News That Matters

Author: E

Në mesin e 107 ekipeve të ushtrive ndërkombëtare, FSK fiton medaljen e argjendtë për performancë në garën ushtarake “Cambrian Patrol ‘22”

Në mesin e 107 ekipeve të ushtrive ndërkombëtare, FSK fiton medaljen e argjendtë për performancë në garën ushtarake “Cambrian Patrol ‘22”

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë e më shumë po tregon nivel të lartë të përgatitjes profesionale përmes sukseseve që po arrinë në gara të ndryshme ndërkombëtare. Së fundmi, ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës arriti të marrë medaljen e argjendtë në njërën prej garave ushtarake më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol ‘22” që u zhvillua në Britani të Madhe. Në këtë garë pjesëtarët e FSK-së treguan performancë të jashtëzakonshme gjatë stërvitjes 48 orësh në Malet e Zeza të Uellsit, së bashku me 80 ekipe britanike dhe 27 ekipe të shteteve tjera ndërkombëtare. Performanca e FSK-së është vlerësuar lartë edhe nga këshilltari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, nënkolonel John Hunter, si demonstrim i qartë i përkushtimit dhe standardeve të larta që FSK ka përmbushur. ...
Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit nga Ukraina dhe Kolumbia të rrjetit SEMA

Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit nga Ukraina dhe Kolumbia të rrjetit SEMA

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Në takim me përfaqësuesit e Rrjetit global të viktimave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës SEMA, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shprehu keqardhje për të dhënat rreth krimeve të dhunës seksuale të raportuara në Ukrainë. Raportet tregojnë se Rusia po përdor dhunën seksuale si pjesë të strategjisë së saj ushtarake në Ukrainë, tha Kryeministri Kurti, duke shprehur keqardhje të thellë për situatën e rëndë atje. Kryeministri Kurti tha se kjo na kujton luftën tonë të viteve 1998-1999 në Kosovë, dhe siç ndodhi këtu, dhe në të gjitha luftërat e tjera, numri i të mbijetuarve ka gjasa të jetë shumë më i lartë se sa sugjerojnë shifrat zyrtare, sepse krimet seksuale shpesh nuk raportohen, për shkak të stigmës që i rrethon. Përfaqësuesit e rrjetit SEMA, znj....
Kryeministri Kurti priti në takim ekipin e FSK-së që fitoi medalje të argjendtë në garën “Cambrian Patrol 22”

Kryeministri Kurti priti në takim ekipin e FSK-së që fitoi medalje të argjendtë në garën “Cambrian Patrol 22”

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Pasi fituan medaljen e argjendtë në një prej garave ushtarake më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol 22”, ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, u prit në takim nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Në takimin e përbashkët me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Kryeministri Kurti i përgëzoi për suksesin e arritur, në një garë kaq të fortë. Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe udhëheqësi i ekipit tonë, Toger Diar Statovci, e njoftuan Kryeministrin Kurti për performancën e jashtëzakonshme të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjatë stërvitjes 48- orëshe, në Britani të Madhe, së bashku me 80 ekipe britanike dhe 27 ekipe të shteteve tjera ndërkombëtare, mes tyre edhe forca speciale. U theksua se performanca në...
Zvarriten punimet në QMF në Prishtinë

Zvarriten punimet në QMF në Prishtinë

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI
Në Qendrën e Mjekësisë Familjare numër një në Prishtinë, që disa javë kanë filluar renovimet.Për këtë shkak terapinë pacientëve u duhet ta marrin në dhomën e mjekut. Andaj, hallexhinjtë po ankohen për zvarritje të punimeve.Firmën amniston, drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku. Ky thotë që në fakt është një kërkesë shtesë e menaxhmentit të këtij institucioni, për rregullimin edhe të dritarëve, që ndaloi punimet për një kohë. Megjithatë, ky thotë se punimet do të kryhen më së largu në fund të muajit nëntor.
Vendimi i Qeverisë për ujë falas në kafiteri nuk mbikëqyret nga askush

