News That Matters

Author: E

Dasma e Arminës dhe Shkëlzenit, Berisha ndan foton krah djalit dhe nuses së tij nga ceremonia martesore

Dasma e Arminës dhe Shkëlzenit, Berisha ndan foton krah djalit dhe nuses së tij nga ceremonia martesore

LAJME, SHOWBIZ, SHQIPËRI
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzojnë sot historinë e tyre të dashurisë, ndërsa një foto nga dasma e tyre ka postuar Sali Berisha në rrjetet sociale. Krah nuses së tij dhe djalit, së bashku me bashkëshorten e tij Liri Berisha, ai shkruan: “Sonte dasëm në familjen tonë dhe unë dua të ndaj me ju miq gëzimin e saj. Shkëlzeni dhe Armina kurorëzojnë dashurinë dhe miqësinë e tyre! Zoti i bekoftë”,
Çfarë po ju “thotë” dhimbja e kokës?

Çfarë po ju “thotë” dhimbja e kokës?

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, SHËNDETËSI, SHQIPËRI
Nuk mund të përqendroheni gjatë detyrave të përditshme dhe dhimbja e kokës nuk po ndalon? Më poshtë një shpjegim i shkurtër se çfarë na tregon vendndodhja e dhimbjes së kokës. Në majën e kokës Dhimbjet e kokës që ndodhin në pjesën e sipërme të kokës janë zakonisht rezultat i tensionit dhe janë më të zakonshmet. Të shoqëruara nga një shtrëngim ose presion i vazhdueshëm rreth kokës, ato mund të shkaktohen nga ndryshimi i dietës, problemeve me gjumin, aktiviteti ose stresi. Në pjesën e pasme të kokës Shkaktohen gjithashtu nga tensioni, veçanërisht nëse jeni duke përjetuar spazma të muskujve të qafës ose kurrizit, por mund të jenë edhe si pasojë e qëndrimit të keq. Në njërën anë të kokës Dhimbja në anën e kokës është një tregues i migrenës. Migrena shkaktohet nga hormonet, d...
Dj PM ulet në gjunjë me kutinë e unazës në dorë!

Dj PM ulet në gjunjë me kutinë e unazës në dorë!

KOSOVË, LAJME, SHOWBIZ, SHQIPËRI
Fansat e tyre duan të dinë kur do martohen Sarah Berisha dhe Dj PM dhe për një moment menduam se propozimi i madh erdhi, por e gjithë skena ishte një shaka e “dhëndërrit”.Sara Berisha festoi së fundmi ditëlindjen që e kaloi si e ftuar në dasmën e një miku bashkë me Dj PM dhe aty ndodhi e gjithë skena. Dhe në një moment papritur PM shfaqet pranë saj me një kuti unaze i ulur në gjunjë. Ky veprim emocionoi dhe panikosi pafund Sarah-n siç shihet në video, por më kot. Kjo pasi kutia ishte bosh dhe e gjitha ishte një lojë. Siç duket blogerja e mori me sportivitet, megjithëse duket sikur u përgatit emocionalisht. Sarah dhe Dj PM u njohën kur ishin brenda në Big Brother Vip dhe vendosën që njohjen ta vazhdonin jashtë shtëpisë dhe sot e kësaj dite janë akoma bashkë. Kujtojmë se Sarah e kemi pa...
Zëdhënësi i KEDS-it: Sipas prognozave, çmimi këtë vit mund të arrijë deri në 1000 euro për megavat

Zëdhënësi i KEDS-it: Sipas prognozave, çmimi këtë vit mund të arrijë deri në 1000 euro për megavat

EKONOMI, KOSOVË, LAJME
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se Kosova do të hyjë në një dimër të vështirë sa i përket energjisë elektrike.Buzhala tha se konsumi i energjisë gjatë javës së kaluar krahasuar me vitin e kaluar është rritur 10 për qind. “Fatkeqësisht është rritur me 10 për qind konsumi krahasuar me vitin e kaluar, për javën e fundit. Është një paralajmërim se konsumi që e kemi pritur që do të bie, është rritur dhe kjo është mjaft shokuese kur dihet situata emergjente energjetike nëpër të cilën po kalojmë dhe kur dihet kriza energjetike evropiane, dhe ku dihet se komplet Evropa po hyn në një dimër të parashikueshëm”, ka thënë Buzhala. Ai tha se parashikohet që çmimi i energjisë për këtë vit të arrijë në 1000 euro për megavat dhe një faturë mujore 150 milionë euro. “Nëse shkojmë me kons...
Angli – Gjermani, publikohen formacionet zyrtare

Angli – Gjermani, publikohen formacionet zyrtare

SPORT
Anglia dhe Gjermani do të përballen sonte në ndeshjen e xhiros së gjashtë dhe të fundit në Grupin 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve. “Tre Luanët” edhe nëse shënojnë fitore, nuk do të largohen nga pozita e fundit në grup, ku momentalisht kanë vetëm 2 pikë të grumbulluara Duke marrë parasysh këtë, dihet tashmë se Anglia në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesës e Ligës B. Ndërkaq, gjermanët e kanë të siguruar pjesëmarrjen në Ligën A dhe tani synojnë që me fitore eventuale të marrin së paku pozitën e dytë. Gjermania momentalisht renditet e treta në grup me 6 pikë, dy më pak se Italia që është e dytë. Italianët sonte përballen me Hungarinë lidere. Ndeshja mes Anglisë dhe Gjermanisë do të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “Wembley” të Londrës. Formacionet zyrtare: ...
Në pritje të vendimit për 30%, vlera e Trustit bie

