News That Matters

Author: E

Publikohen formacionet zyrtare të derbit të madh anglez: Liverpol – Manchester City

Publikohen formacionet zyrtare të derbit të madh anglez: Liverpol – Manchester City

LAJME
Liverpooli dhe Manchester City do të përballen në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier. Ndeshja që fillon në ora 17:30, do të luhet në “Anfield Road”. Për këtë takim, The Reds do të jenë pa Arthur Melon, Luis Diaz, Naby Keita, Joel Matip, Trent-Alexander Arnold dhe Alex Oxlade-Chaberlain, që janë të lënduar. Në anën tjetër, Citizens nuk mund të llogarisin në Kalvin Phillips, John Stones dhe Kyle Ëalker, që po ashtu janë të lënduar. Formacionet zyrtare:
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, i’u bën thirrje qytetarëve që ta kursejnë rrymën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, i’u bën thirrje qytetarëve që ta kursejnë rrymën

EKONOMI, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, sot i'u ka dërguar një mesazh shumë të rëndësishëm qytetarëve të vendit tonë. Ai përmes një fotoje ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike. Disa herë ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka theksuar se ky dimër do të jetë goxha i vështirë sa i përket furnizimit me rrymë. Rizvanolli pati bërë thirrje që qytetarët të gjejnë forma alternative për ngrohje, përveç rrymës. Thirrje i është bashkuar edhe kryeministri Albin Kurti.
Studenti i legjislaturës shkruan shënime ‘mikroskopike’ në stilolaps për të kopjuar në provim (FOTO)

Studenti i legjislaturës shkruan shënime ‘mikroskopike’ në stilolaps për të kopjuar në provim (FOTO)

ARSIMI, KURIOZITETE, LAJME
Megjithëse studionte për “ligjin e procedurave kriminale” një student në Spanjë duket se kishte zgjedhur më mirë të shkruante një pjesë të teksteve në shkronja mikroskopike në trupin e 11 stilolapsave që kishte me vete per te qene me i sigurte. Ai kishte gdhendur letra thuajse mikroskopike në kompletin e stilolapsave Bic, por u zbulua nga profesorët dhe shënimet iu konfiskuan. Pedagogia e universitetit të Malaga, Yolanda de Lucchi publikoi tentativën ekstreme të kopjimit dy ditë më parë. Ajo shkruante: “Isha duke pastruar zyrën time, dhe gjeta këtë relikë të vjetër të universitetit që kemi konfiskuar disa vjet më parë”. “E gjithë procedura e ligjit kriminal e shkruar në stilolapsa bic, çfarë arti!” Gonzo, e cila thotë se e njeh studentin që e ka bërë këtë, thotë se ‘artisti...
Këtu mund ta ndiqni LIVE “El Clasicon”: Real Madrid – Barcelona

Këtu mund ta ndiqni LIVE “El Clasicon”: Real Madrid – Barcelona

LAJME, SPORT
Real Madridi dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme të javës së nëntë në La Liga. Los Blancos dhe Blaugranët janë gati për El Clasicon e parë të sezonit, e cila pritet të zhvillohet në Santiago Bernabeu me fillim nga ora 16:15. Ekipi i Carlo Ancelottit vjen në këtë ndeshje me formë të lartë dhe pa humbje deri tani këtë sezon, teksa synon tri pikët para tifozëve vendas për të blinduar pozitën e parë. Edhe ekipi i Xavit ka formën e njëjtë me 7 fitore dhe 1 barazim në tetë ndeshjet e para dhe synojnë rezultat pozitiv në Bernabeu për të vazhduar kryesimin e tabelës. KËTU MUND TA NDIQNI LIVE NDESHJEN 👇 https://riyadh.himtree.com/2022/10/6-natural-age-spot-remedies-you-already.html https://foot.livekoora.online/2022/05/1-b...
Promovimi i Librit „Arbëreshët-fotosintezë e shpirtit tim“ i autorit Rexhep Rifati

Promovimi i Librit „Arbëreshët-fotosintezë e shpirtit tim“ i autorit Rexhep Rifati

BOTË, KOSOVË, KULTURË, LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
Në një sallë të stërmbushur, në Kongresszentrum Allresto, në qendër të Bernit (CH), me 15 tetor 2022, përuruam Monografinë „Arbëreshët-fotosintezë e shpirtit tim“ të autorit Rexhep Rifati. Kjo është monografia e tretë e këtijë autori të palodhshëm i cili i vizitoi të 52 ngulmimet arbëreshe në Kalabri për të mbledhur materiale dhe fotografi. Për veprimtarinë e tij jetësore dhe kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e gazetarisë, kulturës dhe të promovimit të komunitetit shqiptar në diasporë, gazetarit Rexhep Rifati iu nda Mirënjohje e përbashkët nga Ambasada e Kosovës, Ambasada e Shqipërisë dhe Ambasada e Maqedonisë së Veriut. Mirënjohjen ia ndanë udhëheqësit e misioneve që ishin të pranishëm në mbrëmje, ambasadorët Ilir Gjoni dhe Sami Ukelli. Për ta nderuar veprën e Bacës Rexhë siç ...
Skandal në Francë: Transferimi i Lionel Messit në PSG shkon në gjykatë

