News That Matters

Author: E

Pavarësisht studimeve pa pagesë, interesim shumë i ulët për të studiuar në Universitetin e Mitrovicës

Pavarësisht studimeve pa pagesë, interesim shumë i ulët për të studiuar në Universitetin e Mitrovicës

ARSIMI, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Kampusi universitar në Mitrovicë është ndër më të mdhenjtë dhe më modern në Kosovë, por duket se këto investime po shkojnë “poshtë”, pasi s'po ka kush i shfrytëzon. Objekte të reja për fakultete, laboratore, rektorat, menzë dhe konvikt janë ndërtuar në kuadër të Universitetit të Mitrovicës "Isa Boletini. Në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” në afatin e parë të konkursit sivjet ishin shpallur 920 vende të lira, por pas disa afateve u regjistruan vetëm rreth 600 studentë. Ky numër u potencua edhe gjatë pranimit të studentëve të rinj me rastin e fillimit të fillimit vitit akademik. Përkundër studimeve pa pagesë interesimi për të studiuar në këtë instutucion këtë vit ka qenë i ulët dhe këtu kanë ndikuar faktorë të ndryshëm. Mungesa e programeve të reja, pa perspekti...
Çeku publikon disa nga artefaktet që Serbia ia vodhi Kosovës (FOTO)

Çeku publikon disa nga artefaktet që Serbia ia vodhi Kosovës (FOTO)

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka thënë se 1247 artefakte të koleksionit muzeor publik të Kosovës janë marrë nga Muzeu Kombëtar i Kosovës gjatë kohës së luftës (1998-99) nga Akademia Serbe e Shkencave.Ai ka treguar se ky veprim ishte pjesë e projektit gjenocidal të Serbisë kundër historisë dhe identitetit të shqiptarëve, së bashku me shkatërrimin e mbi 1000 objekteve të trashëgimisë, njofton Klan Kosova. “Duke mos i kthyer artefaktet në vendin e tyre të origjinës, Serbia po shkel hapur konventat e UNESCO-s, marrëveshjen origjinale dhe dokumentin e Ahtisaarit”.“Këtu janë disa nga thesaret e vjedhura arkeologjike dhe etnografike që i përkasin koleksionit muzeor publik të Republikës së Kosovës”. ...
Jasharaj, Nagavcit: Serbia na sillte inspektorë e policë të UDB-së, me inspektorë po na kërcënon edhe ti

Jasharaj, Nagavcit: Serbia na sillte inspektorë e policë të UDB-së, me inspektorë po na kërcënon edhe ti

ARSIMI, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka reaguar pas qëndrimit të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila tha se këtë të shtune do të mbahet mësim dhe se inspektorët do të dalin në terren. Jasharaj ia kujtoi Nagavcit vendimin e gjykatës, se e njëjta e ka shkelur Kushtetutën, teksa kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i tha se kur ka ligje e shkelen “nuk ke si të thuash ndryshe veç se po instalohet Kanuni i Albin Kurtit që i hedh poshtë gjithë ligjet e Parlamentit”. “Kurti e trimëruar nga vota e fituar dhe të pafytyrët e me emra të rrejshëm në face book dhe disa analistë që ju mungon edhe elementarja njerëzore e mbrojnë dhe e trimërojnë Kanunin e Albin Kurtit dhe qeverisë që ai përfaqëson”. “Zoja Nagavci nuk thotë gjë para opinionit se ka shkel ligjet bashkë me Hekuran Mu...
Pas 8 vitesh Trepça arrinë t’a kthejë lojtarin e jashtëzakonshëm amerikan, Ken Brown

Pas 8 vitesh Trepça arrinë t’a kthejë lojtarin e jashtëzakonshëm amerikan, Ken Brown

KOSOVË, LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
KB Trepça ka njoftuar përmes profilit zyrtar për rikthimin e të jashtëzakonshmit Ken Brown. Ken Brown njihet nga të gjithë fansat e klubit pasi që i njejti kishte shkëlqyer në skuadrën e Trepçës para 8 vitesh. Brown tek Trepça po kthehet nga Meksika dhe kujtojmë se për KB Trepça ai kishte luajtur me mesatare prej 26, 3 pikëve e 9,5 asistimeve.
Deputetet në Kuvend shfaqen me fjongo rozë, simbolin ndërkombëtar të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit

Deputetet në Kuvend shfaqen me fjongo rozë, simbolin ndërkombëtar të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Ka filluar seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës. Në rend të ditës siç është thënë janë rreth dhjetë pika si dhe do të përfshihen edhe pesë marrëveshje ndërkombëtare. Përpara kësaj, janë vënë re gratë pjesëmarrëse në këtë seancë që u shfaqën me fjongo rozë – si simbol të ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit. Tetori në të gjithë botën njohet si muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Ky muaj ka për qëllim të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit.Vlen të ceket se përgjithësisht preken moshat mbi 50 vjeç, por kanceri i gjirit mund të shfaqet edhe në mosha më të reja. 
Metereologët: Europën e pret një dimër tejet i ngrohtë

Metereologët: Europën e pret një dimër tejet i ngrohtë

BOTË, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Në mesin e krizës së energjisë që ka pllakosur pjesë të ndryshme të botës, por më shumë ka goditur Europën për shkak të ngërçit të furnizimeve të gazit rus, parashikimet e disa ekspertëve po konsiderohen shpresëdhënëse. Krerët e BE-së kanë paralajmëruar vazhdimisht së fundi se kontinentin e vjetër e pret një dimër i vështirë, temperaturat e të cilit do të jenë vendimtare për qytetarët e shqetësuar nga kostot rekord të ngrohjes së shtëpive, por edhe për politikanët evropianë që duan të shmangin reduktimet e energjisë dhe rritjen stratosferike të çmimit. Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus, i cili bën parashikime sezonale për Qendrën Evropiane të Parashikimeve të Motit (ECMWF), thotë megjithatë se pritet që ky të jetë një dimër mjaft i ngrohtë. “Sh...
Cilat janë kërkesat e reja për liberalizimin e vizave për Kosovën?

Cilat janë kërkesat e reja për liberalizimin e vizave për Kosovën?

BOTË, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Diskutimet për liberalizimin e vizave për Kosovën do të vazhdojnë në grupin punues të Këshillit të Bashkimit Evropian me datën 9 nëntor, ndërsa deri atëherë, vendet anëtare do të zhvillojnë edhe konsultime mes vete, shkruan REL. Po ashtu, deri më 21 tetor, vendet anëtare të BE-së kanë afat që të dërgojnë komentet e tyre me shkrim lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën. Kështu kanë thënë burimet diplomatike në Bruksel pas diskutimit të grupit punues të mbajtur të enjten në Bruksel. Nga ky takim, sipas burimeve të njëjta, është parë se shumica e madhe e vendeve anëtare mbështet vendimin për liberalizimin e vizave. Por, akoma ka vende, në krye të së cilave është Franca, që duan që vendimin për liberalizimin e vizave, apo hyrjen e tij në fuqi, ta ndërlidhin edhe me disa çështje...
Të parat fotografi nga Berlini, Rama i poston me Kurtin

Të parat fotografi nga Berlini, Rama i poston me Kurtin

KOSOVË, LAJME
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Kosovës, Albin Kurti, kanë udhëtuar për në Berlin për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë, PES Congress 2022. Rama në llogarinë e tij në Facebook ka ndarë disa fotografi nga ky kongres dhe të parat janë me Kurtin, njofton Klan Kosova. I organizuar me mbështetjen e SPD-së gjermane, ky kongres do të mirëpresë krerë të shteteve dhe qeverive, komisionarë evropianë, udhëheqës të partive dhe përfaqësues të tjerë. Me moton “Me guxim. Për Evropën” do të diskutohet për politikat për të adresuar ndryshimet e thella në sigurinë ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin, krizën e shkaktuar nga Covid, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale. ...
Gjykata e Apelit konfirmon aktakuzën për korrupsion ndaj Dhurata Hoxhës dhe tre të tjerëve

Gjykata e Apelit konfirmon aktakuzën për korrupsion ndaj Dhurata Hoxhës dhe tre të tjerëve

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha dhe tre të akuzuarve të tjerë Ekrem Tahiri, Fitim Mustafa dhe Gëzim Dushi. Bashkë me të për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar akuzohen Mustafa dhe Dushi, ndërsa Tahiri akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Sipas vendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Apeli i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve Fitim Mustafa, avokat Arbër Jashari, Dhurata Hoxha, avokat Florent Latifaj, Gëzim Dushi, avokate Kosovare Klemendi dhe Ekrem Tahiri, avokat Driton Muharremi, të paraqitura kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, lidhur me kundërshtimet dhe kërkesat për hudhje të aktakuzës. Me vend...
div.meta-author { display:none; }