News That Matters

Author: E

Vdes i moshuari i cili u godit nga vetura sot në Fushë Kosovë

Vdes i moshuari i cili u godit nga vetura sot në Fushë Kosovë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë gjegjësisht në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, ku një veturë ka goditur një këmbësor 80 vjeç, raporton Gazeta Sinjali.   Lajmin e kishte konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë Bajram Kransniqi, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në orën 11:21 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Nga informacionet e fundit nga Policia, ata njoftojnë se i moshuari ka ndërruar jetë. “Në ora 14:15, nga Emergjenca e QKUK-së është pranuar informata se personi i aksidentuar, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për autopsi”, thuhet në një njoftim nga Policia.
Prokuroria e Pejës kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin që sulmoi Mrika Nikqin

Prokuroria e Pejës kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin që sulmoi Mrika Nikqin

KOSOVË, LAJME
Prokuroria e Pejës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për 25-vjeçarin F.B., i cili dyshohet se sulmoi seksualisht alpinisten Mrika Nikqi mbrëmjen e së martës në Pejë. Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, deklaroi për KosovaPress se sot pritet të mbahet seanca e procedurës paraprake lidhur me shqyrtimin e kësaj kërkese në Gjykatën Themelore në Pejë, Alpinistja Mrika Nikqi publikoi pasditen e së premtes një video në rrjetin social Facebook ku tha se ishte viktimë e sulmit seksual nga një person me inicialet F.B., të martën në ora 20:50 në një nga rrugët kryesore të qytetit të Pejës. Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, u shpreh se në lidhje me këtë çështje janë angazhuar dy prokurorët e shtetit të cilët kanë qenë në ...
Reagon Federata Alpiniste pas sulmit ndaj Nikqit: “Mund të jetë gjithçka, veç jo njeri”

Reagon Federata Alpiniste pas sulmit ndaj Nikqit: “Mund të jetë gjithçka, veç jo njeri”

KOSOVË, LAJME
Pas sulmit ndaj alpinistes Mrika Nikçi nga Peja mbrëmjen e 27 shtatorit, kanë reaguar edhe Kryesia e Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës, duke e quajtur sulmin të ulët e çnjerëzor. Në reagimin e FBAK thuhet se me indinjatë të thellë morën lajmin për sulmin aq të ulët e çnjerëzor, ndaj alpinistes së tyre me famë botërore, Mrika Nikçi. “Në emër të Kryesisë dhe të gjithë komunitetit bjeshkatar, dënojmë ashpër këtë akt të turpshëm ndaj Mrikës dhe urojmë që kryesi ta marrë dënimin e merituar”, thuhet në reagim. FBAK, urojnë që Mrika dhe familja e saj, ta tejkalojnë këtë pa pasoja të mëdha emocionale. “Mrika, jemi me ty. Ashtu siç i ke përballuar vështirësitë fizike, por edhe emocionale, për ngjitjen e shtatë majave më të larta të shtatë kontinenteve, urojmë ta përballosh...
A do të kompensohen orët e humbura? – E zbulon Jasharaj

A do të kompensohen orët e humbura? – E zbulon Jasharaj

ARSIMI, KOSOVË, LAJME
Kryetari i SBAShk-ut, Rrahman Jasharaj, përmes konferencës së mbajtur së bashku me BSKP-n ka njoftuar se mësimi do fillojë të hënën, kështu duke pezulluar grevën deri në muajin janar. Ai gjatë kësaj konference ka bërë të ditur se orët e humbura të mësimit nuk do të zëvendësohen. Jasharaj, i bëri thirrje të Qeverisë që të reflektojë deri në muajin janar dhe të zgjidh problemin dhe kërkesat e SBAShK-ut. Ai tha se qeveria nuk duhet të sillet ashtu siç ishte sjell deri më tani, pasi muaji janar do të vije shumë shpejt. Çmimet më të volitshme dhe produktet më kualitative – Emona Center Mitrovicë Air Munich është agjenci me traditë shumë vjeçare e cila ofron fluturime të rregullta çdo ditë në mbarë Botën.https://www.airmunich.eu/ Për një eksperiencë të paharrueshme vizitoni Ho...
Flasin nga BSPK: Ka ndodh një gabim teknik, të hënën dalin pagat për grevistët

Flasin nga BSPK: Ka ndodh një gabim teknik, të hënën dalin pagat për grevistët

ARSIMI, KOSOVË, LAJME
Nga Bashkimni i Sindikatave të Pavarura të Kosovës kanë thënë se pagat për mësimdhënësit e shërbyesit civil që janë në grevë, do të dalin të hënën, raporton Express. Sipas tyre ka ndodhur një gabim teknik, por se ekzekutimi i tyre do të bëhet të hënën. “Për pagat unë sot kam pas një komunikim me partnerin social dhe sipas tyre ka ndodh një gabim Teknik. Unë besoj se të hënë do të ekzektohen”, tha përfaqësuesi i BSPK’së. Çmimet më të volitshme dhe produktet më kualitative – Emona Center Mitrovicë
Pezullohet greva, mësimi fillon të hënën