Skandal në Francë: Transferimi i Lionel Messit në PSG shkon në gjykatë

BOTË, LAJME, SPORT
Paris Saint-Germain vazhdon të jetë i përfshirë nga problemet. Pas dëshirës së Kylian Mbappe për t’u larguar nga klubi, ata tashmë po përballen me një problem ligjor. Gjykata Evropiane do të shqyrtojë nëse transferimi i Lionel Messit nga PSG-ja ka shkelur rregullat e Fair Play-it financiar të UEFA-s në vitin 2021. Kjo situatë është sjellë nga një grup tifozësh që i përkasin një grupi të tifozëve të Barcelonës në Lyon, shkruan Marca, transmeton Klankosov.tv. Si rezultat, një dhomë e Gjykatës Evropiane në Luksemburg do të duhet të shqyrtojë nëse nënshkrimi i Messit nga PSG ka shkelur rregullat e Fair Playt financiar të martën e ardhshme. Mbështetësit e konsiderojnë “sukses” faktin që ankesa ka përfunduar në gjykatë, siç thekson avokati i tyre Juan Branco, por kjo nuk garanton as...
Ky kanal televiziv shqiptar nga Kosova e transmeton direkt “El Clasicon”

Ky kanal televiziv shqiptar nga Kosova e transmeton direkt “El Clasicon”

KOSOVË, LAJME, SPORT
E gjithë vëmendja e futbolldashësve në botë do të jetë në Madrid. Në “Santiago Bernabeu”, sot përballen Real Madridi dhe Barcelona. Nga ora 16:15, Real Madridi e pret Barcelonën në ndeshjen e javës së 11-të në La Liga. Dy skuadrat janë lidere në tabelë me pikë të barabarta. Kjo ndeshje do të transmetohet direkt në platformën “ArtMotion”, përkatësisht në “Sport 1”.
Prangohet pjesëtari i sigurimit në ETC, dyshohet se kanosi dy fëmijë dhe konfiskon një armë

Prangohet pjesëtari i sigurimit në ETC, dyshohet se kanosi dy fëmijë dhe konfiskon një armë

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Punëtorët e sigurimit të marketeve paguhen për të ofruar siguri e për të respektuar konsumatorët, por jo gjithmonë ndodhë një gjë e tillë. Kjo siç duket nuk ka vlejtur për një punëtor të sigurimit (emër i njohur për redaksinë) të kompanisë “ETC” në Pejë (pika 2) i cili përveç që ka mbajtur armë në kundërshtim me ligjin, ai u “kap” keq edhe me dy fëmijë të moshave 12 e 8-vjeç, të cilët dyshohet se i kërcënoi. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se rasti ka ndodhur të shtunën, në një vend publik, në parkingun e marketit dhe u zbulua falë prezencës së një dëshmitari, zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Sipas informacioneve të para, punëtori i dyshuar, në orët e mbrëmjes ka kanosur me armë dy fëmijët për motive ende të panjohura, që i kushtoi me arrestim dhe ndalim...
Këshilli i Prindërve kundërshton kompenzimin e orëve gjatë të shtunave

Këshilli i Prindërve kundërshton kompenzimin e orëve gjatë të shtunave

ARSIMI, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Këshilli i Prindërve i Kosovës e ka bërë një reagim me të cilin e ka quajtur ‘udhëkryqi i arsimit publik’ pasi të shtunën mësimdhënësit u detyruan t’i kompensojnë orët e humbura gjatë grevës së shtatorit. Ky këshill thotë se janë disa shtete me organizim të lartë institucional e intelektual që po e legjitimojnë javën me katër ditë punë e tri ditë pushim. “Belgjika, Islanda, Irlanda, Zelanda e Re, Japonia, Spanja dhe Emiratet e Bashkuara Arabe njihen deri tani si të tilla. Shumë shtete të tjera, por edhe ndërmarrje private, pritet ta përqafojnë së shpejti këtë ndryshim. Arsyeja kryesore: moslodhja e mosmërzitja por kreativiteti e mirëqenia psikofizike e të punësuarve”. Sipas Këshillit, politik bërësit e arsimit në Kosovë po gjykojnë që gjashtë ditë rresht mësim janë të mundshm...
Prishtina fiton në “Fadil Vokrri” kundër Ferizajt – Kryeziu shënon dy golat

Prishtina fiton në “Fadil Vokrri” kundër Ferizajt – Kryeziu shënon dy golat

KOSOVË, LAJME, SPORT
Prishtina ka fituar 2-1 ndaj Ferizajt në kuadër të javës së 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës. Pas vetëm gjashtë minutash lojë, bardhëeklatrit kaluan në epërsi me anë të Leotrim Kryeziut. Vendasit vazhduan me lojë të mirë në minutat në vazhdim, por që lëshuan raste të mira shënimi. Në 45 minutat e dytë, kryeqytetasit ia dolën të vulsonin fitoren e tyre, duke realizuar edhe golin e dytë, por që pësuan një tjetër. Ishte minuta e 67-të e takimit, kur Kryeziu shënoi golin e tij të dytë personal, për të relaksuar edhe më shumë ekipin e tij.. Mirëpo, Ferizaj nuk u dorëzua deri në fund dhe ngushtoi epërsinë e Prishtinës në 2-1 në minutën e 83-të me anë të Donat Hasanajt. Reklama Pas javës së 11-të, Prishtina gjendet në vendin e tretë me 15 pikë, ndërsa Ferizaj pozicion...
div.meta-author { display:none; }