News That Matters

Author: E

Incident në Leposaviq: Policia gjuan me armë në drejtim të veturës që tentoi t’i godas

Incident në Leposaviq: Policia gjuan me armë në drejtim të veturës që tentoi t’i godas

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Në orët e para të së mërkurës, ka ndodhur një incident në Leposaviq, ku janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri që dyshohet se janë shkrepur nga dy zyrtarë policorë që po intervenonin në një rast. Rasti ka ndodhur pasi policët e Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë kanë dhënë urdhër që një veturë të ndalojë, shoferi is ë cilës më pas tentoi t’i godas. Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije se gjithçka ka ndodhur në orën pas mesnate,  kur njësia policore ishte nën vëzhgimin e veturës, që dyshohet se po bartte emigrantë në mënyrë të kundërligjshme. Intervenimi i zyrtarëve policorë ishte i shpejtë, por shoferi i dyshuar shpërfilli urdhrat e Policisë pasi zbriti nga automjeti emigrantët dhe më pas në tentativë për të ikur, dyshohet se i ka rrezikuar policët. Sipas inform...
Ky është ortopedi që u emërua zëvendësues i drejtorit në Spitalin e Mitrovicës

Ky është ortopedi që u emërua zëvendësues i drejtorit në Spitalin e Mitrovicës

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Specialisti i ortopedisë, Enver Beqiri është emëruar zëvendësues i drejtorit në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, shkruan Mitropol. Beqiri është emëruar në këtë detyrë pas dorëheqjes së ish-drejtoreshës Luljeta Zhubi-Buqinca, kanë bërë të ditur burime të gazeta Shneta. Zhubi-Buqinca dha dorëhqje disa ditë pasi Agjencia Antikorrupsion vlerësoi konflikt interesi për punësimin e djalit të dajës së saj në spital. Megjithatë ajo ka mohuar se dorëheqja lidhet me këtë rast. “K.J. kontrata ju ka ndërpre me dt.06.11 dhe ju ka dërgu SHSKUK dhe Agjencionit Antikorrupsion. Dorëheqja ime nuk ndërlidhet më këtë. Unë kam respektu kërkesat e Agjencionit ndërsa dorëheqja ime ka aerye tjera sikurse që ju kam thënë, angazhim në profesion si infektologe”, tha ajo në një përgjigje ...
Raporti i Progresit konfirmon që nga 1 janari hiqen vizat, kjo është porosia që jepet për Kosovën

Raporti i Progresit konfirmon që nga 1 janari hiqen vizat, kjo është porosia që jepet për Kosovën

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Raporti i Progresit të Komisionit Evropian ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, ku thuhet se pas miratimit në Këshill dhe Parlament Evropian, ky proces është planifikuar të hyjë në fuqi nga 1 janari 2024.  Mbajtësit e pasaportave nga Kosova do të mund të udhëtojnë në BE pa vizë deri në 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore. “Propozimi i Komisionit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës u miratua nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian, me miratimin e rregullores përkatëse më 9 mars 2023 në Këshill dhe më 18 prill 2023 në Parlamentin Evropian. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është planifikuar të hyjë në fuqi më 1 janar 2024”. Sipas raportit, Kosova duhet të zhvillojë fushatë informuese për të drejtat dhe detyrimet që lidh...
Një mijë automjete me targa ilegale janë regjistruar në RKS

Një mijë automjete me targa ilegale janë regjistruar në RKS

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Nga momenti kur Qeveria e Kosovës mori vendimin për zgjatjen e afatit për regjistrimin e automjeteve me targat ilegale serbe, deri më sot janë një mijë vetura të qytetarëve të cilët kanë respektuar këtë vendim për konvertimin e targave në RKS. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani theksoi për Telegrafin se interesimi është gjithnjë në rritje e sipër. “Numri i automjeteve të cilat janë regjistruar në RKS, që nga fillimi i nëntorit e deri tani ka shkuar në një mijë”, ka thënë Elshani. Pos ditës së shtunë, po shqyrtohet mundësia që edhe të dielave të u mundësohet qytetarëve që dëshirojnë të konvertojnë targat RKS. Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 28 tetorit, afati për regjistrimin e automjeteve me ta...
Next.e.Go Mobile tashmë pjesë e Bursës NASDAQ me seli në New York

