News That Matters

Author: E

Refuzohen 46 persona që u paraqitën si viktima të UÇK-së kundër krerëve në Speciale

Refuzohen 46 persona që u paraqitën si viktima të UÇK-së kundër krerëve në Speciale

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Zyra për pjesëmarrjen e Viktimave në kuadër të Dhomave të Specializuara të Hagës ka dorëzuar raportin e shtatë me aplikimet e personave që pretendojnë të jenë viktima të UÇK-së, në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lajmi.net e ka parë raportin e kësaj zyreje, në të cilin shihet se 46 persona kanë aplikuar për statusin e viktimës pjesëmarrëse në gjykimin kundër krerëve të luftës. Çmimet më të volitshme dhe produktet më kualitative – Emona Center Mitrovicë Këta aplikantë, pretendojnë se anëtarë të familjes së tyre të ngushtë janë kidnapuar nga ushtarë të UÇK-së, zhdukur, e disa prej tyre më vonë janë gjetur të vrarë. Sidoqoftë asnjë nga 46 personat që po pretendojnë të jenë viktima të UÇK-së, nuk kanë arritur të dëshmojnë se anëtarët e tyre të familjes që a...
Basketboll, Trepça në finale të Superkupës Mbarëkombëtare

Basketboll, Trepça në finale të Superkupës Mbarëkombëtare

KOSOVË, LAJME, SPORT
KB Trepça është kualifikuar në finalen e turneut të Superkupës Mbarëkombëtare. Në duelin gjysmëfinal të luajtur të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori”, Trepça ka triumfuar ndaj Golden Eagle Yllit me shifrat 72:68. Ylli ishte fitues në fuqi i këtij turneu që sezonin e shkuar u mbajt në Shqipëri. Me këtë humbje, Ylli ka konfirmuar krizën që po e kalon këtë edicion pasi ka regjistruar disfatën e gjashtë në po aq ndeshje të luajtura në të gjitha garat. Skuadra e Trepçës ka qenë më e mirë se Ylli në dy çerekët e parë, të cilët i ka fituar me katër, përkatësisht tri pikë. Në pushimin midis pjesëlojëve, Trepça është shkuar me shifrat 42:35. Në periudhën e tretë Ylli arriti ta shkrijë epërsinë e krijuar të Trepçës duke e mbyllur me shifrat 57:57. Në çerekun e fundit, rezultati ishte ...
Qeveria nuk ekzekuton pagat e mësimdhënësve, SBASHK ndërmerr veprimin e radhës

Qeveria nuk ekzekuton pagat e mësimdhënësve, SBASHK ndërmerr veprimin e radhës

ARSIMI, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Ka kaluar ora 16:00 dhe pagat e mësimdhënësve nuk janë ekzekutuar ende. Kështu konfirmoi anëtarja e Kryesisë së SBASHK, Hanife Salihu. Salihu tha se hapi i radhës që do të ndërmarrin do të jetë të ushtrojnë kallzim penal ndaj Ministrit të Financave, Hekuran Murati. “Po ju njoftoj se pagat nuk na ka dalë ende. Ne kemi me ngrit kallzim penal ndaj Ministrit të Financave Hekuran Murati. Sonte do të konsultohemi me Kryesinë dhe do të ndërmarrim pastaj edhe veprime të tjera në bazë të vullnetit të tyre.Ne vazhdimisht mbajmë takime me Kryesinë, për momentin ende nuk e kemi caktuar takimin me kryetarët e Këshillave Komunale për të vendosur për veprimet e radhës” deklaroi Salihu për Gazeta Blic. Minstri i Financave Hekuran Murati ka deklaruar se do të veprojnë sipas ligjit sa i përket ...
Shteti nuk i paguan as mësimdhënëset lehona

Shteti nuk i paguan as mësimdhënëset lehona

ARSIMI, KOSOVË, LAJME
Për shkak të grevës në arsim, Ministria e Financave ende nuk i ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit. Ministri i Financave, Hekuran Murati, të mërkurën ka lënë të nënkuptojë se për mësimdhënësit nuk do të ketë paga për muajin shtator. "Do ta zbatojmë ligjin sa i përket pagave për grevistët”, ka thënë shkurt Murati. Krahas kësaj, shteti nuk i ka paguar as mësimdhënëset lehona të cilat nuk kanë qenë pjesë e grevës në arsim. Një mësimdhënëse nga Prishtina, e cila është në pushim të lehonisë (emër i njohur për redaksinë e gazetës “Epoka e re”) ka bërë me dije se ende nuk është paguar nga shteti. “Unë jam në pushim të lehonisë nga muaji maj i këtij viti dhe ende nuk me kanë dalë paga për muajin shtator. Sinqerisht nuk e di arsyen e mosdaljes së pagës që më takon me ligj”, ka thë...
Ky është numri i automjeteve të riregjistruara në Kosovë

