News That Matters

Author: E

Ish-presidentët shqiptarë në Hagë, vizitojnë Thaçin dhe krerët e tjerë të UÇK-së

Ish-presidentët shqiptarë në Hagë, vizitojnë Thaçin dhe krerët e tjerë të UÇK-së

BOTË, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka iniciuar udhëtimin e përbashkët me homologët e tij shqiptarë drejt Hagës për të vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe krerët e tjerë të UÇK-së. Bashkë me Pacollin, në aeroplanin e tij privat, u nisën edhe ish-presidentët e Shqipërisë Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, si dhe ish-kryeministri Pandeli Majko. “Historia nuk mund të rishkruhet. UÇK është krenaria jonë kombëtare”, ka shkruar krahas fotografisë që ka shpërndarë nga Haga këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.
A po vonohet Kosova në marrjen e masave, për të përballuar krizën emergjetike gjatë stinës së dimrit?

A po vonohet Kosova në marrjen e masave, për të përballuar krizën emergjetike gjatë stinës së dimrit?

EKONOMI, KOSOVË, LAJME
Kriza energjetike ka përfshirë jo vetëm vendin tonë por edhe mbarë Evropën.KEDS-i këto ditë ka paralajmëruar se këtë vit do të kemi dimër të ashpër. Viktor Buzhala, zëdhënësi i KEDS-it thotë se qytetarët duhet të evitojnë energjinë elektrike dhe të gjejnë alternativa tjera për ngrohje e të kursejnë energjinë elektrike. “Një dimër i vështirë dhe i paparashikuar na pret e dimë që është komplet në krizë krejt Evropa, sigurisht se edhe ne jemi pjesë e saj dhe zgjidhja e vetme është kursimi i energjisë elektrike, pasi që po flasim për çmime stratosferike me berzat ndërkombëtare të cilat për Kosovën janë të papërballueshme. Qytetarët duhet të fillojnë të mendojnë forma alternative të ngrohjes si me pelet, dru ose forma tjera dhe të evitojnë ngrohjen me energji elektrike”, tha Buzhala. ...
Çmimi i bukës, i druve dhe i peletit, shumë i lartë

Çmimi i bukës, i druve dhe i peletit, shumë i lartë

EKONOMI, KOSOVË, LAJME
Çmimet e druve në Kosovë kanë shënuar një ngritje në krahasim me muajt e kaluar për shkak të sezonit të dimrit. Aktualisht, një metër dru kushton prej 70 deri 80 euro. Rritje të çmimi ka pësuar edhe buka, nga 50 në 60 cent. Kurse, një ton pelet ka shkuar në mbi 500 euro, nga 200 sa ishte më herët. Rritjes enorme të çmimeve të artikujve ushqimorë në Kosovë nuk i ka shpëtuar as buka. Nga java e kaluar qytetarët e komunës së Fushë Kosovës bukën e blejnë 60 centë. Derisa në qytetet e tjera të Kosovës buka është shtrenjtuar edhe muaj më parë. Kjo është hera e dytë që po ngritët çmimi i bukës brenda një viti. “Është shumë shtrenjtë. Tash me i marr tri bukë dhe me i peshua nuk janë as një kilogramë. Një kilogram bukë po i bie që po kushton rreth dy euro është shumë, kurse unë i marr vetëm ...
Vazhdon rritja e çmimit të banesave në Kosovë

Vazhdon rritja e çmimit të banesave në Kosovë

EKONOMI, KOSOVË, LAJME
Çmimi i banesave në ndërtesat kolektive të banimit, pas krizës së pandemisë COVID 19 dhe shpërthimit të luftës ruso-ukrainase, ka shënuar ngritje të madhe kudo. Po të krahasohen çmimet aktuale që e dominojnë tregun e banesave në Kosovë me çmimet e 1.5-2 vjetve të kaluara, del që ato të jenë dyfish e përtej më të larta. Ndërsa, në Kosovë, në kryeqytet sidomos, por edhe në qendrat e tjera komunale, ka kohë që ka numër të madh banesash në treg, dhe trendi i ndërtimeve po vazhdon hovshëm, sadoqë ndërtimtarët pretendojnë ta minimizojnë ritmin imponues të ndërtimeve banesore. Është evidente pra, se në Kosovë gjithandej, në kryeqytet, në qendra te tjera komunale më të mëdha, por edhe në ato më të vogla, po ndërtohet shumë, megjithë faktin se ka kohë që në tregun e banesave në vendin tonë domi...
Kryeministri Kurti në hapje të Konferencës së tretë Rajonale për Promovim dhe Edukim Shëndetësor

Kryeministri Kurti në hapje të Konferencës së tretë Rajonale për Promovim dhe Edukim Shëndetësor

KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Sukseset dhe sfidat në fushën e promovimit dhe të edukimit shëndetësor në Kosovë, u theksuan nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të Konferencës së tretë Rajonale për Promovim dhe Edukim Shëndetësor. Në fjalën e tij të rastit,  kryeministri Kurti derisa theksoi se Kosova ka treguar sukses në ballafaqimin me pandeminë COVID-19, tha se ky sukses na jep një mundësi ideale për të reflektuar mbi rëndësinë e promovimit dhe edukimit shëndetësor. Një pjesë e madhe e këtij suksesi, vijoi ai, ka qenë pikërisht për shkak të efikasitetit në promovim dhe edukim.  Aktualisht, një prej sfidave kryesore të institucioneve shëndetësore në fushën e promovimit dhe edukimit, është të gjejmë një mënyrë se si ta përsërisim suksesin tonë gjatë pandemisë, në luftimi...
Aksident i rëndë në magjistralen Zveçan-Leposaviq, polici vdes pasi u godit me një kamion

Aksident i rëndë në magjistralen Zveçan-Leposaviq, polici vdes pasi u godit me një kamion

KOSOVË, KRONIKA E ZEZË, LAJME
Një polic serb i Kosovës ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në në magjistralen Zveçan- Leposaviq. Në aksident ishte përfshirë një kamion dhe një veturë. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti. “Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:55, polici me veture civile i cili ishte jashtë detyrës zyrtare ka pësuar një aksident të rëndë ku është përplasur me një kamion, dhe si pësojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë”, ka thënë Hoti.
Nga nesër në Kosovë kthehen rrebeshet e shiut

Nga nesër në Kosovë kthehen rrebeshet e shiut

LAJME
Gjatë ditës së nesërme në territoret tona pritet të ketë zhvillime të vranësirave të shiut të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Këto zhvillime do të jenë të karakterit lokal dhe nuk do të kapin tërë territorin. Zhvillime më të forta parashihen në veri-veriperëndim-qendër të Shqipërisë, duke mos përjashtuar edhe jugun e vendit, jug të Malit të Zi, ndërsa zhvillime të stuhive lokale parashihen edhe në Maqedoninë Veriore dhe Kosovë, por në Kosovdhe Maqedoni reshjet do të jenë më të lokalizuara dhe do të përfshijnë më pak territor. Në Shqipëri për shkak të reshjeve të ditëve të kaluara çdo reshje e re intensive në zonat ku ka patur përmbytje mund të shkaktojë probleme të reja. ...
U certifikuan grupi për videoproduksion ne Mitrovicë

U certifikuan grupi për videoproduksion ne Mitrovicë

LAJME
Me organizimin e Agjencisë për Zhvillim Rajonal- Veri sot certifikuam grupin për videoproduksion.Ardit Jashari trajnu tha: "Falenderim i veçantë për drejtoreshën Rreze Duli, për punën e palodhshme.Unë si trejnues, punën time nuk e kam mbaruar këtu, por do jem afer secilit që tani më ka zgjedhur këtë profesion"
Shqipëria zhgënjen sërish barazon me Islandën në “Air Albania Stadium”

Shqipëria zhgënjen sërish barazon me Islandën në “Air Albania Stadium”

SPORT
Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur me barazim edicionin 2022/23 në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë” luajtën baras me Islandën, në ndeshjen e fundit në Grupin 2 të Ligës B – shkruan Gazeta Express. Ndeshja e zhvilluar në “Air Albania Stadium” përfundoi me rezultatin 1:1. Ermir Lenjani (35’) shënoi për Kombëtaren shqiptare, kurse Mikael Anderson shënoi në çastet e fundit të ndeshjes – (90+7’) Pavarësisht rezultateve të dobëta, Shqipëria edhe në edicionin e radhës do të jetë pjesë e Ligës B, pasi edicionin e mbylli si e treta në grup me dy pikë. Kurse, Islanda u rendit e dyta në grup me 4 pikë.
Kosova fiton bindshëm ndaj Qipros për të mbijetuar në Ligën C të Ligës së Kombeve

Kosova fiton bindshëm ndaj Qipros për të mbijetuar në Ligën C të Ligës së Kombeve

SPORT
Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me fitoren edicionin 2022/23 në Ligën e Kombeve. Pavarësisht se synimet ishin të mëdha, Kosova nuk regjistroi rezultate të kënaqshme dhe kështu nuk ia doli të promovohet për në Ligën B. Të përzgjedhurit e Alain Giresse shënuan fitore bindëse ndaj Qipros, në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në Grupin 2 të Ligës C  Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 5:1. “Dardanët” e dominuan në tërësi ndeshjen, teksa pjesën e parë e mbyllen me dy gola epërsi, me golat e shënuar nga Florent Muslija (22’) dhe Donat Rrudhani (45+1’). Kosova e filloi furishëm edhe pjesën e dytë, duke shënuar vetëm pas dy minutave lojë (47’), me Elbasan Rashanin autor. Pas tij ishte radha për të shënuar edhe Vedat Muriqi (52’), i cili sh...
div.meta-author { display:none; }