Pezullohet greva, mësimi fillon të hënën

ARSIMI, LAJME
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka vendosur që të pezullojë grevën. Kryetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj tha se pezullimi i grevës do të vlejë deri në janar të vitit të ardhshëm dhe se kërkesat e tyre mbetet të njëjta.Ai madje ka bërë thirrje që Qeveria t’i realizojë kërkesat a tyre. Çmimet më të volitshme dhe produktet më kualitative – Emona Center Mitrovicë Përderisa të premten SBAShK-u përmes një postimi në Facebook ka treguar se pro pezullimit të përkohshëm të grevës, më së largu deri në janar 2023, janë deklaruar 11.809 ose 54.88%, ndërsa kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 9.707 ose 45.12%. “Qeveria dhe opinioni le ta dijë se greva nuk po mbyllet, por po pezullohet deri në janarin e vitit 2023. Bazuar në vullnetin e deklaruar të anëtarësisë...
Aksident trafiku rrugës për në Mitrovicë, vetura përfundon jashtë rrugës

Aksident trafiku rrugës për në Mitrovicë, vetura përfundon jashtë rrugës

KOSOVË, LAJME
Një aksident trafiku ka ndodhur pak çaste më parë në dalje të Vushtrrisë në rrugën për Mitrovicë. Sipas fotografive të dërguara, shihet se shoferi ka humbur kontrollin kështu duke dalë jashtë rrugës në cilën po zhvillohen punime. Air Munich është agjenci me traditë shumë vjeçare e cila ofron fluturime të rregullta çdo ditë në mbarë Botën. https://www.airmunich.eu/ Për shkak të aksidentit, ka interventuar Policia e Kosovës. Ndërkaq, nuk dihet nëse ka të lënduar. Për më shumë rreth këtij aksidenti, KosovaNews, ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të marr detaje shtesë.
Sot, më 1 tetor 2022 fillon boshnjakizimi i shqiptarëve në Sanxhak, regjistrimi i popullsisë

Sot, më 1 tetor 2022 fillon boshnjakizimi i shqiptarëve në Sanxhak, regjistrimi i popullsisë

KOSOVË, LAJME
Populli shqiptar i Sanxhakut mund të krahasohet lirishëm më popullin çam. Derisa pas Luftes së Dytë Botërore Greqia bëri spastrimin etnik të shqiptarëve të Çamerisë më përmasa të gjenocidit masiv duke debuar popullin autokton nga trojet e veta më të vetmin qëllim, pushtimin e Çamerisë, kinse shqiptarët kanë qenë në krahun e pushtuesit nazist a fashist, Serbia e Mali i Zi përdoren po ashtu të njëjtën formulë duke debuar, vrarë e masakruar e shpërngulur popullin shqiptar të Sanxhakut . Pas luftës dhe mbrojtjes heroike të Sanxhakut nga shqiptarët e Kosovës e Shqipërisë gjatë Luftes së Dytë Boterore nga xhenocidi çetnik, Sanxhaku ra nën pushtimin e eger Komunist , të fantazmes së kuqe sllavo - komuniste. Qe nga atehere, plot 77 vite me parë e më radhe u ushtra mbi këtë popull çdo e keqe që ...
Mësimi pritet të fillojë të hënën

Mësimi pritet të fillojë të hënën

ARSIMI, KOSOVË, LAJME
Burime të sigurta për Radio Ylberin na lajmërojnë se Këshilli Grevist i SBASHK-ut i është drejtuar anëtarësisë, që nga çerdhet e deri në universitete që të deklarohen se si të veprohet më tutje.  Nga numri i përgjithshëm i antarëve të SBASHK-ut, që është 25.118 nga ta 314 janë në pushime të lindjes apo pushime pa pagesë. Në deklarim kanë marrë pjesë 21.516 ose 86.91%, ndërsa nuk kanë marrë pjesë në deklarim 3.288 ose 13.09%. Air Munich është agjenci me traditë shumë vjeçare e cila ofron fluturime të rregullta çdo ditë në mbarë Botën : https://www.airmunich.eu/ Nga të deklaruarit pro pezullimit të perkohshëm të grevës (më së largu deri në janar 2023) janë deklaruar 11.809 ose 54.88%, ndërsa kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 9.707 ose 45.12%. Këto shënime do t'i do...
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së paralajmërojnë protestë

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së paralajmërojnë protestë

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI
Më 6 tetor 2022 do të organizohet protestë nga Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së. Sipas njoftimit për media të bërë nga kjo sindikatë, protesta vjen si rezultat i mosreflektimit të SHSKUK-së dhe QKUK-së karshi kërkesave të kësaj sindikate. Nga kjo sindikatë kanë ftuar anëtarësinë, infermierët, mamitë e profesionistët tjerë shëndetësor që të jenë pjesë e protesës për të kundërshtuar siç thonë diskriminim dhe standardet e dyfishta në raport me punëtorët. “Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së e mbështetë dhe ofron bashkëpunimin në secilën iniciativë për reforma dhe përmirësim të cilësisë së shërbimeve, ndërsa kundërshton iniciativat të cilat vetëm se e rrisin barrën e infermierëve edhe ashtu skajshmërisht të mbingarkuar me punë”, thuhet në njoftim. Çmimet më të...
div.meta-author { display:none; }