
Lagjja e Spitalit do të bëhet me park linear
Për këtë projekt komuna ka nënshkruar kontratnë vlerë 215 mijë euro me Grupin e Operatorëve Ekonomik ‘BESIONI SH.P.K.; N.T. FLAMURI ; Benita Company’.
Donika Çetta, drejtoreshë e parqeve në komunë ka bërë të ditur se parku do të implementohet në pjesën ku ka qenë Luna Parku si dhe ishujt mbi rrugë.
“Parku linear do të implementohet përgjatë dhe anash rrugës ‘Vëllezerit Dehari’ respektivisht në hapësirën ku ka qenë përpara Luna Parku para Qendrës së Mjekësisë Familjare si dhe në ishujt mbi rrugë, anash Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë”- njoftoi Çetta.
Sipas drejtoreshës ky lokacion përmban hapësira si:
-Shtigjet për këmbësorë (materiali nga guri natyror)
-Hapësira të vogla rekreative.( trampolina për fëmijë)
-Mobileri urbane në harmoni me natyrën rrethuese
-Sipërf...