News That Matters

Author: E

Blinken e informon presidentin Vuçiq për domosdoshmërinë e arritjes sa më të shpejtë të një marrëveshjeje me Kosovën 

Blinken e informon presidentin Vuçiq për domosdoshmërinë e arritjes sa më të shpejtë të një marrëveshjeje me Kosovën 

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Sipas një njoftimit të Presidencës serbe bëhet e ditur se është biseduar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe “dëshirën e SHBA-së që të zgjidhet marrëveshja sa më shpejtë”. “Tri temat kyçe të bisedës telefonike ishin çështja e Kosovës dhe dëshira e administratës amerikane për të arritur një zgjidhje sa më të shpejtë, pastaj marrëdhëniet e Republikës së Serbisë me Federatën Ruse, si dhe diversifikimi i burimet energjetike të vendit tonë”. Tutje thuhet se Vuçiq ia prezantoi Blinkenit edhe pikëpamjet e Serbisë. “Sekretari i Shtetit, Blinken e informoi presidentin Vuçiq për domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të një marrëveshjeje me Prishtinën dhe pre...
E kishte fshehur drogën në kuletë, Policia arreston 22-vjeçarin në Vushtrri

E kishte fshehur drogën në kuletë, Policia arreston 22-vjeçarin në Vushtrri

KOSOVË, LAJME
Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese më Kosovë. Ato po përdoren në masë të madhe, sidomos nga të rinjtë. Një rast i tillë është zbuluar gjatë ditës së djeshme në rrugën “Pandeli Sotiri” në Vushtrri. Sinjali mëson se gjatë patrullimit Policia ka ndalur një person nën dyshimet për posedim të gjësendeve të kundërligjshme. Gjatë kontrollit të të dyshuarit, zyrtarët policorë në kuletën e 22-vjeçarit kanë gjetur një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë. Për shkak të posedimit të narkotikëve, ai është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit për veprën për të cilën ngarkohet. Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psiko...
Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së premton thellimin e bashkëpunimit përmes programit të partneritetit shtetëror 

Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së premton thellimin e bashkëpunimit përmes programit të partneritetit shtetëror 

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Në vazhdën e takimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, sot u pritën në takim edhe nga Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare, njëherazi këshilltari ushtarak i Presidentit dhe i Sekretarit të Mbrojtjes, gjeneral Daniel R. Hokanson.                                                                                       Në këtë takim u bisedua rreth arritjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, avancimin me kuadro në aspektin profesional, suksesin e treguar në bashkë zbarkimin në Kuvajt si dhe në ushtrimin fushor “DEFENDER EUROPE '21”.                                                                                                      Po ashtu, u bisedua rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, si dhe kontri...
Zëvendësministri Syla priti në takim Zëvendës Asistenten për operacione e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Burcu San

Zëvendësministri Syla priti në takim Zëvendës Asistenten për operacione e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Burcu San

BOTË, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga Inspektori i Përgjithshëm i FSK-së, gjeneralmajor Irfete Spahiu, priti në takim të emëruarën e re në postin e Zëvendës Asistentes për operacione e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Burcu San, të shoqëruar nga drejtori i NALT-it, Gjeneral Brigade Joachim Hoppe dhe Blanca Hereza-Atienza, oficere e sektorit të operacioneve aktuale në Selinë e NATO-s. Në këtë takim u bisedua lidhur me situatën e përgjithshme në vend, rajon dhe më gjerë, Planin Gjithëpërfshirës së Tranzicionit të FSK-së, bashkëpunimin ndërkombëtar, integrimin e komuniteteve pakicë dhe rritjen e numrit të grave dhe vajzave në FSK. Me këtë rast, zëvendësministri Syla bëri të ditur për angazhimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe pozicionin e Republikës së Kosovës n...

Edicioni lamtumirës i ikonës së RTP-së dhe RTK-së, Besa Çejku Buçinca

LAJME
Prezantuesja e lajmeve, Besa Çejku Buçinca sonte është paraqitur në televizionin publik për herë të fundit në këtë cilësi. Bujçinca për rreth 4 dekada është paraqitur para shikuesve të televizionit për të dhënë lajmet. E konsideruar si ikonë e televizionit publik dhe lajmeve të orës 19:30 Çejku Buçincën është paraqitur sonte para shikuesve bashkë me prezantuesin e njohur, Mustafa Muçaj.
Pensionohet Besa Çejku Buçinca, jep lajmet për herë të fundit

