dy Teknikë të Farmacisë si dhe katër Teknik Laborantë. Në këtë ceremoni i pranishëm ishte drejtori i Shëndetësisë, Fahri Shabani, drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, menaxhmenti i QKMF-së, stafi shëndetësor dhe personeli i ri shëndetësor. Në fjalën e tij, drejtori Shabani, pasi ka uruar të punësuarit e rinj të QKMF-së duke iu dëshiruar suksese në profesionin e tyre, ka shtuar se personeli shëndetësor në Mitrovicë meriton respektin më të thellë, e kjo falë punës dh...
FSK-së i shtohen nënoficerët e certifikuar

FSK-së i shtohen nënoficerët e certifikuar

KOSOVË, LAJME
Të tjerë oficerë të certifikuar sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve të NATO-s, i janë shtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Mehaj, ka shprehur mirënjohje të lartë për Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve të Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. “Shtohen radhët e forcave tona me nënoficerë të certifikuar sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve të NATO-s. Mirënjohje e lartë për Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve të Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe stafit të saj! Vazhdojmë me bashkëpunimin vëllazëror dhe sukseset e përbashkëta! Së bashku gjithmonë jemi më të fortë!”, ka shkruar Mehaj.  https://www.facebook....
Kosova bëhet me investitor të ri strategjik: pritet investimi i 45 milionë eurove

Kosova bëhet me investitor të ri strategjik: pritet investimi i 45 milionë eurove

EKONOMI, KOSOVË, LAJME
Qeveria e Kosovës ka proceduar në Kuvendin e Kosovës vendimin për shpalljen e kompanisë ‘Moxico Luma Kosova Mining L.L.C’ – Investitor Strategjik i Kosovës. Vendimi është miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës. “Shqyrtimi i propozim-vendimit për konfirmimin e vullnetit të Qeverisë së Kosovës për t’i proceduar Kuvendit të Kosovës të vendimin e Qeverisë Nr. 13/50 të datës 21 dhjetor 2020 për dhënien e Statusit të Investitorit Strategjik për subjektin investues ‘Moxico Luma Kosova Mining L.L.C’”, thuhej në propozim-vendimin e qeverisë. Propozimi është miratuar me shumicë të votave në mbledhjen e qeverisë. Kapitali i investimit strategjik është 45 milionë e 80 mijë e 383 euro, për një periudhë pesë vjeçare, ndërsa investimi do të realizohet në fshatrat Gumnishtë, Vllahi d...
Kosova këtë javë dorëzon aplikimin për anëtarësim në BE

Kosova këtë javë dorëzon aplikimin për anëtarësim në BE

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se këtë javë do të dorëzojnë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Para një viti në takimin vjetor të Këshillit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në Bruksel bëmë të ditur se këtë vit do të aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sot në mbledhjen e 112 të Qeverisë po e bëjmë të ditur se aplikimin për anëtarësim në BE do ta bëjmë këtë javë”, tha Kurti. Kryeministri shtoi se ka ardhur koha që statusin potencial për kandidatë që na është njohur shumë kohë më parë, ta kthejmë zyrtarisht në status kandidat duke kaluar në një fazë të re të marrëdhënieve me BE-në. “Kjo është në përputhje me aspiratat e qytetarëve që besojnë se e ardhmja jonë është brenda BE-së krahas shteteve demokratike me të cilat ndajmë vler...
Stoltenberg: NATO po e monitoron situatën në Kosovë

Stoltenberg: NATO po e monitoron situatën në Kosovë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
“Forcat e NATO-s janë të gatshme, të afta dhe vigjilente”, thotë sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, teksa të hënën pyetet gjatë një interviste në France 24 për situatën në Veriun e Kosovës. Sekretari i aleancës veri-atlantike thotë se NATO është duke e monitoruar situatën me kujdes. Por kërkojnë nga të dy palët, Kosova dhe Serbia që t’i shmangin tensionet që nxisin përshkallëzim. “Forcat e NATO-s dhe BE-së bashkëpunojnë ngushtë. Këshilla ime për të gjitha palët është që të përmbahen nga retorika që kontribuon në përshkallëzimin e konfliktit dhe të ndihmojnë në uljen e tensionet”, ka thënë ndër tjerash ai. Ai ka treguar për historinë e NATO-s për të ndalur dy luftërat në Ballkan, atë në Bosnje dhe në vitin 1999 në Kosovë. “NATO është shumë e fokusuar në çështjen e Kos...
Brad Pitt shet kompaninë “Plan B” për rreth $300 mln

Brad Pitt shet kompaninë “Plan B” për rreth $300 mln

SHOWBIZ
E ardhmja e kinematografisë dhe televizionit duket se parashikon zhvillime interesante, kjo pasi një nga prodhuesit më të mëdhenj të pavarur në ShBA ka vendosur të kalojë nën ombrellën e një konglomerati europian. Bëhet fjalë për kompaninë e Brad Pitt, “Plan B” dhe kompaninë franceze Mediawan të cilat kanë nënshkruar së fundmi një kontratë blerjeje aksionesh. Mediawan nuk bëri të ditur vlerësimin zyrtar të marrëveshjes, por The Financial Times raportoi se “Plan B” mund të jetë vlerësuar rreth 300 milionë dollarë. Blerja e shumicës së aksioneve është bërë pjesërisht duke dhënë në këmbim aksione në Mediawan, duke bërë kështu që tre drejtuesit e “Plan B”, Brad Pitt, Dede Gardner dhe Jeremy Kleiner, të bëhen gjithashtu aksionerë të Mediawan. Kjo është marrëveshja më e fundit prej ...
Çfarë po ndodh me stadiumin Adem Jashari, kryetari i KF Trepçës: “Veq Zoti e dinë”

Çfarë po ndodh me stadiumin Adem Jashari, kryetari i KF Trepçës: “Veq Zoti e dinë”

SPORT
Kryetari i klubit të futbollit Trepça, Nexhmedin Haxhiu, ka folur edhe rreth stadiumit historik “Adem Jashari”, aty ku Kombëtarja e Kosovës e kishte zhvilluar ndeshjen e parë zyrtare, miqësoren kundër Haitit. Gjendja e këtij stadiumi është me një fjalë e tmerrshme, teksa aty nuk ka më asnjë kusht për t’u zhvilluar aktivitet sportive. Se çfarë po ndodhë me këtë stadium u pyet sonte edhe Haxhiu, përgjigja e të cilit ishte: “Veq Zoti e dinë”. Tutje, kryetari i klubit mitrovicas shtoi: “Stadiumi është rinovuar për herë të katërt. Me ndërrimin e politikës është ndërprerë puna. Ku është arsyeja nuk e dimë. Pronari i atij stadium jam vetëm unë, në atë kuptimin që e kam mbajt unë. Stadiumi është ndërtuar nga ‘Trepça Commerce’. Kur e kam marrë stadiumin në vitin 2004 nuk ka pasur asgjë, i...
div.meta-author { display:none; }