News That Matters

Author: E

Osmani takoi komandantin e ri të KFOR-it, folën për paqen dhe sigurinë në Kosovë e rajon

Osmani takoi komandantin e ri të KFOR-it, folën për paqen dhe sigurinë në Kosovë e rajon

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, të cilin e uroi për detyrën. Osmani i ka shprehur falënderimin gjeneralmajorit Michele Ristuccia për kontributin e forcave shumëkombëshe të NATO-s për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon. Përmes një komunikate, presidenca ka bërë të ditur se Osmani gjithashtu ka përmendur bashkëpunimin në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, duke ritheksuar përkushtimin e vendit tonë për anëtarësim në NATO. Tutje, bëhet e ditur se Ristuccia ka shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe konsultimeve të rregullta në kuadër të mandatit që ka KFOR-i në Kosovë.
Oficerët e doganës arrestojnë një koleg të tyre për keqpërdorim të detyrës

Oficerët e doganës arrestojnë një koleg të tyre për keqpërdorim të detyrës

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Oficerët e hetimeve të Doganës së Kosovës kanë arrestuar një zyrtar doganor në Han të Elezit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.Hetuesit e Doganës në bashkëpunim me Prokurorinë pas një hetimi disa mujor sot në orët e hershme të mëngjesit kanë zënë ne flagrancë zyrtarin doganor dhe katër të dyshuar të cilët janë dërguar në mbajtje, njofton Klan Kosova. Dyshohet se zyrtari i arrestuar në vazhdimësi ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke futur në Kosovë mallra pa pagesën e taksat doganore. Ky rast është vazhdimësi e politikës së doganës “Zero Tolerancë për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsion”. Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e ve...
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Aktakuza është ngritur në drejtim të veprës penale “Mos-raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale apo detyrimeve financiare”. Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj. “Referuar kërkesës suaj, mund t’iu konfirmojmë se prokurori i çështjes, pas zhvillimit të hetimeve, më 13.10.2022, ka ngritur aktakuzë kundër R.H., në drejtim të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 430 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila...
“KFOR-i i gatshëm të ndërhyjë nëse ka tensione në veri”

“KFOR-i i gatshëm të ndërhyjë nëse ka tensione në veri”

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit të ministrave të Mbrojtjes ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë, duke thënë se në muajt e fundit kanë parë tensionim, ndërsa njoftoi se disa vende aleate kanë shprehur gatishmërinë të rrisin numrin e trupave në kuadër të KFOR-it. Stoltenberg thekson se të gjitha palët duhet të sillen me përgjegjësi, të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën. “Në Kosovë, misioni KFOR i NATO-s ruan një mjedis të qetë dhe të sigurt në përputhje me mandatin e saj të OKB-së. Në muajt e fundit, ne kemi parë që tensionet të shpërthejnë në shumë raste. Të gjitha palët duhet të sillen me përgjegjësi, të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është e vetmja rrugë p...
Ja kur do të mblidhet sërish grupi punues për vizat e Kosovës

Ja kur do të mblidhet sërish grupi punues për vizat e Kosovës

BOTË, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Grupi Punues për vizat i Këshillit Evropian do të mblidhet sërish më 9 dhe 10 nëntor të këtij viti për të diskutuar lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, në një deklarim për televizionin ATV të enjten. Bislimi ka thënë se Kosova është udhëzuar që të përdorë kanalet e veta bilaterale për të diskutuar kërkesat e reja, ashtu që të arrihet konsensus, për të shtyrë përpara procesin në mbledhjen e ardhshëm të grupit punues për viza, që mbahet më 9-10 nëntor të këtij viti. Ai i ka konsideruar si kushte të reja, idetë që janë diskutuar më 13 tetor në grupin punues për vizat në Këshillin Evropian, lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Numri dy i qeverisë ka thënë se ndonëse asnjë shte...
“Lufta” e shqiptarit me ariun në autostraden Tetovë-Shkup

“Lufta” e shqiptarit me ariun në autostraden Tetovë-Shkup

KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Afrim Isufi nga Kumanova, të hënën në mbrëmje, ka përjetuar një moment vërtetë të frikshëm, por falë gjindshmërisë së tij ka arritur të shpëtoj nga një arushë. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tetovë-Shkup te vendi Karpalak rreth mesit të natës (11:45 minuta). Një një rrëfim për Open-TV, 40 vjecari rrëfen ngjarjen e tmerrshme.Ai thotë se frika ka qenë e madhe, par falë Zotit ka shpëtuar i gjallë. “Unë kam qenë duke ardhur nga Gostivari për në shtëpi në Kumanovë. Disa kilometra pasi e kam kaluar pikën e parë pagesore në Tetovë, sikur isha duke vozitur me një shpejtësi normale, papritmas makina ime Golf 5 është goditur përpara në anën e djathtë. Dhe, pas kësaj vetura ime ka flutuar në ajër dhe pastaj pas disa metrash ka rënë në tokë. Unë arrita disi ta ndali makinën në mes të ...
E rëndë: 31-vjeçarja në Mitrovicë tenton t’i japë fund jetës së saj, konsumon sasi të madhe barnash

