News That Matters

Author: E

EDHE NJË DONACION PËR QKMF NË MITROVICË

EDHE NJË DONACION PËR QKMF NË MITROVICË

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Lajmin për donacionin e sotshëm na e dha Dr. Fahri Shabani, i cili në një postim në facebook ka shkruar:"Sot bashkë më shefin e sektorit të Administratës dhe Financave në Drejtorinë e Shëndetësisë z.Berat Jashari , drejtorin e QKMF-së Dr.Fevzi Sylejmani dhe menaxhmentin e QKMF-së mirëpritëm delegacionin e Organizatës Islamic Relief Kosova , znj.Albulena Gashi menaxhere e programeve dhe z.Blerim Gashimenaxher i prokurimit dhe logjistikes me bashkëpunëtorë , të cilët dorëzuan 10 aparate të oksigjenit si donacion i i Organizatës Islamic Relief Kosova për QKMF- në Dr.Nexhat Çuni të Mitrovicës, në vlerë prej 6300 euro. Në emër të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Komunës së Mitrovica falenderova mysafirët për projektet e shumëta që Islamic Relief Kosova po realizon me Komunën e Mitrovicës në pë...
Kuvendi Komunal i Mitrovicës miratoi Buxhetin për vitin 2023 në shumë prej 25,011,350.00 euro

Kuvendi Komunal i Mitrovicës miratoi Buxhetin për vitin 2023 në shumë prej 25,011,350.00 euro

EKONOMI, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Nën drejtimin e kryesueses, Vesa Broja, dhe në prani të kryetarit të komunës, Bedri Hamza, nënkryetarit, Arian Tahiri, drejtorëve komunal dhe asamblistëve, sot është mbajtur seanca e 12-të e rregullt e Kuvendit të Komunës. Fillimisht mbledhja nisi me një minutë heshtje në shenjë nderimi për ndarjen nga jeta të ish- asamblistit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, z. Ali Ahmeti. Më pas kryesuesja Broja propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’ rast asamblistët e Kuvendit unanimisht aprovuan këtë rend dite. Pika kryesore e rendit të ditës për këtë mbledhje ishte shqyrtimi i draft- Buxhetit Komunal për vitin 2023 dhe parashikimet për vitet 2024-2025, ku në fjalën e saj, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Igballe Islami, ka sqaruar para asamblistëve mënyrën e hartimit të buxhetit, pr...
Romanca më e re! Johnny Depp dhe avokatja e tij, ja si e priti Amber Heard!

Romanca më e re! Johnny Depp dhe avokatja e tij, ja si e priti Amber Heard!

BOTË, KURIOZITETE, SHOWBIZ
Ylli hollivudian Johnny Depp është në një lidhje me avokaten e tij e cila quhet Joelle Rich. TMZ’ ka konfirmuar se ata janë vërtet bashkë. Pas lajmit të romancës së re të aktorit thuhet se aktores 36-vjeçare Amber Heard, njëkohësisht ish-bashkëshortes së Depp nuk i intereson. Një burim i afërt me Heard për “Entertainment Tonight” tha se: “Amber nuk po i kushton vëmendje Johnny-t apo jetës së tij personale. Asaj nuk i intereson se me kë do të takohet dhe thjesht dëshiron të ecë përpara me jetën e saj”. Ndërkaq, Joelle Rich dhe Depp nuk e kanë konfirmuar publikisht romancën e tyre. Kujtojmë që avokatja ishte gati për të ofruar mbështetje gjatë rastit të tij kundër Heard në fillim të këtij viti. Gjatë gjyqit Joelle bëri të paktën dy paraqitje gjatë gjyqit 6-javor. Top Albania Radio ...
Shumë i vogël por me zemër shumë të madhe! Nuk do t’a besoni veprimin e këtij djaloshi të vogël në Japoni gjatë luftës së dytë botërore.

Shumë i vogël por me zemër shumë të madhe! Nuk do t’a besoni veprimin e këtij djaloshi të vogël në Japoni gjatë luftës së dytë botërore.

BOTË, KULTURË, LAJME
Në Japoni gjatë luftës së dytë botërore ky djalë mbante në shpinë vëllanë e tij të vdekur për ta varrosur, një ushtar e vuri re dhe i kërkoi që ta hidhte këtë fëmijë të vdekur që të mos lodhej.Ai u përgjigj: Nuk është i rëndë, është vëllai im!Ushtari e kuptoi mesazhin dhe qau.Që atëherë, ky imazh është bërë simbol i unitetit në Japoni.Le të jetë motoja jonë:"Nuk është i rëndë. Ai është vëllai im… Ajo është motra ime."Nëse rrëzohet, e ndihmoje të ngritët.Nëse lodhet, e mbështes.Nëse dobësohet, e forcojë.Nëse gabon, e falë.Dhe nëse bota e braktis, unë e mbaj në shpinë, sepse nuk është i rëndëai është vëllai im.
Gratë presin flokët e djegin shamitë, 35 të vdekur në protestat për vdekjen e 22-vjeçares në Iran

Gratë presin flokët e djegin shamitë, 35 të vdekur në protestat për vdekjen e 22-vjeçares në Iran

BOTË, LAJME, POLITIKË
Media shtetërore iraniane raporton se të paktën 35 njerëz janë vrarë në më shumë se një javë protesta në Iran, që po organizohen pas vdekjes së 22-vjeçares, e cila u arrestua nga Policia e moralit për shkak të shkeljes së rregullave të veshjes së hixhabit. Numri i njerëzve që vdiqën në trazirat e fundit në vend është rritur në 35 persona”, tha agjencia e lajmeve Borna, e cila është e lidhur me ministrinë e Sportit të Iranit, vonë më 23 shtator, duke cituar televizionin shtetëror. Numri zyrtar i të vdekurve kishte arritur më parë në 17, përfshirë pesë zyrtarë policorë. Protestuesit kanë dalë në rrugët e qyteteve të mëdha anembanë Iranit, përfshirë Teheranin, për tetë ditë rresht, që nga vdekja e 22-vjeçares, Mahsa Amini. Gruaja kurde u shpall e vdekur tri ditë pasi Policia e mo...
div.meta-author { display:none; }