News That Matters

Author: E

Ja pse Kosova e meriton liberalizimin e vizave – tregon Albin Kurti

Ja pse Kosova e meriton liberalizimin e vizave – tregon Albin Kurti

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
Kryeministri Albin Kurti deklaroi se skepticizmi i disa vendeve anëtare që janë shprehur kundër liberalizimit të vizave për Kosovën nuk ka bazë. Sipas tij, Kosova ka plotësuar më shumë kritere se çdo vend i rajonit, ndërsa ka përmirësim edhe në fusha të tjera. Sipas tij, vetë Bashkimi Evropian, përmes organizmave të tij, është shprehur pro-liberalizimit të vizave. “Korrikun që shkoi ne shënuam katër vite që kur Komisioni Evropian për herë të dytë rekomandoi liberalizimin e vizave për kosovarët. BE-ja, si projekt e proces më i rëndësishëm historik të paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore, po ashtu është treguar se është në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha ai. Kurti duke rikujtuar kriteret e plotësuara, tha se është shënuar progres edhe në lufti...
Mitrovicasi tentoi ta ndalë ‘taxin’ në të cilin ishte gruaja e tij, arrestohet nga policia për ngacmim

Mitrovicasi tentoi ta ndalë ‘taxin’ në të cilin ishte gruaja e tij, arrestohet nga policia për ngacmim

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME
Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person në Mitrovicë. Kjo pasi, i dyshuari ka tentuar ta ndalojë ‘taxin’ me të cilin ishte duke udhëtuar bashkëshortja e tij, me të cilën tani janë në procedura divorci. Sipas policisë, viktima është shqiptare, shtetase e huaja. Raporti i plotë: NGACMIM Mitrovicë 08.10.2022 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka tentuar ta ndalojë veturën/taxi me të cilën ishte duke udhëtuar bashkëshortja e tij (me të cilën janë në procedurë divorci) viktima shqiptare shtetase e huaj. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Në grup me Zvicrën, Kosova mëson fatin e grupeve për EURO 2024

Në grup me Zvicrën, Kosova mëson fatin e grupeve për EURO 2024

KOSOVË, LAJME, SPORT
Kombëtarja e Kosovës ka pasur fat në shortin e tërhequr për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024, që sot në mesditë u tërhoq në Frankfurt. Kombëtarja dardane është përfshirë në Grupin I, duke iu shmangur top-gjigantëve të futbollit evropian, teksa në grup do të ketë Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrë.  “Në kualifikimet për Euro 2024 janë 10 grupe: shtatë prej të cilave me pesë skuadra (Grupet A–G) dhe tre grupe me nga gjashtë ekipe (Grupet H–J). Ndeshjet kualifikuese zhvillohen nga muaji mars deri në muajin nëntor të vitit të ardhshëm. Dhjetë fituesit e grupeve dhe dhjetë nënkampionët e grupeve kualifikohen drejtpërdrejt në turneun final, derisa tri vendet e mbetura do të plotësohen me skuadrat që kualifikohen në ‘play-off’ në mars të vitit 2024. “ ...
Vjen reagimi nga Ismail e Helena Kadare: Kush është kjo shkrimtare që fitoi Nobelin?

Vjen reagimi nga Ismail e Helena Kadare: Kush është kjo shkrimtare që fitoi Nobelin?

KURIOZITETE, LAJME
Çmimi Nobel për Letërsinë 2022 i jepet autores franceze Annie Ernaux “për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, largimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”. Ernaux ishte ndër favoritët për të fituar çmimin. Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare ishte i katërti në listë mes 11 pretendetëve kryesorë. E përzgjedhur nga Akademia Suedeze, e një grup prej 18 anëtarësh, mes të cilëve, shkrimtarë, gjuhëtarë, studiues të letërsisë historianë e juristë të shquar, shkrimtares iu dha ky vlerësim në moshën 84-vjeçare. Annie Ernaux është një shkrimtare dhe profesoreshë franceze e letërsisë. Vepra e saj letrare, kryesisht autobiografike, mban lidhje të ngushta me sociologjinë. Ajo e filloi karrierën e saj letrare në 1974 me Les Armoires vides (Cleaned Out), një r...
Ndodh për herë të parë! Kanali televiziv më i njohur në SHBA shfaq filmin “Tomka dhe miqtë e tij”

Ndodh për herë të parë! Kanali televiziv më i njohur në SHBA shfaq filmin “Tomka dhe miqtë e tij”

KURIOZITETE, LAJME
SHBA- Turner Classical Movies, kanali televiziv amerikan i cili në programacionin e tij përfshin vetëm filmat më të mirë klasikë të krijuar deri në fillim vitet 80-të, për herë të parë do të transmetojë sot në orën 21.15 një film shqiptar, një nga më të njohurit dhe më shikuarit e regjisores Xhanfise Keko dhe kinemasë shqiptare, “Tomka dhe shokët e tij”. Programimi i këtij filmi në TCM e vë autoren Xhanfise Keko mes më të mirëve të historisë së kinemasë duke krijuar shtratin e sjelljes pranë audiencës botërore edhe të titujve të tjerë nga krijimtaria e saj. Përzgjedhja që ky kanal televiziv i ka bërë filmit “Tomka dhe shokët e tij” është rrjedhë logjike e udhëtimit që ka bërë filmi përgjatë gjashtë viteve të fundit që prej momentit të restaurimit të tij nga Libraria e Kongresit Am...
Këto janë kritikat e ish-ministrit Latifi për sekretarin Naim Bardiqi

