News That Matters

Author: E

Ekzekutohen pagat e mësimdhënësve

Ekzekutohen pagat e mësimdhënësve

ARSIMI, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Qeveria, më në fund, ka vendosur t’i ekzekutojë pagat e mësimdhënësve, të cilat i ndali për shkak të grevës së mbajtur gjatë shtatorit. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës. “Janë ekzekutuar dhe kanë filluar të dalin”, ka thënë Ibrahimi. Se u kanë dalë pagat, Expressit i kanë thënë edhe disa mësimdhënës. Pas 7 ditëve vonesë, Ministria e Financave njoftoi sot se do të mund t’i ekzekutojë pagesat për mësuesit, por vetëm si paradhënie, pasi t’i konfirmohen listat për kompensim të orëve të humbura gjatë grevës.
Ministria e Financave thotë se sot mund t’i ekzekutojë pagat, por me një kusht

Ministria e Financave thotë se sot mund t’i ekzekutojë pagat, por me një kusht

ARSIMI, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Ministria e Financave thotë se do të procedojë sot me ekzekutimin e pagave me mësimdhënësit, por me një kusht. Ministria planifikon t’i japë rrogat si “paradhënie” për orët e humbura gjatë grevës, që thotë se duhet t’i zëvendësojnë mësuesit.  Ministria që drejtohet nga Hekuran Murati kërkon listat e mësimdhënësve, për t’i paguar, por duke ua rikujtuar “obligimin” për kompensimin e orëve.  Kësisoj pagat e shtatorit planifikohet t’u jepen mësimdhënësve si paradhënie për orët e humbura gjatë grevës, që Qeveria thotë se duhet t’i zëvëndësojnë mësuesit.  “OB-të duhet të vendosin nëse do të procedojnë pagat si paradhënie për orët e Shtatorit që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimor të miratuar nga MASHTI, përndryshe duhet të veprojnë sipas nenit 18 të Ligjit ...
Ekskursionet e Latifit për 10 muaj si ministër që i kushtuan buxhetit të shtetit mijëra euro

Ekskursionet e Latifit për 10 muaj si ministër që i kushtuan buxhetit të shtetit mijëra euro

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI
Ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë vetëm pak javë para se t’i mbushte një vit në krye të këtij dikasteri. Rifat Latifi, përgjatë kësaj periudhe, shpesh herë zhvilloi vizita jashtë vendit, të cilat zgjasnin edhe me javë për të cilat, Latifi shumë herë u kritikua nga opozita dhe shoqëria civile. Vizita më e gjata e Latifit rezulton të jetë ajo në Shtetet e Bashkuara të Amerikë. SHBA-ja, ishte destinacion i të parit të Shëndetësisë, tri herë brenda pak muajve. Më pas ai vizitoi Shqipërinë, Turqinë, Austrinë e Norvegjinë. Në këto shtete Latifi kishte thënë se ka zhvilluar vizita në spitale, konferenca shkencore e takime me studentë. Së fundi, ishte për vizitë në Greqi, ku vizitoi spitale greke. Sa para i shpenzoi Latifi për udhëtime jashtë vendit? Biletën...
Kjo është letra e dorëheqjes së Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi. Zbulohet se kush do të jetë në krye të ministrisë së Shëndetësisë

Kjo është letra e dorëheqjes së Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi. Zbulohet se kush do të jetë në krye të ministrisë së Shëndetësisë

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Lajmi është konfirmuar pasi është publikuar letra e dorëheqjes. “Me zhgënjim të thellë, dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive ofroj dorëheqjen”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Latifit për kryeministrin Albin Kurti. Por, kush do të jetë në krye të dikasterit të Shëndetësisë? Deri në emërimin që pritet ta bëjë kryeministri Albin Kurti, ministrinë do ta drejtojë zv/minstrja Dafina Gexha Bunjaku, shkruan Gazeta Insajderi.  Ajo e kishte drejtuar këtë ministri edhe kur Arben Vitia ishte larguar nga aty, deri në emërimin e Latifit.
Rifat Latifi jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë

Rifat Latifi jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë. Siç merr vesh Gazeta10 nga burime brenda këtij dikasteri, gjatë së enjtes ia ka dorëzuar kryeminsitrit Kurti, dorëheqjen. Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet e dorëheqjes. Lidhur me këtë rast është puetur Qeveria, por nuk kemi mundur të marrim përgjigje. Latifi, që nga koha e emërimit në këtë pozitë, ishte kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile për udhëtime të shpeshta jashtë vendit si dhe neglizhim të punës në këtë ministri. Kurti e kishte emëruar doktor Rifat Latifin ministër të Shëndetësisë, pas dorëheqjes së Arben Vitisë, për shkak të angazhimit të tij si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës. Rifat Latifi ka qenë i angazhuar me detyrë publike edhe më herët. Ai në 2009 ishte emëruar kë...
Këto janë krejt pajisjet që Ministria e Ekonomisë do të subvencionojë qytetarët

