
U mbajt Kuvendi i Rrjetit të Bisneseve te Diasporës Shqiptar ne Zvicër
Interesim i jashtëzakonshëm i afaristëve shqiptarë për t‘u anëtarësuar në Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër.
Pjesëmarrës në takimin e 21 tetorit 2023, „Diaspora Business Connection“
Të shtunën, më 21 tetor 2023 në një ambient të bukur në Hotelin Hilton në Spreitenbach, me një koktej rasti, u mbajt një takim i Rrjetit të Bisneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër me afaristët shqiptarë. Kuvendin impozant me shumë afariste dhe afaristë shqiptarë të ardhur nga të gjitha anët e Zvicrës, por edhe nga zonat kufitare të Francës dhe Gjermanisë, e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe tre Ambasadorët shqiptarë në Zvicër, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Bern Sh. T. Mustafa Nano, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bern Sh. T. Sami Ukelli dhe Ambasadori i Re...