E rëndë: 31-vjeçarja në Mitrovicë tenton t’i japë fund jetës së saj, konsumon sasi të madhe barnash

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:50 në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Mitrovicë, kanë bërë me dije se 31-vjeçarja është dërguar atje në gjendje të rëndë, pasi dyshohet se kishte konsumuar mbidozë barnash për qetësim. Pas intervenimit të mjekëve, gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar dhe e njëjta ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervistuar viktimën, e cila nuk ka deklaruar për motivet që e shtynë të bëjë këtë veprim. Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’. ...
Specialja e lë në paraburgim Hashim Thaçin

Specialja e lë në paraburgim Hashim Thaçin

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ia kanë vazhduar masën e paraburgimit ish-presidentit Hashim Thaçi. Ky vendim, është marrë më 29 shtator nga gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, mirëpo u publikua më vonë në faqen zyrtare të DhSK-së, raporton “Betimi për Drejtësi“. Në vendim thuhet se mbrojtja, parashkrimet tjera për rishikimin e ardhshëm të paraburgimit, duhet t’i bëjë deri më 29 tetor. Nëse mbrojtja vendos të mos bëjë parashtresa në atë afat, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) duhet t’i parashtrojë parashtresat jo më larg se 4 nëntor dhe pastaj mbrojtja parashtesat e saj jo më larg se më 15 nëntor. Ndryshe, në një shkresë drejtuar gjykatësit paraprak, Guillou, mbrojtja e Thaçit parashtroi se është e nevojshme mundësia unike hetimore për në...
“Milici i armatosur serb na rrinte mbi krye kur jepnim lajmet” – Besa Çejku Buçinca rrëfen për kohërat e vështira

“Milici i armatosur serb na rrinte mbi krye kur jepnim lajmet” – Besa Çejku Buçinca rrëfen për kohërat e vështira

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Ikona e lajmeve qendrore, një herë në Radio Televizionin e Prishtinës e më pas në Radio Televizionin e Kosovës, Besa Çejku Buçinca është pensionuar nga profesioni i saj shumëvjeçar. Ajo, një ditë pas pensionimit, ka qenë mysafire në emisionin “Frontal”, ku mes tjerash ka treguar edhe një histori interesante, kur në kohën e masave represive dhe të dhunshme, bashkë me kolegët e saj në televizion përpiqeshin që të përçonin të vërtetën. E siç ka thënë ajo, puna duhej të bëhej nën “milicin” serb të armatosur që ishte vënë aty për t’i frikësuar prezantuesit dhe gazetarët e televizionit. “Më kujtohet një rast, kam thënë edhe herave të tjera, nuk e di se cili prej redaktorëve, por që të dy kanë qenë, herë njëri e herë tjetri, Ali Alaj dhe Muhamed Mjeku. Dhe kur në këtë kohë vazhdonte...
Lushtaku paralajmëron padi ndaj Kurtit

Lushtaku paralajmëron padi ndaj Kurtit

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Ish-kryetar e tani nënkryetar i Skënderajt, Sami Lushtaku, komentoi zhvillimet e fundit – e sidomos videot e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat e kanë në qendër vetë emrin e Lushtakut. Në to, ai paraqitet si ‘zhvatës, hajn, pronar terminalesh e biznesesh’. Për emrin dhe figurën e tij, si personazh në videot e Vetëvendosjes, sidomos këtë të fundit ku Lushtaku prezantohet si pronar terminali, ai thotë se do ta padis kryeministrin Kurti dhe drejtësia duhet të veprojë ndaj këtyre siç thotë Lushtaku – ‘mashtrimeve të Kurtit’. “Ose unë – ose ai duhet me u përgjigjë thotë Lushtaku”. “Absolut, unë i njoh të dy pronarët, njani është i Skënderajt tjetri i Kaçanikut dhe s’kam lidhje me terminalet nëse unë rri me ndonjanin prej tyne nuk dmth që jam aksionar, nëse hy e pi kafe në një lokal, ...
div.meta-author { display:none; }