News That Matters

Author: E

Ministrja Rizvanolli ka mbi 200 mijë euro në bankë

Ministrja Rizvanolli ka mbi 200 mijë euro në bankë

KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Gjatë ditëve të fundit është thënë se kriza energjetike do të vazhdojë edhe më tej, madje, janë bërë paralajmërime se Kosovën e pret një dimër i vështirë si pasojë e kësaj krize. Në lidhje me këtë çështje, sot është diskutuar në Kuvendin e Kosovës, ku qeveria ka kërkuar që të miratohet vendimi i saj për zgjatjen për një muaj të masave emergjente për furnizimin me energji elektrike, kërkesë e cila dështoi të aprovohet nga Kuvendi si rezultat i mungesës së kuorumit. Çmimet më të volitshme dhe produktet më kualitative – Emona Center Mitrovicë Në mesin e shumë deklarimeve ishte edhe deklarimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila në fjalën e saj dha një ide që, sipas saj, mund të kursej rrymën më mirë. Rizvanolli, u ka kërkuar qytetarëve që t’i izolojnë shtëpitë dhe ...
Telat e rrymës mbysin lopën në Abri të Skenderajt, të rrezikuara edhe lopët tjera

Telat e rrymës mbysin lopën në Abri të Skenderajt, të rrezikuara edhe lopët tjera

KOSOVË, LAJME
Telashet me rrymën elektrike kanë shkaktuar dëme të mëdha në një familje në fshatin Abri e Poshtme në komunën e Skenderajt. Kabllot elektrike të cilat kishin rënë përtokë dje në këtë fshat, kanë mbytur një lopë dhe ka rrezikuar edhe disa të tjera. Sinjali mëson se pronari i bagëtive ka bërë të ditur se lopët ishin duke kullotur në momentin që njëra nga to ka prekur kabllon që kishte rënë në tokë dhe si pasojë ka ndodhur. Çmimet më të volitshme dhe produktet më kualitative – Emona Center Mitrovicë Sipas tij, vlera e lopës ishte rreth 2 mijë euro, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti i KEDS-it. Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.
A do të ekzekutohen sot pagat për grevistët? Flet ministri Murati

A do të ekzekutohen sot pagat për grevistët? Flet ministri Murati

LAJME
Ditën e sotme do të dihet nëse mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë të komunave, do t’iu dalin rrogat për muajin shtator, të cilin e kaluan në grevë. Për këtë çështje është pyetur sot edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati. Murati pas raportimit që kishte në Komisionin për Energji, është pyetur nga gazetarët nëse sot do të ekzekutohen pagat për grevistët. “Do të veprojmë siç e parasheh ligji”, ka qenë përgjigja e vetme e Muratit rreth kësaj çështje. Ai ka refuzuar të deklarojë diçka më shumë. Muajin e kaluar, pagën e muajit gusht, grevistët e morën disa ditë me vonesë, pasi që Ministria e Financave e drejtuar nga Hekuran Murati nuk kishte ekzekutuar pagat për mësimdhënësit dhe shërbyesit civilë që ishin në grevë. Çmimet më të volitshme dhe ushqimet më kualitative – Emona ...
Qendra e Mjekësisë Familjare në Shipol nuk do të ofroj shërbime shëndetësore, pasi që do të bëhet renovimi i objektit

Qendra e Mjekësisë Familjare në Shipol nuk do të ofroj shërbime shëndetësore, pasi që do të bëhet renovimi i objektit

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI
Drejtoria për Shëndetësi njofton të gjithë banorët e Shipolit se nga data 03.10.2022, Qendra e Mjekësisë Familjare në Shipol nuk do të ofroj shërbime shëndetësore, pasi që do të filloj renovimi i objektit. Të gjithë qytetarët që shërbimet shëndetësore i kanë marrë në këtë qendër, udhëzohen që deri në përfundim të renovimit të objektit shërbimet shëndetësore ti marrin në qendrat më të afërta të mjekësisë familjare. Ofrimi i shërbimeve mjekësore do të rifillojë në këtë qendër menjëherë pas përfundimit të renovimit. Drejtoria për Shëndetësi dhe Menaxhmenti i QKMF-së, ju falënderojnë për mirëkuptim! https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/news/njoftim-59/
Aksident në Mitrovicë, njëra veturë përfundon me 4 rrota në ajër ndërsa tjetra ka rënë në kanal të ujit

Aksident në Mitrovicë, njëra veturë përfundon me 4 rrota në ajër ndërsa tjetra ka rënë në kanal të ujit

KOSOVË, LAJME
Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Lushtë të Mitrovicës, konkretisht në segmentin rrugor Mitrovicë – Pejë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti. Çmimet më të volitshme dhe ushqimet më kualitative – Emona Center Mitrovicë Sipas dëshmitarëve, veturat kanë pësuar dëmtime të mëdha. Njëra veturë ka përfunduar me katër rrota në ajër, ndërsa tjera ka rënë poshtë rrugës, në kanalin e ujit. Nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri tek aksidenti, por dyshohet që shtresat e akullit kanë bërë të rrëshqasin veturat. Ndryshe aksidentet e trafikut kanë filluar të shpeshtohen dhe kërkesa e Policisë së Kosovës është që të bëhet kujdes gjatë vozitjes, sidomos gjatë kohës kur ka lagështi apo ngritësa nëpër rru...
Shifra shqetësuese, 173 mjekë kanë braktisur Kosovën