Next.e.Go Mobile tashmë pjesë e Bursës NASDAQ me seli në New York

BOTË, EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
Për Grupin e biznesit familjar të z.Lazim Destanit dita e djeshme shënoi një moment të veçantë. Next.e.Go Mobile, kompania për prodhimin e veturave elektrike me bazë në Gjermani, tashmë është pjesë e Bursës NASDAQ me seli në Nju Jork. Listimi i Next.e.Go Mobile në këtë bursë amerikane dhe shpallja e djeshme e bërjes publike, përbën kulmin e një pune të madhe e me përkushtim të një ekipi të tërë. Kjo arritje është dhe fillimi i kapitullit tjetër në rrugëtimin e Next.e.GO Mobile./Transmeton Radio Ylberi
Humanizmi në vepër – Nxënëset e SHMLM “Dr.Xheladin Deda” , vizitojnë klinikën e Onkologjisë në QKUK me plot dhurata

Humanizmi në vepër – Nxënëset e SHMLM “Dr.Xheladin Deda” , vizitojnë klinikën e Onkologjisë në QKUK me plot dhurata

ARSIMI, KOSOVË, KULTURË, KURIOZITETE, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
"Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe." - Nënë Tereza Sot në Klinikën e Onkologjisë në QKUK ndodhi një ngjarje e mrekullueshme dhe jo e zakonshme deri më tash. Jo e zakonshme, sepse për herë të parë nxënëset e një shkolle në mënyrë kolektive vizituan këtë klinikë dhe me plot dashuri e humanizëm mblodhën dhurata për fëmijët me kancer dhe veç tjerash dhuruan flokët e tyre të prera për vajzat që vuajnë nga kjo sëmundje e që me flokët e tyre atyre do t'u bëhen paruke si pasojê e rënies së flokëve gjatë kimioterapisë. E këtë gjest kaq të vogël sipas nxënëseve, por shumë i madh për vajzat me kancer, e bënë nxënëset e SHMLM " Dr. Xheladin Deda" në Mitrovicë, nën përkujdesjen e mësimdhënëseve, Ajete Miftari e Blerta Aliu, dhe drejtoreshës së shkol...
Gjithçka gati për Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

Gjithçka gati për Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

KOSOVË, LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
Nesër do të fillojë transmetimi i spektalit më të madh në vend, Big Brother VIP Kosova, sezoni i dytë. Spektakli i parë ‘Prime’ do të nis pra nesër, duke filluar nga ora 21:00, derisa i njëjti do të transmetohet ekskluzivisht në ekranet e KlanKosova dhe ArtMotion. Nikoqirët e programit edhe për këtë vit do të jenë, prezantuesi nga Kosova, Alaudin Hamiti dhe aktorja nga Shqipëria, Jonida Vokshi. E përmes një lidhje direkte në “Info Magazine” në Klan Kosova, gazetarja Flutura Toplana ka bërë të ditur se tashmë është gjithçka gati për fillimin e sezonit të dytë të spektalit Big Brother VIP Kosova. https://youtu.be/tiSNn_LdL_c?si=Y1ilDyfBs1hg4Iti
Formohet komisioni për përzgjedhjen e tre anëtareve të bordit të RTK-së

Formohet komisioni për përzgjedhjen e tre anëtareve të bordit të RTK-së

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Kuvendi i Kosovës e ka formuar komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e tre anëtareve të bordit të RTK-së. Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca tha se këta anëtarë janë nga radhët e komunitetit shqiptar. Ky komision do të veprojë në përputhje m Ligjin për RTK-në dhe me kohë, ky komision do t’ia paraqes kuvendit raportin me rekomandime. 71 deputetë morën pjesë në votim, të gjithë ishin për, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo ndonjë abstenim.
Policëve që veprojnë në veri u kërkohet të largohen nga rrjetet sociale

Policëve që veprojnë në veri u kërkohet të largohen nga rrjetet sociale

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Krenaria dhe mirënjohja nga populli për zyrtarët e policisë së Kosovës për shkak të angazhimit të tyre në veri të vendit bëri që ata t’i ekspozohen mjaft shumë platformave në rrjete sociale. Disa nga ta me maska, por pati edhe me identitet të zbuluar. Prandaj, atyre i është sugjeruar që të largohen nga këto platforma pikërisht për shkak të rrezikshmërisë. Burimet e televizionit bëjnë me dije që efektivët, të cilët ishin dhe janë aktivë në veri tashmë kanë filluar të identifikohen nga strukturat kriminale të Serbisë për cka disa nga ta edhe kanë mbyllur faqet e tyre nëpër rrjete sociale. Ish-hetuesi në Policinë e Kosovës, Rrahman Sylejmani po thotë se pikërisht këta zyrtarë janë më të rrezikuarit. “Përveç fotografive, aty duhet të ruhen dhe të dhënat e tyre sepse dih...
div.meta-author { display:none; }