Në pritje të vendimit për 30%, vlera e Trustit bie

EKONOMI, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Në kohën kur tërheqja e parave nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës është sërish në diskutim, vlera e këtij fondi është më e vogël për disa miliona euro. Tash e sa muaj, kërkesë e opozitës në Kosovë është t’u mundësohet qytetarëve të tërheqin deri në 30 për qind të mjeteve nga Fondi, për të përballuar, siç thuhet, më lehtë inflacionin në rritje. Projektligji që do ta mundësonte këtë, ka dalë në votim në Kuvendin e Kosovës në muajin qershor, por është refuzuar nga partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje – me arsyetimin se “do të shkatërronte strukturën pensionale të shtetit”. Javën e kaluar, Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi ta dërgojë në Qeveri për mendim këtë projektligj, bazuar në një peticion të nënshkruar nga më shumë se 20 mijë qytetarë të Kosovës, i cili i është...
Ylli në grup të vështirë në FIBA Europe Cup

Ylli në grup të vështirë në FIBA Europe Cup

SPORT
Kampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli, pasi nuk arriti të kualifikohet në grupet e Ligës së Kampionëve, duke u mundur nga Benfica, do të garojë në grupet e FIBA Europe Cup. Kjo do të jetë hera e parë që skuadra therandase do të jetë pjesë e kësaj gare. Ndeshja ndaj portugezëve ishte debutimi për Yllin në garat evropiane. Ylli do të jetë në Grupin A, ku bën pjesë edhe Hapoel Galil nga Izraeli dhe dy skuadrat gjermane, Brose Bamberg dhe Niners Chemnitz. Grupi shihet i vështirë për kampionët e Kosovës, por që duan të bëjnë paraqitje në arenën ndërkombëtare. Sigal Prishtina nëse depërton në grupe do të jetë së bashku me Happy Casa Brindisi, Donar Groningen dhe BC Budivelnyk Kyiv, kurse Trepça nëse arrin të kalojë në grupe do të përballet me Anwil Wloclawek, Karhu Basket...
Kosova synon fitoren kundër Qipros

Kosova synon fitoren kundër Qipros

SPORT
Kombëtarja e Kosovës synon fitoren në ndeshjen e nesërme kundër Qipros, e cila zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në orën 20:45. Fitorja do t’ia mundësonte Dardanëve ta mbajnë pozitën e dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, teksa me barazim nuk do të rrezikonte rënien në Ligën D. Përzgjedhësi Alain Giresse në konferencën për media ka thënë se objektivi i vetëm në këtë ndeshje është fitorja. “Nesër kemi ndeshjen e radhës. Synimi ynë është fitorja. Portieri Arijanet Muric e ka lënduar nyjën e këmbës në Belfast dhe nuk jam i sigurt nëse do të jetë i gatshëm për lojë. Po ashtu, në dyshim mbetet edhe Amir Rrahmani edhe pse ai është përmirësuar dukshëm”, ka theksuar Giresse. Trajneri francez ka thënë se është i fokusuar te fitorja dhe nuk mendon në aspektin negativ. “Sa i pë...
LAJMI I FUNDIT: Besnik Hasi pritet të marr drejtimin e përfaqësueses së Kosovës!?

LAJMI I FUNDIT: Besnik Hasi pritet të marr drejtimin e përfaqësueses së Kosovës!?

KOSOVË, KULTURË, LAJME, SHOWBIZ, SPORT
Po ju sjellim një lajm të padëgjaur deri tash në asnjë medium vendor dhe ai ndërkombëtarë, njofton mediumi Korrneri, transmeton Radio Ylberi. Besnik Hasi, pritet të emërohet përzgjedhës i përfaqësueses së Kosovës në futboll, menjëherë pas largimit të Alain Giresse. Trajneri francez në mënyrë indirekte paralajmëroi largimin (dorëheqjen) gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Qipron, por pavarësisht këtij fakti, askush në FFK-së, nuk është i kënaqur me të arrituar e tij, andaj Hasi do ta merr në dorë Kosovën për kualifikimet e ardhshme evropiane që nisin në muajin Mars.
Krizë për anesteziologë dhe infermierë

Krizë për anesteziologë dhe infermierë

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Mungesat e anesteziologëve dhe të infermierëve janë më të vërejtshmet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe, sipas të gjitha gjasave, ato nuk do të mund të adresohen së shpejti.Kjo qendër ka mbi dyfish më pak anesteziologë se do të duhej të kishte, përkatësisht 48 – ndërsa, bazuar në nevojat dhe kërkesat, do të duhej të kishte 120. Arsye për këtë gjendje është largimi i vazhdueshëm i stafit mjekësor nga ky institucion publik i shëndetësisë. Myziene Kryeziu, anesteziologe, është prej atyre që kanë marrë një vendim të tillë këtë vit. Pas më shumë se 15 vjetësh punë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, Kryeziu është larguar këtë muaj, për të nisur punë në një klinikë private në Prishtinë.“Nuk kam ikur për shkak të rrogës”- thotë ajo.“Aq jam lodhur e dërmuar, saqë nuk mundem ...
div.meta-author { display:none; }