Këto janë kritikat e ish-ministrit Latifi për sekretarin Naim Bardiqi

KOSOVË, LAJME
Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka dal me një letër publike për sfidat dhe të arriturat sa ka qenë në krye të kësaj ministrie, për 10 muaj e gjysmë. Latifi përmes letrës thotë se kur ka ardhur në krye të kësaj ministrie ka gjetur keq menaxhim, buxhet të vogël si dhe mungesë të ekipeve profesionale të menaxhimit dhe zbatimit të projekteve kapitale që kanë filluar në të kaluarën. Në njërën prej pikave të rënditura, të titulluar ‘të gjeturat’, Latifi ka akuzuar menaxhmentin e administratës si toksik në raport me kabinetin e tij. Siç duket nga letra publike, Latifi nuk paska pasur aspak raport të mirë me punojësit në administratë. Ish-kreu i Shëndetsisë shtoi se ata kishin edhe mungesë të profesionalizmit. Në pikën 11, ish-ministri thotë: Mungesa e profesionalizmit a...
Disa mësimdhënësve nuk iu kanë dalë pagat, paralajmërohet grevë përsëri

Disa mësimdhënësve nuk iu kanë dalë pagat, paralajmërohet grevë përsëri

ARSIMI, KOSOVË, LAJME
Malsor Bejta mësimdhënës në një prej shkollave profesionale në Kosovë, ka bërë një reagim publik në profilin e tij në “facebook” duke treguar se mësimdhënësve të gjashtë shkollave profesionale në nivel të Kosovës nuk iu është bërë pagesa e pagave.Bejta ka thënë se një gjë e tillë është bërë pa kurrfarë sqarimi paraprak dhe fajin për këtë ia lë drejtoreshës së Agjencisë për Aftësim profesional, Fikirije Zyberi. Ai tutje ka thënë se nëse deri të hënën nuk jepet sqarim për këtë çështje deri në orën 16:00 dhe nëse nuk i del paga e plotë atëherë do të bëjë përpjekje që kolektivi i mësimdhënësve të shkollave profesionale të futet përsëri në grevë. “Lajmi i djeshem per dhenjen e pagave eshte i pasakte, kete e mundesoi zj. Fikrije Zymberi, Drejtoreshe e Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profes...
Inspektorati në aksion, mbikëqyrë mjekët e QKUK-së

Inspektorati në aksion, mbikëqyrë mjekët e QKUK-së

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Inspektorati Shëndetësor ka intensifikuar inspektimet në Klinikat e QKUK-së, spitalet e përgjithshme dhe shërbimet parësore për të parë se sa po e respektojnë orarin e punës profesionistët shëndetësorë, me theks të atyre që punojnë edhe në sektorin privat. Nga këto inspektime disa mjekë të Klinikës së Urologjisë, Kirurgjisë Abdominale dhe ORL-së nuk u gjenden në vendin e punës gjatë orarit. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, ushtruesi i detyrës të Kryeinspektorit Shëndetësor, Shaban Osmanaj i cili tregoi se deri më tani janë inspektuar 36 klinika për prezencën e profesionistëve shëndetësorë në punë. Ai madje thotë se ky aksion i inspektimeve po vazhdon tutje, ndërsa për të gjithë ata që nuk u gjetën në vendin e punës do të ndërmarrin masa konform ligjit. “Deri me tani janë ...
Osmani e Konjufca kërkojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO në seminarin e organizuar nga Aleanca

Osmani e Konjufca kërkojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO në seminarin e organizuar nga Aleanca

BOTË, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Sot gjatë ditës në Prishtinë është duke u mbajtur Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme“, i cili do të zgjasë deri më 10 tetor. Në këtë seminar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi se Kosova është radhitur në krah të shteteve demokratike duke vënë sanksione ndaj Federatës Ruse pas agresionit ushtarak në Ukrainë. Ai tha se vendi ynë është i vendosur për një bashkëpunim më të ngushtë dhe anëtarësim në NATO. Ai po ashtu u shpreh se shqiptarët e Kosovën e dinë se në çfarë po kalon populli ukrainas pasi e kanë përjetuar në lëkurën e tyre pasi janë sulmuar nga Serbia para më shumë se dy dekadash. “Republika e Kosovës natyr...
Ekipa e Shpëtimit në Minierën Trepça bëhet me veshmbathje të reja dhe pajisje moderne

Ekipa e Shpëtimit në Minierën Trepça bëhet me veshmbathje të reja dhe pajisje moderne

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Ekipa e Parë e Shpëtimin në Minierën Trepça gjatë ditës së sotme ka pranuar një donacion, shkruan “Mitropol”. Kjo pasi ata kanë pranuar si donacion veshmbathje të reja, pajisje moderne si dhe pajisje shtesë. Donacionet për punëtorët e Trepçës u dhanë nga KFOR-i hungarez. Njoftimi i plotë: "Sot me Ekipen e Pare te Shpetimit ne "Minieren Trepça me Flotacion" Stan Terg, pranuam donacion nga KFORI hungarez, disa paisjeve dhe aparate per matjen e gazrave, veshmbathje dhe disa mjete te tjera, per nevojat e "Ekipeve te Shpetimit"", shkruan një minator.
div.meta-author { display:none; }