News That Matters

Author: E

Këta janë dy lojtarët shqiptarë më të vlerësuar nga videoloja FIFA 23

Këta janë dy lojtarët shqiptarë më të vlerësuar nga videoloja FIFA 23

SPORT
Loja elektronike FIFA23 do të lansohet këtë të premte. Derisa të gjithë po presin lanësimin e saj që të fillojnë të luajnë me ekipet e tyre të preferuar, FIFA ka publikaur vlerësimin e futbollistëve. FIFA gjithashtu ka vlerësuar futbollistin e Kosovës, Amir Rrahmanin që luan me Napolin ku fuqia e tij do të jetë 80 dhe Berat Gjimshitin nga Kombëtarja shqiptare që luan me Atalantën e që u vlerësua me 79. FIFA ka përparua shumë në grafikat e saj, ku grafikat e tyre dhe videot nga realiteti po krahasohen mes veti.
Era Istrefi dhe Don Xhoni paralajmëroinë këngën e re

Era Istrefi dhe Don Xhoni paralajmëroinë këngën e re

SHOWBIZ
Reperi i njohur Don Xhoni dhe këngëtarja Era Istrefi do të sjellin bashkë një projekt muzikor. Kjo u bë e ditur nga vetë ata, përmes rrjeteve sociale. “Ne përcaktojmë vibe-in e vjeshtës. Shihemi të enjten. 23:59”, kanë shkruar në një postim të përbashkët Don Xhoni dhe Era Istrefi në Instagram. Kujtojmë që ditë më parë ata të dy ishin parë të shoqëruar në krah të njëri tjetrit mirëpo deri më tani nuk kishin dhënë detaje e reagime.
Një lajm i mirë: Nga 1 tetori hapet aplikimi për shtesa edhe për fëmijët e lindur në këtë vit!

Një lajm i mirë: Nga 1 tetori hapet aplikimi për shtesa edhe për fëmijët e lindur në këtë vit!

KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka njoftuar se këtë muaj po bëhen një vit prej kur për herë të parë filluan skemën e shtesave për fëmijë dhe shtesave për lehona. “Nga shtatori 2021 e deri më tani, nga këto dy skema kanë përfituar rreth 200 mijë fëmijë, mbi 20 mijë nëna të reja dhe dhjetëra mijëra familje të Republikës”, tha Kurti. Kreu i Qeverisë më tej theksoi se rishtazi hapën aplikimin për fëmijët e lindur në vitin 2012, e në tetor do ta hapin edhe për fëmijët e lindur në vitin 2011. Sipas tij kështu, gradualisht po zgjerohet skema e shtesave drejt synimit të Qeverisë për të përfshirë të gjitha gjeneratat deri në moshën 16 vjeçare. “Nuk ka kthim prapa shtatorit të vitit të kaluar. Shtesat për fëmijë dhe lehona janë dëshmi dhe do të bëhen traditë e qeverisjes së mirë”, th...
Minatorët e Ndërmarrjes “Trepça” kanë dalë nga miniera

Minatorët e Ndërmarrjes “Trepça” kanë dalë nga miniera

KOSOVË, LAJME
Minatorët e Ndërmarrjes “Trepça” kanë dalë nga miniera, ku kishin mbetur të ngujuar për rreth katër orë, për shkak të problemeve me energji elektrike. Gjendja e minatorëve është e mirë. Minatorët e intervistuar thanë për RTK-në se në rast të problemeve të tilla, është opsioni i daljes në këmbë nga miniera, por që kjo ngjitje zgjatë deri në 4 orë në këmbë. Hapësirat ku minatorët mbetën të ngujuar janë 700 deri në 800 metra thellësi nën tokë. 📷 Elmina Osmani/RTK
Serbët vazhdojnë me provokime, përurojnë sheshin me flamur gjigant afër urës së Ibrit

Serbët vazhdojnë me provokime, përurojnë sheshin me flamur gjigant afër urës së Ibrit

KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Serbët e veriut sërish kanë provokuar duke përuruar sot krejt afër urës kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë, sheshin “Vëllezërit Milic”, të cilët humbën jetën gjatë kampanjës së NATO-s në Kosovë. Zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Borisllav Tajiq, e ka quajtur kampanjën e NATO-s si të keqe të paskrupulltë, dhe duket sikur pranon humbjen e Kosovës nga Serbia. “Të përballur në Kosovë me të keqen e paskrupulltë të aksionit ajror të NATO-s në tërë territorin e atëhershëm të Jugosllavisë, duke përdorur forcën, dhe duke mos marrë parasysh të drejtën dhe drejtësinë, është vënë në pyetje humbja e territorit dhe njerëzve, zhdu e shtetit serb, lirisë, nderit, shpirtit serb, si dhe emrit dhe mbiemrit serb”, ka thënë Tajiq. ...
LAJMI I FUNDIT: Zbulohet se a do të luaj sonte Amir Rrahmani ndaj Qipros!!

