Nesër publikohet Revista Nr. 3 ORFEU, në webfaqen orfeu.alNë këtë numër janë të përfshira punimet e krijuesve nga e gjithë hapësira shqiptare dhe mërgata: Rami Kamberi, Safet Hyseni, Bedri Tahiri, Lan Qyqalla, Jahja Lluka, Bukra Kastrati, Merxhan Avdyli, Bujana Xhindolli, Sejdi Berisha, Ismail Ismaili, Ildije Xhemali, Ismail Syla, Sadik Bicaj, Syhejl Havolli, Maxhun Osmanaj, Mirlinda Latifi, Valbona Kolaveri, Ilaz Ramajli, Nikollë Loka, Linda Shaqiri, Fatmir Minguli…
Lexim të këndshëm.
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen ndaj Qipros në Ligën e Kombeve.
Donat Rrudhani ka shënuar për “Dardanët” në minutën e parë shtesë (45+1’) për rezultatin 2:0, raporton Gazeta Express.
Pjesa e parë kryhet me rrezulltat 2-0 per Kosovën!
Familja Isufi nga Zvicra Gjilani, me pikëllim të thellë njofton për vdekjen e hershme dhe të papritur të bijës së tyre, Profesoreshës së ekonomisë në Universitetin e St. Gallen, Zvicër.
Prof. Dr. SHQIPONJA ISUFI29.01.1981 - 25.09.2022
Shqiponja Isufi ishte shembull i një gruaje të suksesshme. Ajo në moshë të re u bë doktore e shkencave ekonomike dhe Profesoreshë e ekonomisë dhe njëkohësisht drejtonte një ndërmarrje tejet të suksesshme në fushën e ekonomisë. Shqiptarët e Zvicrës humbën pjestaren e komunitetit të tyre, shkencëtaren me të cilën mburreshin të gjithë!Me këtë rast Lidhja Shqiptare në Botë u shpreh ngushëllime Familjes Isufi në Zvicër dhe në Gjilan, miqëve të tyre të shumtë si dhe studentëve të Prof. Dr. Shqiponja Isufi!
Data dhe vendi i varrimit do bëhen të ditura me k...
Ministria e Mbrojtjes - Ministarstvo Odbrane – Ministry of DefencePrishtinë, 27 shtator 2022
Nën organizimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, filloi sot Konferenca vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”, e cila do të zgjasë dy ditë.
Në ditën e parë të kësaj Konference morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zv.ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, Shefi i Shtabit të KFOR-it, gjeneral-brigade John B. Bozicevic, drejtori i NALT-it, gjeneral brigade Joachim Hoppe, zyrtarë dhe oficerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, ambasadorë, atashe të mbrojtjes si dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe ushtarakë të të gjitha shteteve partnere.
Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, M...
Bora Zemani me shumë gjasë do jetë e ftuara e parë e sezonit të ri të “Më lër të flas” që nisë të shtunën.
Pasi u kuptua ribashkimi me Donaldin, ajo pak minuta më parë ka postuar fotografinë e parë bashkë, nga xhirimet.
“Na lini të kërcejmë” – është shprehja e përdorur nga ajo, një kombinim i emrave të dy emisioneve që kanë nën drejtim.
Kujtojmë se është përfolur që në “Dancing with the Stars” do jetë edhe Donaldi, si prezantues i “gold room”, mirëpo një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar.
Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte e zhvillon ndeshjen vendimtare për fatin e saj në Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” në stadiumin “Fadil Vokrri” i bëjnë konak përfaqësueses së Qipros me fillim nga ora 20:45.
Kosova zë vendin e dytë me gjashtë pikë, kurse Qipro ka një pikë më pak në vendin e katërt.
Greqia është e para me 12 pikë, ndërsa Irlanda e Veriut ka pesë pikë në vendin e tretë.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Qipros do të transmetohet LIVE në Klan Kosova.
Sot Radio Ylberi pranoi këtë informacion:
Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun Datë: 26.09.2022Drejtoria Rajonale e Policisë -Mitrovicë Jugu
Me datë 26.09.2022 qytetari S.M., derisa ishte duke shëtitur tek Liqeni akumulues në Mitrovicë, ka gjetur njëçantë kahu dhe për këtë menjëherë ka njoftuar policinë në Mitrovicë. Njësia policore në prezencën e qytetarit, kishte kontrolluar çantën në të cilën kishte pasur dokumente personale të një qytetareje të Mitrovicës si dhe një shumë e konsiderueshme parash.
Nga ana e policisë është identifikuar dhe është kontaktuar pronarja e çantës e cila është ftuar të paraqitej nëStacionin Policor Jug në Mitrovicë...
Një flamur i madh ishte vendosur sot afër Urës së Ibrit nga strukturat paralale.
Vendosja e këtij flamuri u pa si provokim, megjithatë kanë reaguar menjëherë autoritetet e sigurisë.
Në pamjet që ka siguruar Nacionale shihet prania e KFOR-it italian, teksa një nga zyrtarët duke e larguar flamurin.
Sonte me fillim nga ora 20:45 Kosova do të zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të Ligës së Kombëve për këtë edicion ndaj Qipros.
‘Djemt’ e Alain Giresse sonte duhet të tregojnë vetën në ‘Fadil Vokrri’ dhe të dalin me fitore nga kjo përballje.
Greqia do të mbyll këtë edicion si lidere në gurpin e 2 me 12 pikë, me Kosovën që ka gjashtë, Irlanda e Veriut dhe Qipron me nga pesë.
Formacioni zyrtar i Kosovës:
Ujkani, Hadergjonaj, Fazliji, Rrahmani, Rrudhani, Dresevic, Muslija, Celina, Zeneli, Rashani, Muriqi.