Ky është numri i automjeteve të riregjistruara në Kosovë

KOSOVË, LAJME
Nga 1 shtatori deri më 5 tetor, tetë makina që kanë pasur targa të lëshuara nga autoritetet serbe, janë riregjistruar në targa RKS (Republika e Kosovës). Kështu kanë thënë nga Ministria e Punëve të Brendshme në një përgjigje dërguar “Radios Evropa e Lirë”. “Regjistrimet janë bërë në tetë komuna të ndryshme, prandaj nuk mund ta theksojmë ndonjë komunë me interesim më të madh. Gjithashtu, tani e tutje të gjithë qytetarët mund të regjistrojnë automjetet e tyre me targa të rajonit që i përkasin, në të gjitha qendrat e regjistrimit të automjeteve, pavarësisht nga vendbanimi i tyre në Republikën e Kosovës”, kanë bërë me dije nga MPB-ja.Qytetarët që kanë makina me targa të lëshuara nga autoritetet serbe, me akronime të qyteteve të Kosovës sikurse KM, PZ, PR e të ngjashme, mund t’i regjistr...
Ministrja për Evropë e Gjermanisë jep një deklaratë të madhe për liberalizimin e vizave të Kosovës

Ministrja për Evropë e Gjermanisë jep një deklaratë të madhe për liberalizimin e vizave të Kosovës

BOTË, KOSOVË, LAJME, OPINIONE, Storiet Kryesore
Liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodh këtë vit. Kështu deklaroi Ministrja për Evropë e Gjermanisë, Anna Lührmann. Lührmann shtoi se procesi i liberalizimit të vizave mund të ndodh para vitit të ri. Çmimet më të volitshme dhe produktet më kualitative – Emona Center Mitrovicë Muajin e kaluar Franca, Gjermania dhe Polonia, kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Franca, Gjermania dhe Polonia përmes një deklarate të përbashkët thanë se mbështesin plotësisht BE-në që udhëhoqi dialogun Kosovë-Serbi dhe kanë theksuar nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugët e tyre respektive evropiane dhe të kontribu...
Bislimi: Kosova aplikon si vend kandidat për BE brenda 2022-ës

Bislimi: Kosova aplikon si vend kandidat për BE brenda 2022-ës

BOTË, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se ashtu siç ka deklaruar i pari i qeverisë, Albin Kurti, Kosova do të aplikojë për statusin e vendit kandidat brenda vitit 2022. Bislimi tha se për të aplikuar për statusin e vendit kandidat nuk ka obligime të caktuara që një vend duhet t’i plotësoj. “Shembull Serbia ka aplikuar edhe pa filluar që ta zbatoj marrëveshjen e stabilizim-asocimit, Shqipëria ka aplikuar 2-3 javë pasi e ka marrë marrëveshjen, ndërsa ne që jemi në vitin e gjashtë të zbatimit të dokumenteve strategjike, është vlerësim i përgjithshëm që Kosova sot për nga përmbushja e obligimeve në raport me BE-në ndodhet dukshëm më mirë se të gjitha vendet e rajonit që kanë qenë në momentin që kanë aplikuar”, është shprehur Bislimi, njofton Klankosova.tv. Tutje, ai tha se ësh...
Bislimi: Për liberalizimin, BE-ja i kërkon edhe diçka në Kosovë

Bislimi: Për liberalizimin, BE-ja i kërkon edhe diçka në Kosovë

BOTË, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se tema e liberalizimit të vizave është në pikën e pestë të agjendës së takimit të grupit punues të liberalizmit të vizave. Bislimi tha se pika që mbulon Kosovën do të jetë në agjendë në ditën e dytë, konkretisht më 13 tetor, teksa shtoi se disa nga vendet anëtare kanë kërkuar një vlerësim të raportit të Komisionit Evropian në lidhje me progresin që ka pasur Kosova nga viti 2018 deri më tani. “Për këtë angazhim, stafi im bashkë me departamentet për integrime evropiane brenda ministrive të linjës kanë përgatitur një imput prej 33 faqesh që ia kemi dërguar Komisionit Evropian”. “Nga ky material, Komisioni Evropian ka përgatitur një raport të shkurtër të ri-vlerësimit që nesër iu shpërndahet vendeve anëtare dhe pastaj ...
Kosova garon me katër xhudistë në botëror

Kosova garon me katër xhudistë në botëror

KURIOZITETE, LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
Kosova do të përfaqësohet me katër xhudistë në Kampionatin Botëror që do të mbahet nga 6 tetori e deri më 13 tetor në Tashkent të Uzbekistanit. Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka, do të jenë katër xhudistet që do të prezantojnë vendin tonë në botëror. Xhudistet tona garat i nisin të premten. E para garon Krasniqi, të shtunën garon Loxha, Fazliu i mat forcat të dielen kurse Kuka të martën. Kampionati Botëror është gara që sjell më së shumti pikë olimpike për Paris 2024.
div.meta-author { display:none; }