LAJMI I FUNDIT: Zbulohet se a do të luaj sonte Amir Rrahmani ndaj Qipros!!

LAJME, SPORT
Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, është kthyer nga lëndimi dhe do të luajë sonte nga minuta e parë. Kështu raporton gazetari kosovar, Arlind Sadiku. Në konferencën për shtyp, selektori i Kosovës, Alain Giresse, ka folur me dyshime nëse lojtari do të jetë i ftuart. Gjithsesi, sipas Sadikut, kjo çështje është tejkaluar dhe lojtari është gati.
Publikohet fotoja e parë e varrit të Mbretëreshës Elizabeth II

Publikohet fotoja e parë e varrit të Mbretëreshës Elizabeth II

BOTË, LAJME, POLITIKË
Pas ceremonisë madhështore të funeralit të saj, së fundmi faqja zyrtare e pallatit Buckingham ka publikuar foton e parë të varrit ku prehet Mbretëresha Elizabeth II. “Një pllakë varri është vendosur në ‘Kapelën Përkujtimore të Mbretit George VI’, pas varrimit të Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth”, shkroi familja mbretërore në Twitter.Ky shkrim u shoqërua nga pllaka e varrit të monarkes më jetëgjatë britanike i rrethuar me lule. Kujtojmë që Elizabeth II u varros varros pranë burrit të saj të ndjerë, Philip.Eshtrat e Philipit, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare në prill 2021 , u mbajtën më parë në Royal Vault. Mbretëresha Elizabeth, Mbreti George VI, i cili vdiq në 1952, dhe Nëna Mbretëreshë, e cila vdiq në 2002, si dhe motra e saj, Princesha Margaret, e cila gjitha...
Pas deklaratave të fundit të Shakira-s për ndarjen e tyre, reagon Pique

Pas deklaratave të fundit të Shakira-s për ndarjen e tyre, reagon Pique

LAJME, SPORT
Deklaratat e fundit të Shakira-s për divorcin e saj nga mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique duket se e kanë shqetësuar futbollistin i cili ka zgjedhur të reagojë, sipas La Vanguardia, futbollisti nuk e ka pritur fare mirë intervistën. Pique mendon se Shakira po luan rolin e te demtuares dhe se futbollisti është ‘tërbuar’ që Shakira e përkufizon veten si ajo që merr kohë nga karriera për t’u kujdesur për fëmijët e saj me qëllim që të bëhet shembull për ta. Rikujtojmë, se Shakira po përgatitet për albumin e saj të parë pas pesë vjetësh, mes situatave tejet delikate që po ndodhin në jetën e saj duke nisur që nga akuzat për mashtrim tatimor nga qeveria spanjolle deri te mbyllja e marrëdhënies 12-vjeçare me futbollistin Gerard Pique. Në një intervistë për “Elle” artistja kolumbiane r...
SBASHK jep sinjale se greva në arsim mund të ndërpritet!

SBASHK jep sinjale se greva në arsim mund të ndërpritet!

ARSIMI, KOSOVË, LAJME
Nënkryetari i SBASHK, Ymer Ymeri, ka dhënë sinjale se greva në arsim mund të ndërpritet.Ymeri në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” potencoi se nëse Qeveria nuk tërhiqet, ata do të konsultohen me antarsinë për të parë se si do të veprohet më tej pasi greva është zgjatur shumë. Ai tha se gjasat nuk janë të pamundura që edhe antarsia të vendosë për ndërprerje të grevës. “Nëse Qeveria nuk tërhiqet hiq, ne do të konsultohemi me antarsinë se ç’ka me vepru tutje për shkak se vërtet u zgjat greva shumë dhe sipas të gjitha gjasave po shihet se Qeveria nuk është e gatshme me ba asnjë lëvizje. Duhet të konsultohemi me antarsinë por kjo mbetet kompetencë e këshillit Grevist të BSPK-së për shkak se edhe shërbyesit civilë janë në grevë dhe koordinimi duhet të jetë patjetër me ta për çfarëdo ...
Trepça nis sot ëndrrën evropiane

Trepça nis sot ëndrrën evropiane

KOSOVË, SPORT
Fituesi i Kupës së Kosovës për edicionin 2021/22, Trepça do të nisë sot për herë të parë garat evropiane. Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, si mikpritëse e kualifikimeve për Turneun A, Trepça do të ketë përball skuadrën gjermane, Gottingen. Një fitore në ndeshjen e sotme do të kalonte “Xehetarët” në gjysmëfinale të turneut ku i pret Sporting CP nga Portugalia. Turneu kualifikues për Grupin A do të mbahet në Mitrovicë nga data 27 deri më 30 shtator. Për Trepçën është hera e parë që merr pjesë në FIBA Europe Cup, kurse Kosovën në këtë garë e përfaqëson edhe Prishtina.
div.meta-author { display:none; }