News That Matters

Author: E

Rusia vë në lëvizje nëndetësen bërthamore, NATO në alarm

Rusia vë në lëvizje nëndetësen bërthamore, NATO në alarm

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
Frika që Rusia mund të përdorë armë atomike në luftën e saj në Ukrainë sa vjen e shtohet. Nëndetësja ruse me energji bërthamore “Belgorod” po lëviz në detet e Arktikut dhe ekziston dyshimi se misioni i saj është të testojë raketën silurë “Poseidon”, e aftë të mbajë koka bërthamore. Rrezja e goditjes është dhjetë mijë kilometra. Kështu thuhet në një raport të NATO-s, të cituar nga media italiane “La Repubblica”, sipas të cilit Aleanca është në gatishmëri dhe po monitoron çdo lëshim të mundshëm të raketave nga nëndetësja. Mjeti luftarak i Rusisë “Belgorod”, 184 metra i gjatë dhe 15 metra i gjerë, mund të lundrojë nën ujë me rreth gjashtëdhjetë kilometra në orë dhe me një autonomi praktikisht të pakufizuar. Besohet se mund të qëndrojë 120 ditë pa u kthyer në sipërfaqe, shkruan A2news.al. ...
Do të hapet konkursi për rekrutimin e 20 inspektorëve të arsimit – paralajmëron Nagavci

Do të hapet konkursi për rekrutimin e 20 inspektorëve të arsimit – paralajmëron Nagavci

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inocavionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se në mbledhjen e 99-të të Qeverisë së Kosovës është votuar komisioni intervistues për rekrutimin e 20 inspektorëve dhe sipas saj shumë shpejt do të hapet konkursi.  Nagavci në një postim në Facebook ka treguar që inspektorati i arsimit deri tash ka funksionuar me kapacitete shumë të limituara, me vetëm 30 inspektorë të cilët kanë mbuluar tërë Republikën e Kosovës.  Sipas saj për vitin e ardhshëm MASHTI ka planifikuar të pranojë 20 inspektorë tjerë të arsimit. Me rritjen e numrit të inspektorëve të arsimit synojmë të sigurojmë cilësi në arsim, të jemi me afër problemeve në shkolla, të kemi më shumë mundësi të monitorojmë e inspektojmë institucionet arsimore, të vlerësojmë...
Papa Françesku i bën thirrje Putinit: Jepi fund dhunës dhe vdekjeve

Papa Françesku i bën thirrje Putinit: Jepi fund dhunës dhe vdekjeve

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
Papa Françesku i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që t’i japë dhunës dhe vdekjes, në luftën Rusi – Ukrainë.  Ai bëri thirrjen e tij më të fortë deri më tani për luftën që është në muajin e shtatë, teksa iu drejtua publikut në sheshin e Shën Pjetrit. Papa Françesku shtoi se është absurde që bota po përballet me një kërcënim bërthamor mbi Ukrainën. Komentet e tij pasojnë komentet e fundit të bëra nga presidenti rus, i cili paralajmëroi Perëndimin se ai nuk po bënte bllof dhe se do të përdorte të gjitha mjetet në dispozicion nëse territori rus kërcënohet. Shqetësimet për luftën u rritën të premten, kur Putin aneksoi katër rajone në Ukrainë, pas referendumeve të denoncuara nga Perëndimi si shkelje e ligjit ndërkombëtar.  ...
FIBA Europe Cup, tregim suksesi i tifozërisë dhe organizimit në Mitrovicë

FIBA Europe Cup, tregim suksesi i tifozërisë dhe organizimit në Mitrovicë

LAJME, SPORT
Këtë javë "Minatori" e Mitrovica ishin qendër e rëndësishme e basketbollit evropian. Me plot sukses u organizua turneu kualifikues i Grupit A të FIBA Europe Cup. Në finalen e luajtur të premten mbrëma u takuan Sportingu portugez dhe Antwerpi belg. Finalen e fitoi Sportingu, por dy ekipet avancuan në fazën grupore. Trepça u ndal në ndeshjen e parë, por kjo nuk nënkupton se turneu ishte i pasuksesshëm. Përkundrazi. Turneu ishte plotësisht i suksesshëm, ndonëse na mungoi suksesi i synuar sportiv. Drejtuesit e skuadrave pjesëmarrëse nga Gjermania, Portugalia, Belgjika, Islanda e Qipro, janë larguar me përshtypjet më të mira dhe fjalët më të ngrohta sa i takon organizimit dhe pritjes. Në ndeshjen e Trepçës, TORCIDA ka dhënë shembull të tifozllëkut dhe për këtë klubi e falenderon ng...
Lista Serbe ndaj Kusari-Lilës: “Refuzimi i Prishtinës për formimin e Asociacionit është dhunë e planifikuar”

Lista Serbe ndaj Kusari-Lilës: “Refuzimi i Prishtinës për formimin e Asociacionit është dhunë e planifikuar”

KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Lista Serbe ka reaguar ndaj shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka deklaruar se nuk ka argumente të vërteta pse duhet të ekzistojë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Në njoftimin e tyre, Lista Serbe ka deklaruar se refuzimi kokëfortë i Prishtinës për zbatimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit nuk është i rastësishëm, por dhunë e planifikuar dhe institucionale që kryhet me qëllim të diskriminimit të përhershëm të kombit serb nga institucionet e Kosovës, por e gjitha me shpresë se serbët do të heqin dorë dhe do të largohen nga vatrat e tyre. “Në Prishtinë e dinë shumë mirë se përfaqësuesit e Listës Serbe, si në Kuvend ashtu edhe në Qeveri, apo në nivel lokal, në të gjitha takimet me përfaqësuesit shqiptarë, apo përfaqësues të ambasadave, o...
Nesër fillon procesi mësimor në Kosovë

Nesër fillon procesi mësimor në Kosovë

ARSIMI, KOSOVË, LAJME
Ministria e Arsimit ka njoftuar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit që nga nesër, ditë e hënë, do të fillojë mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. Kjo ministri tregon se i kishte bërë përgatitjet e duhura që nga 1 shtatori. Njoftimi i plotë: Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se nesër, (e hënë, 3 tetor 2022), fillon mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. MAShTI i kishte bërë përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor të fillonte me 1 shtator kur zyrtarisht duhej të fillonte mësimi, por që kjo nuk u realizua për shkak të grevës së organizuar nga SBASHK. Të hënën, MAShTI do të formojë grupin punues për të rishikuar Udhëzimin Administrativ për Kalend...
Rrëfimi i policit serb në Kosovë: Kam mësuar gjuhën shqipe dhe kjo më ka ndihmuar shumë

Rrëfimi i policit serb në Kosovë: Kam mësuar gjuhën shqipe dhe kjo më ka ndihmuar shumë

KOSOVË, LAJME
Bazuar në një marrëveshje Kosovë-Serbi Policia e Kosovës ka integruar në radhët e saj ish-punonjës të strukturave paralele serbe. Shpërndarja e tyre në detyrë bëhet zakonisht në vendbanimet me shumicë serbe. Rreshteri i policisë, Boban Simonoviq, vjen nga komuniteti serb dhe është pjesëtar i Policisë së Kosovës që nga nëntori i vitit 2000. Me një shqipe të rrjedhshme Simonoviq tregon se gjatë këtyre viteve ka punuar së bashku me kolegët shqiptarë dhe thote se raportet janë të shkëlqyera me të gjithë kolegët e të gjitha komuniteteve."Gjithmonë kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera me kolegët e mi, gjë që më ka ndihmuar në zgjerimin e njohurive profesionale për kryerjen e detyrës policore lehtësisht, duke e njohur mentalitetin e komuniteteve që u shërbej, në ofrimin e sigurisë",...
Sveçla me mesazh për qytetarët në veri të Kosovës: Ktheni targat në RKS

Sveçla me mesazh për qytetarët në veri të Kosovës: Ktheni targat në RKS

KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Qytearët në veri të Kosovës morën një videomesazh nga ministri i Punëve të Brendshme, Xelal Sveçla. Sveçla ka postuar një video në faqen e tij zyrtare në Facebook, në të cilën u bën thirrje serbëve në veri që t'i ndërrojnë targat e tyre në "RKS". “Procesi dymujor, i cili përfundon më 31 tetor, është një mundësi e fundit që të gjithë pronarët qe posedojnë mjete me targa ilegale, t’i kthejnë ato në targa RKS” deklaroi Sveçla përmes videomesazhit. Sipas tij, kjo do të thjeshtojë një sërë operacionesh, përfshirë regjistrimin e makinës, zhdoganimin, mbledhjen e taksave. Teksa u bëri thirrje të gjithë atyre që nuk i kanë ndërruar targat në “RKS” që ta bëjnë këtë në amvisëri vendase, Sveçla theksoi se janë të përkushtuar për ruajtjen e qetësisë dhe rendit në vend. ...
Burri nga Mitrovica e raporton të zhdukur gruan e tij, policia nis hetimet

Burri nga Mitrovica e raporton të zhdukur gruan e tij, policia nis hetimet

KOSOVË, LAJME
Një burrë ka njoftuar policinë se gruaja e tij ka dalë nga shtëpia me datën 30 shtator dhe më nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar nga policia. Njoftimi i plotë i policisë: PERSON I ZHDUKUR/Mitrovicë 30.09.2022 – 06:00. Me 01.10.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende. Rasti është duke u hetuar, nga njësitet relevante.
‘Fluturon’ vetura në rrugën Skenderaj-Mitrovicë, shikojeni ku ka përfunduar

‘Fluturon’ vetura në rrugën Skenderaj-Mitrovicë, shikojeni ku ka përfunduar

KOSOVË, LAJME
Një veturë në aksin Mitrovicë-Skenderaj është vetaksidentuar sot. Vetaksidenti ka ndodhur me veturën që ka përfunduar në një greminë të cekët, pranë rrugës kryesore. Indeksonline raporton se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante si dhe ambulanca. Ndërkohë, aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Avni Zaiti. “Aksidenti trafiku me lëndime, ndodhi rreth orës 14:00, në rrugën rajonale Mitrovicë -Pejë segmenti rrugor në fshatin Lushtë të Mitrovicës. Në aksident u përfshi një veturë. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime” deklaroi Zaiti për Indeksonline.
div.meta-author { display:none; }