Pensionohet Besa Çejku Buçinca, jep lajmet për herë të fundit

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME
Prezantuesja e lajmeve, Besa Çejku Buçinca sonte është paraqitur në televizionin publik për herë të fundit në këtë cilësi. E konsideruar si ikonë e televizionit publik dhe lajmeve të orës 19:30 Çejku Buçincën është paraqitur sonte para shikuesve bashkë me prezantuesin e njohur, Mustafa Muçaj. Bujçinca për rreth 4 dekada është paraqitur para shikuesve të televizionit për të dhënë lajmet. “Bashkë me besën kemi dhënë lajmet në kohë të vështira, por edhe të mira për 4 dekada”, ka njoftuar Muçaj. “Pas pak në Lajmet Qendrore. Mustafa Muçaj dhe Besa Çejku Buçinca. Edicioni lamtumirës i ikonës së RTP-së dhe RTK-së, Besa Çejku Buçinca”, ka njoftuar ai.
Asambleja Parlamentare e NATO-s vizitoi FSK-në

Asambleja Parlamentare e NATO-s vizitoi FSK-në

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Pjesëmarrësit  e seminarit të 102-të të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po mbahet në Kosovë, të kryesuar nga Sekretarja e Përgjithshme e Asamblesë Parlamentare  Ruxandra Popa, sot kanë vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ferizaj. Ata u pritën nga Shefi i stafit të FSK-së gjeneral brigade Jeton Dreshaj i shoqëruar nga zëvendës komandanti i KDS -së kolonel Mehmet Lladrofci. Gjeneral Dreshaj  përshëndeti të pranishmit në emër të Komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari i cili po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Z. Armend Mehaj. Gjeneral Dreshaj me këtë rast prezantoi para të pranishmëve vizionin  dhe të arriturat e Forcës së Sigurisë s...
Komuna e Mitrovicës bën shpërndarjen e 216 koshereve dhe 27 centrifuga për bletë për fermerët

Komuna e Mitrovicës bën shpërndarjen e 216 koshereve dhe 27 centrifuga për bletë për fermerët

EKONOMI, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në kuadër të projekteve për mbështetje të fermerëve, gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratat me 27 fermerët përfitues, të cilët janë subvencionuar secili prej tyre me nga 8 koshere dhe një centrifug për bletë. Me rastin e nënshkrimit të kontratave i pranishëm ishte drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, i cili ka uruar të gjithë fermerët përfitues të këtyre pajisjeve, duke u thënë atyre se mbështetja për fermerët nuk do të ndalet dhe se për vitin 2023 janë planifikuar gjithsej 350 mijë euro investime në sektorin e bujqësisë. Më tutje drejtori Kadriu është shprehur i kënaqur me mbarëvajtjen e përzgjedhjes së këtyre fermerëve, duke theksuar se procesi është realizuar gjithmonë...
Kurti për Latifin: Me situatën dhe kapacitetet që i ka, ka thënë se kaq mund të bëjë

Kurti për Latifin: Me situatën dhe kapacitetet që i ka, ka thënë se kaq mund të bëjë

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vendosjes së gurëthemelit të QMF-së në Gjilan, ka përmendur edhe dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifit nga detyra e tij. Kurti ka thënë se Latifi ishte person që refektonte mbi punën e tij. “Ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje, nuk e kam shkarkuar. Ai për 10 muaj ka bërë krejt çfarë ka mundur. Nuk është person që nuk reflekton edhe mbi punën e tij. Me situatën dhe kapacitetet që i ka, ka thënë se kaq mund të bëjë. Do të vazhdojë komunikimin dhe bashkëpunimin me të, por jo në këtë detyrë. Nuk ekziston asnjë projekt që ka nisur e që ne do ta ndalim”, deklaroi Kurti para mediave. Ditë më parë, Rifat Laifi ka dhënë dorëheqje nga pozita e Ministritë të Shëndetësisë, ku si ushtruese e detyrës për momentin është Dafina Gex...
Ambasadori Hill: Dikur serbët ‘do të zgjohen’ e do të shohin se Kosova është e shqiptarëve

Ambasadori Hill: Dikur serbët ‘do të zgjohen’ e do të shohin se Kosova është e shqiptarëve

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Në këtë apo në shekullin tjetër serbët do të zgjohen e do ta shohin se shqiptarët e kanë marrë Kosovën për vete, ka thënë ambassadori amerikan në Beograd, Christopher Hill në Tv Happy, raportoi televizioni publik i Vojvodinës. Duhet të arrihet normalizim i marrëdhënie në ndërkohë, tha Christipher Hill, dhe shtoi se duhet vazhduar me gjërat “që kanë rëndësi për njerëzit mesatarë”. Shtetet Perëndimore i kërkojnë Beogradit dhe Prishtinës t’i përmbahen procesit të bisedimeve dhe të provojnë të ulin tensionet, vazhdoi ambasadori, ngase duhet krijohet hapësirë që ata të bisedojmë mes vete për të arritur te normalizimi i marrëdhënieve. Pyetur nëse Kosova mund të krahasohet me territoret e aneksuara të Ukrainas nga Rusia, Hill tha se nuk ka ngjashmëri sepse Ukraina është në pozicion ndry...
div.meta-author { display:none; }