News That Matters

Author: E

Opozita pro faljes së gjobave të pandemisë, pozita kundër

Opozita pro faljes së gjobave të pandemisë, pozita kundër

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Komisioni për Shëndetësi është duke shqyrtuar projektligjin për faljen e gjobave të vendosura gjatë pandemisë. Sipas Nol Nushit, përfaqësues i peticionit për dërgimin e këtij projektligji në Kuvend, projektligji është dorëzuar në qershor të 2021, andaj vonesat për shqyrtimin e tij, mund t’i dekurajojë qytetarët për të marrë nisma të tilla në të ardhmen. Ai tha se deri tani janë 329 mijë gjoba në lidhje me COVID-19 në Kosovë, andaj kërkoi faljen e përgjithshme të qytetarëve që janë gjobitur. “Ju lus që ta aprovoni faljen e përgjithshme të gjobave.. Shumica e gjobave nuk janë paguar sepse s’ka ekzistuar kushtëzimi i pagesës së këtyre gjobave. Padrejtësia ekziston, ata që s’kanë qenë të kushtëzuar nuk e kanë paguar”, ka thënë Nushi. Ndërkaq kryetarja e këtij komisioni ka Fatmire ...
AKK i kërkon Qeverisë të procedojë pagat e mësimdhënësve: Kjo s’ka ndodhur më parë

AKK i kërkon Qeverisë të procedojë pagat e mësimdhënësve: Kjo s’ka ndodhur më parë

ARSIMI, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka reaguar pas mosekzekutimit të pagave të muajit shtator për grevistët, raporton Gazeta Sinjali. Sazan Ibrahimi nga AKK ka thënë për Sinjalin se kjo qasje e nivelit qëndror është në kundërshtim me praktikat e deritanshme të bazuara në ligjet positive në Kosovë dhe nuk ka ndodhur më parë që të ndalen pagat e asnjë sektori me të cilin menaxhojnë Komunat. “Bordi rithekson se Komunat janë punëdhënëse e përgjegjëse për vijueshmërinë në punë dhe përgjegjëse për ndalesat eventuale sipas legjislacionit në fuqi. MFTP-ja është vetëm ekzekutuese e pagesave, jo edhe ndërmarrëse e veprimeve të njëanshme pa asnjë vendimmarrje të punëdhënësit, në këtë rast Komunave. Kjo qasje e nivelit qendror është në kundërshtim me praktikat e deritanishme të bazuara ...
Unë nuk kam bërë asgjë për Ukrainën, poezia dhe ato letra ishin vetëm një klithje, shprehet Lulzim Tafa

Unë nuk kam bërë asgjë për Ukrainën, poezia dhe ato letra ishin vetëm një klithje, shprehet Lulzim Tafa

BOTË, LAJME
Të nderuar miq, me dekretin Nr.702 Patriarku i Shenjtë i Ukrainës Filaret më paska nderuar me urdhrin “Yuri i shenjtë Fitimtar”. Patriarku është udhëheqësi shpirtëror i miliona Ukrainasve dhe personaliteti me ndikimin më të madh në Ukrainë, bashkë me Presidentin Zelenski. Para kësaj, unë jam nderuar edhe nga disa institucione akademike e kulturore atje. Unë nuk bëra asgjë për Ukrainën, vetëm shkrova disa vargje dhe iu drejtova poetëve me disa letra, kaq munda dhe kaq bëra. Fjala ishte e vetmja armë që kisha për ta drejtuar kundër kësaj lufte. Populli i Ukrainës po përjeton momente të vështira dhe duket se edhe fuqia e fjalës u ka mjaftuar për të më bërë gjithë këto nderime. Një mik imi poet në Kiev më tha se gjatë liturgjisë kryesore në lutjet e javës, në mesin e personaliteteve botërore,...
Këshilli i Prindërve: Greva në arsimin fillor duhet të ndalet me ligj dhe pikë

