
Deputetët nga vendet evropiane përkrahin anëtarësimin e Kosovës në NATO
Deputetët e vendeve evropiane e konsiderojnë të rëndësishëm që BE-ja dhe NATO të ndërmarrin hapa për ta rritur sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë. Ata përkrahin angazhimin e institucioneve të vendit tonë drejt anëtarësimit në NATO.
Kryetari i komisionit të mbrojtjes në parlamentin portugez, Marcos Vasconcellos ka folur për sigurinë në Kosovë dhe rajon. Ai është shprehur i bindur se dialogu do të arrijë në fund me integrimin e plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian, por edhe në NATO.
Në një intervistë për KosovaPress, Vasconcellos tha se stabiliteti i tanishëm i këtij rajoni është thelbësor për sigurinë e gjithë Evropës.
“Siguria dhe stabiliteti i të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor është absolutisht thelbësor për sigurinë e të gjithë Evropës, dhe kjo për arsye histori...