
“I ka ra qelës ia ka qitë trunin jashtë” – Flet babai i 9-vjeçarit që dyshohet se u godit nga mekaniku
Fëmija 9-vjeçar A.Sh., ditën e së premtes u dërgua me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte marrë në kokë e të cilat dyshohet se ia shkaktoi fqinji i familjes, automekaniku Skender Bugari.
Bugari dyshohet se gjatë kohës që po riparonte një veturë, ka goditur me çelës të punës të miturin, të cilit i ka shkaktuar frakturë në kafkë. Si pasojë e lëndimeve të marra, fëmija nga QKMF-ja e Suharekës është transferuar për në spitalin rajonal në Prizren e më pas është nisur me urgjencë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe po vazhdon trajtimin mjekësor pas ndërhyrjes kirurgjikale të cilës iu nënshtrua.
Sipas informacioneve të para, rasti kishte ndodhur aksidentalisht, mirëpo një gjë të tillë e m...