Këshilli i Prindërve: Greva në arsimin fillor duhet të ndalet me ligj dhe pikë

ARSIMI, KOSOVË, KURIOZITETE
Këshilli i Prindërve ka kërkuar që greva në arsimin fillor të ndalohet me ligj. Ky këshill shprehet kundër grevave që dëmtojnë fëmijët. Këshilli në reagimin e tij thekson se janë po ashtu kundër trajtimin të padrejtë të mësimdhënësve.“Asnjëherë dakord me grevën e SBASHK, asnjëherë solidarë me drejtuesit e paarsyeshëm të SBASHK dhe asnjëherë dakord me logjikën e të bërit grevë të plotë, të paafat, të pamëshirshme e shumë të dëmshme të fëmijët tanë, arsimin dhe vendin tonë. Por greva në arsimin fillor obligativ duhet ndaluar me ligj. Pikë”. “Por, gjithnjë solidarë me mësimdhënësit kur trajtohen padrejtësisht e jashtë çdo norme, me interpretim të njëanshëm ligjor dhe jashtë të gjitha praktikave të deritanishme”. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0qJV1vuDR5WG5o4EVq...
Në zonën 40 voziti 129 km/h, shoferit i hiqet patentë-shoferi për gjashtë muaj

Në zonën 40 voziti 129 km/h, shoferit i hiqet patentë-shoferi për gjashtë muaj

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME
Policia e ka gjobitur një vozitës me heqjen e patentë-shoferit për gjashtë muaj, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë. 21 vjeçari, L.C kishte vozitur 129 km/h në zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 40 km/h. Ai u dënua edhe me 300 euro dhe me heqjen e tre pikëve të patentë-shoferi. Rasti ka ndodhur në fshatin Bibaj të Ferizajt. “Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 02:00 të mëngjesit ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 129 km/h”. “Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet L.C (M/K) i moshës 21 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligj...
Mësimdhënësi votues i LV-së, letër Nagavcit: Edhe 5 muaj dal në pension, po më tallin, jam i zhgënjyer

Mësimdhënësi votues i LV-së, letër Nagavcit: Edhe 5 muaj dal në pension, po më tallin, jam i zhgënjyer

ARSIMI, KOSOVË, LAJME
Beqir Letaj, një mësimdhënës nga Komuna e Prizrenit është shprehur i zhgënjyer me mos-ekzekutimin e pagave për grevistët. Letaj ka thënë se është votues i Vetëvendosjes prej vitit 2019, por tani është zhgënjyer nga udhëheqja e Vetëvendosjes për shkak të çështjes së nxehtë të pagave. Letaj ka treguar se ka qenë kundërshtues i SBAShK-ut dhe i grevës. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02dYTxr1zhymQwBCXSfEVtkV7LpSnmuvfBySFpfoyxkFS61K2W6w7xH1K1q3Van9gwl&id=100005367000648
Lumir Abdixhiku premton që do t’ua japë mësuesve rrogat e këtij shtatori kur të vijë në pushtet

Lumir Abdixhiku premton që do t’ua japë mësuesve rrogat e këtij shtatori kur të vijë në pushtet

ARSIMI, KOSOVË, LAJME
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar qeverinë Kurti për ndaljen e rrogave të muajit shtator për grevistët. Abdixhiku tha se Kurti kërkon tension e krizë prandaj po i dënon mësimdhënësit e vendit, shkruan Jepi zë. Tutje, Abdixhiku premtoi se këto paga do të paguhen duke u zotuar publikisht se këtë të drejtë s'ka forcë që ua merr. "Këto paga do tu paguhen - herët apo vonë. S’ka forcë që ju merr të drejtën mbi to; merreni këtë si zotim publik timin dhe të LDK-së", ka shkruar Abdixhiku. Postimi i plotë: Në vend të qetësimit e përafrimit, Albin Kurti kërkon tension. Ai s’mund të jetojë pa krizë prandaj dhe dënon mësimdhënësit e vendit. Është njeri i zymtësisë, arrogancës e i ndjelljes së frikës. Është politikan i paaftësisë. Si i tillë, është gjithçka përveçse kryemin...
Pas Rrahmanit, edhe një tjetër deputet i VV-së del kundër Qeverisë për pagat e mësimdhënësve