Këto janë krejt pajisjet që Ministria e Ekonomisë do të subvencionojë qytetarët

EKONOMI, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka hapur thirrjen për subvencionim të qytetarëve që zëvendësojnë ngrohjen elektrike me alternativa të tjera. Rizvanolli tha para mediave se sot kanë hapur thirrjen për subvencionim të pajisjeve efiçiente ekonomike për ngrohje, në vlerë prej 6 milionë euro. Pajisjet që do të subvencionojmë përfshijnë: 1. Kaldajat me biomasë (dru, pelet, briket), do të subvencionohen me 70% të vlerës; subvencioni deri në 1200 euro; 2. Pompat termike (të cilat ulin shpenzimin e energjisë elektrike deri në 70%), do të subvencionohen me 30% të vlerës; subvencioni deri në 2500 euro. 3. Kondicionerët efiçientë (të cilët gjithashtu ulin shpenzimin deri në 70%), do të subvencionohen me 40% të vlerës; subvencioni deri në 400 euro. 4. Stufat individuale efiç...
A do t’i ndërpresë Trepça punimet, si pasojë e rritjes së çmimit të rrymës?

A do t’i ndërpresë Trepça punimet, si pasojë e rritjes së çmimit të rrymës?

EKONOMI, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Trepça, gjiganti metalurgjik i Kosovës, rrezikon që t’i ndërpres punimet si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, paralajmërojnë udhëheqësit e ndërmarrjes, raporton REL, përcjell Sinjali. Edhe Kosova është prekur nga kjo krizë globale e cila është shkaktuar fillimisht nga pandemia e COVID-19, e pastaj është përkeqësuar edhe më shumë nga lufta e Rusisë në Ukrainë. “Në shtator, faturën e energjisë e kemi pasur 917 mijë euro. Në kushte normale, para kësaj krize me energji, ishte deri në 90 mijë euro”, thotë Behxhet Vinarci, drejtor i minierës me flotacion, Trepça – Stantërg, e cila ndodhet në rajonin e Mitrovicës. Trepça është shoqëri aksionare ku 80 përqind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, ndërsa 20 përqind janë të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje. Produktet kr...
SBASHK-u ultimatum Hekuran Muratit: Deri nesër ka afat të arsyetohet pse i ndali pagat

SBASHK-u ultimatum Hekuran Muratit: Deri nesër ka afat të arsyetohet pse i ndali pagat

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryesindikalisti Rrahman Jasharaj tha se SBASHK- u i ka kërkuar ministrisë që e udhëheq Hekuran Murati, që të lëshojë një arsyetim për mosekzekutimin e pagave. “SBASHK-u i është drejtuar Ministrisë se Financave që të lëshojë arsyetimin se pse i kanë ndalë pagat. Deri nesër kanë afat, pastaj do të shohim hapat e mëtutjeshëm ligjorë që do t’i ndërmarrim”, deklaroi kreu i sindikatës. Jasharaj kërkon angazhim nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, për ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit. I pari i SBASHK-ut tha se shumica e mësimdhënësve janë në kredi, për çka ai ka dërguar një kërkesë nëpër institucionet bankare. “Shumica e mësimdhënësve janë në kredi. Ne kemi marrë vendim që t’u dërgojmë bankave një kërkesë që të mos sanksionohen mësimdhënësit, pasi të njëjtit nuk kanë marr...
Motiv i lartë i rekrutëve – FSK-ja drejt krijimit të kapaciteteve me standardet më të larta të vendeve të NATO-s

Motiv i lartë i rekrutëve – FSK-ja drejt krijimit të kapaciteteve me standardet më të larta të vendeve të NATO-s

BOTË, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Rekrutët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të trajnimit bazik në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj po realizojnë ushtrimin fushor 24 orësh. Ata po praktikojnë në terren njohuritë teorike të fituara gjatë fazës së parë të trajnimit, njofton FSK. Gjatë kësaj faze të trajnimit rekrutët po përballën me disiplina ushtarake duke filluar nga rregullat e ushtarit në kujdesin e pajisjeve, ndihmën e parë, fushat e minuara, shënjestrimi, lëvizjet taktike etj. "Motivi i lartë i rekrutëve dhe puna e palodhshme e instruktorëve janë tregues i sigurt i ngritjes së FSK-së drejt krijimit të kapaciteteve me standardet më të larta të vendeve të NATO-s", thuhet në njoftim.
Ambasada me detaje për kosovarët e interesuar: 3 deri 6 muaj punë në Gjermani

Ambasada me detaje për kosovarët e interesuar: 3 deri 6 muaj punë në Gjermani

BOTË, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Ambasada gjermane në Kosovë ka dhënë detaje për një mundësi punësimi në Gjermani. Kjo ambasadë ka ndarë detaje lidhur me këtë. “Bashkohuni me Programin tonë të Internshipit të Biznesit Gjerman për Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe bëhuni mbajtës i bursave të gjeneratës 2023. Aplikoni për një praktikë me pagesë tre deri në gjashtë muaj në një kompani lider gjermane në Gjermani duke filluar nga data 3 korrik 2023”, thuhet në njoftim. Sipas ambasadës, thirrja për aplikim është e hapur nga 1 tetori deri më 16 nëntor “Thirrja për aplikim është e hapur nga data 1 tetor deri më 16 nëntor (11:59 pasdite) 2022”. https://m.facebook.com/germany.in.kosovo/posts/427002156241397?
div.meta-author { display:none; }