Shifra shqetësuese, 173 mjekë kanë braktisur Kosovën

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI
Nënkryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Naser Gjonbalaj, bëri të ditur se deri më tani, 173 mjekë kanë ikur nga Kosova. “I bie 70.06 % e atyre që kanë diplomuar dhe janë pajisur me licencë në Odën e Mjekëve”, tha ai. Gjonbalaj theksoi se çështja kryesore e ikjes së mjekëve është ajo e pagave. I pyetur se a i zgjidh të gjitha problemet në shëndetësi rritje e pagave, Gjonbalaj tha se “Nuk i zgjidh të gjitha problemet, por i afron mundësitë”. Çmimet më të volitshme dhe ushqimet më kualitative – Emona Center Mitrovicë Gjonbalaj, thotë se largimi i mjekëve nga Kosova është trend në rritje. Ai thotë se është shumë shqetësuese ika e mjekëve dhe mungesa në mënyrë të vazhdueshme. Sipas Gjonbalajt, nëse ka mungesë të profesionistëve do të zgjatet lista e pritjes. “Megjith...
Qosja për Thaçin: Vuajtjet e atdhetarit më të përkushtuar, Thaçi ka dalë të vdesë për Kosovën

Qosja për Thaçin: Vuajtjet e atdhetarit më të përkushtuar, Thaçi ka dalë të vdesë për Kosovën

LAJME
Në ditarin e mbajtur gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje dhe Paris, Rexhep Qosja na e sjell kështu Hashim Thaçin: “Kot!Hashim Thaçit s’i mbushet mendja.Është jashtëzakonisht i tendosur.Është zbehur në fytyrë.Pi ujë gotë pas gotë.Në mendjen e në shpirtin e tij bëhet përmbysje e madhe. Ishin këto vuajtjet e atdhetarit më të përkushtuar i cili ро sheh se liria dhe pavarësia e Kosovës për të cilën kishte dalë të vdiste në Malet e Drenicës, po humbin këtu, në sallonet e shkëlqyera të Rambujesë.Në shpirtin tim këmbehen keqardhja dhe adhurimi: keqardhja për kokëfortësinë e tij, adhurimi për vendosmërinë e tij.Dhe, në fund, më pushton adhurimi për vendosmërinë e tij. Ai ka të drejtë. Ai ka dalë të vdesë për Kosovën – për pavarësinë e jo për autonominë e Kosovës.” Çmime...
Kush është i dashuri i ri i Dua Lipës?

Kush është i dashuri i ri i Dua Lipës?

LAJME
Këngëtarja me origjinë kosovare, Dua Lipa dhe Trevor Noah duket se janë në një lidhje. Dua dhe Trevor janë fotografuar në New York duke u puthur dhe përqafuar. Për një ditë të pa harrueshme dhe ushqim shumë të shijshëm vizitoni Hotel dhe Restaurant TROJA në Istog Ylli kosovar i Hip Hopit dhe drejtuesi i ‘The Daily Show’ janë parë duke shijuar së bashku një darkëm, në Miss Lily’s, një restorant xhamajkan.
Von Cramon jep lajmin e shumëpritur: Franca dhe Holanda nuk ia bllokojnë liberalizimin e vizave Kosovës

Von Cramon jep lajmin e shumëpritur: Franca dhe Holanda nuk ia bllokojnë liberalizimin e vizave Kosovës

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Më 18 tetor pritet që Këshilli Evropian të diskutojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Pavarësisht se Parlamenti e Komisioni disa herë kanë dhënë dritën jeshile, kjo çështje ishte bllokuar nga Franca dhe Holanda. Çmimet më të volitshme dhe ushqimet më kualitative - Emona Center Mitrovicë Mirëpo, duket se më në fund ka lëvizje pozitive nga këto dy shtete skeptike.Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian u takua të mërkurën me emisarin special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në një intervistë Viola von Cramon, nuk mohon e as nuk pohon se ka një kornizë të re për marrëveshjen ndërmjet dy shteteve. Por, sa është i kujdesshëm Bashkimi Evropian ndaj marrëveshjes së fundit të Serbisë me Rusinë? Serbia është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk ka v...
Vaud: Një familje e tërë kosovare akuzohet për trafik të madh droge

Vaud: Një familje e tërë kosovare akuzohet për trafik të madh droge

BOTË, LAJME
Një "klan kosovarësh" akuzohet para Gjykatës së Veveysan (VD) se ka shitur qindra kilogramë kanabis gjatë katër viteve. Tetë orë dëgjim nuk mjaftuan për të ndarë të vërtetën nga gënjeshtra. E akuzuar për përfshirje në trafik të madh droge midis viteve 2014 – 2018, një familje prej gjashtë anëtarësh u paraqit para Gjykatës së Veveysan (VD) të hënën, transmeton albinfo.ch. Gjatë ditës së parë të seancës, drejtësia u përpoq të përcaktojë rolet e secilit prej anëtarëve të klanit të kosovarëve, të vendosur në rajon. Bëhet fjalë për trafikim që përfshin disa qindra kilogramë kanabis dhe, për disa prej tyre, disa kilogramë kokainë. Secili ka rolin e tij Kryefamiljari transportonte hashash dhe marihuanë nga Spanja, të cilën ua shiste dy djemve të tij në Zvicër, duke marrë një komision...
div.meta-author { display:none; }