Pas Rrahmanit, edhe një tjetër deputet i VV-së del kundër Qeverisë për pagat e mësimdhënësve

ARSIMI, KOSOVË, LAJME
Thirrjes për ekzekutim të pagave për mësimdhënësit grevistë, i është bashkuar edhe një deputet tjetër i partisë në pushtet, Vetëvendosje. Deputeti i kësaj partie, Alban Bajrami ka kërkuar që Qeveria të bëjë ekzekutimin e pagave si dhe të gjej alternativë për kompensimin e orëve të humbura gjatë mbajtjes së grevës. Sipas tij, Qeveria dhe Ministria e Arsimit duhet të koordinohen me SBASHK-un që të gjejnë konsensus të përbashkët në mënyrë që të bëhet zgjidhja më e mirë për nxënësit. “Qeveria të merret vesh me SBASHK-un edhe me bashkëpunu me ministrinë e Arsimit për zëvendësimin e orëve, duhet të ketë koordnim për orët e humbura sepse janë orë të quara dëmë, duhet të kompenzohen përmes ditëve të festave ose të gjindet ndonjë mundësi tjetër. Duhet të gjejnë një konsensus Qeveria me SB...
Jasharaj: Nëse nuk procedohen pagat deri më 5 tetor, mund të kthehemi sërish në grevë

Jasharaj: Nëse nuk procedohen pagat deri më 5 tetor, mund të kthehemi sërish në grevë

ARSIMI, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Qeveria e Kosovës nuk i ka procesuar pagat për muajin shtator për mësimdhënësit të cilët kanë qenë pjesë e grevës së SBASHK-ut. Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, (SBAShK), Rrahman Jasharaj tha për Telegrafin se nëse nuk procedohen pagat deri më 5 tetor, mund të kthehemi sërish në grevë. Ndërkaq, veprimin e Qeverisë e ka quajtur “thikë pas shpine”. “Ne e cilësuam këtë gjë si thikë pas shpine të Qeverisë Kurti, teksa e menduam se Qeveria do të ketë mesazh pozitiv për fillimin e vitit shkollor, ata bënë edhe një shkelje të ligjeve. Kjo pasi ua ndaloi pagat tash për tash punëtorëve të arsimit të cilët ishin në grevë por jo edhe për shërbyesit civil, të cilët ishin bashkë me ne në grevë në kuadër të BSPK-së. Gjersa nesër është 5 tetori, Dita Ndërkombëtare e Mësuesve, kjo ë...
Çka i tha Hashim Thaçi? Mavraj: E kish marrë malli shumë, ma ka thirrë emrin prej larg

Çka i tha Hashim Thaçi? Mavraj: E kish marrë malli shumë, ma ka thirrë emrin prej larg

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Gazetari Muhamet Mavraj tha se në vizitën e tij në Hagë më së shumti ka qëndruar me ish-presidentin Hashim Thaçi. Mavraj tha se Thaçin e kishte marrë malli shumë. I pyetur në “Frontal” në T7 se çka bisedoi me ish-presidentin Hashim Thaçi, Mavraj tha: “E kish marrë malli shumë, është i vetmi që ma ka thirrë emrin shumë larg t’u ardhë atje te dhoma e vizitave qysh thërrasin në katun kue t’i shkon dikujt edhe njëjtë ju përgjigja i thash bujrum këtu jam. Tha që është duke iu shmang lajmeve ditore”, transmeton Gazeta Express. I pyetur se ish-krerët e UÇK-së a lexojnë gazeta në Hagë, Mavraj tha se i kanë 2-3 kanale të Kosovës dhe një gazetë që e lexojnë të nesërmen.  “Kanë mundësi, janë 2-3 televizone të Kosovës, disa kanale të Shqipërisë, ka kanale ndërkombëtare, kanë të drejtë n...
div.meta-author { display:none; }