Vendimi i Qeverisë për ujë falas në kafiteri nuk mbikëqyret nga askush

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Qe më shumë se 3 muaj uji duhet të shërbehet falas për klientët e lokaleve të gastronomisë. Por, kjo që u rregullua me vendim të Qeverisë nuk është që edhe po mbikëqyret.Madje, as lokalet që në mungesë të ujësjellësit është dashur të gjejnë burime alternative, e  që llogariten të jenë rreth 20 përqind e totalit. “Kam pas komunikim me disa anëtarë të shoqatës të cilët nuk e marrin ujin nga çezmat por kanë deklaruar se askush nuk ka qenë me i certifiku” tha Petrit Kllokoqi, Kryetar i Shoqatës së Gastronomëve. E Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka garantuar se uji i Kompanive Rajonale të Ujësjellësit është i pijshëm. “Sa i përket objekteve të gastronomisë që furnizohen nga uji i puseve, rezervuarëve apo rrjeti i cili nuk menaxhohet prej Kompanive Rajonale të Ujit...
Prizreni gjatë 2024-ës lidhet me Tetovën përmes tunelit 6 km

Prizreni gjatë 2024-ës lidhet me Tetovën përmes tunelit 6 km

BOTË, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Ishte ndër më të rëndësishmet nga 11 ujditë në mes të Kosovës e Maqedonisë së Veriut në shtatorin e vitit të kaluar.Për rrugën e re, që lidh Prizrenin me Tetovën, të dy vendet kanë krijuar edhe komisionet shtetërore që bënë fizibilitetin dhe zgjodhën variantin me të përshtatshëm. Segmenti që do të zvogëlojë distancën në 30 kilometra, nis nga Manastirica e Prizrenit dhe ka tunelin 6.4 kilometra.Tash është në proces projektimi i saj për t`i hapur rrugë shpalljes së tenderit për projektin kryesor. Por, për nisjen e ndërtimit që pritet të bëhet më së largu gjatë vitit 2024, nevojitet një marrëveshje e re financiare mes dy vendesh dhe miratimi nga kuvendet e të dyja shteteve.
Liverpool e fiton derbin kundër Cityt

Liverpool e fiton derbin kundër Cityt

BOTË, LAJME, SPORT
Liverpoolit i ka takuar fitorja në derbin e javës së 11-të në Premierligë kundër Manchester Cityt. “Të Kuqtë” triumfuan 1:0 ndaj “Qytetarëve” në stadiumin “Anfield Road”. Mohamed Salah ka realizuar golin e vetëm dhe të fitores për të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp. Egjiptiani shënoi në minutën e 76-të të përballjes, duke konkretizuar një rast përballë me portierin Ederson. Me këtë fitore Liverpooli ngritet në pozitën e tetë me 13 pikë, City mbetet i dyti, por tani ka katër pikë më pak se Arsenali lider.
Pas më shumë se 3 dekadash, Microsoft Office ndryshon emrin

Pas më shumë se 3 dekadash, Microsoft Office ndryshon emrin

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
Duket se ka ardhur koha për një riemërtim dhe një ikonë të re për Microsoft Office. “Në muajt e ardhshëm, Office.com, aplikacioni Office për celularët, aplikacioni Office për Windows do të bëhen aplikacioni Microsoft 365, me një ikonë të re, një pamje të re dhe akoma më shumë veçori.” – njoftoi kompania. Emrat e programeve individuale, si Word, Excel dhe PowerPoint, nuk do të ndryshojnë. Microsoft gjithashtu ka siguruar klientët se ndryshimi nuk do të ketë ndikim në llogaritë e tyre dhe se një përditësim i aplikacionit do të ndryshojë automatikisht ikonën dhe emrin. Njoftimi i riemërimit vjen vetëm disa muaj pasi Microsoft mbylli Internet Explorer, pas gati 30 vitesh shërbimi. Paketa e softuerit u prezantua për herë të parë nga Bill Gates në vitin 1988. The Office app is becom...
Banka Qendrore e Kosovës me njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që kanë kredi në bankat e Kosovës

Banka Qendrore e Kosovës me njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që kanë kredi në bankat e Kosovës

BOTË, EKONOMI, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti thotë se parashikimi për rritjen ekonomike në vend aktualisht është rreth 3 për qind, një rënie e thellë në krahasim me rritjen 10.75 për qind në vitin 2021. Në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Mehmeti, i cili ndodhet në Uashington për takimet e vjeshtës së Bankës Botërore dhe FMN-së, ia atribuon në masë të madhe pasojave në vend dhe në shkallë globale të agresionit rus në Ukrainë. “Këtë vit dhe vitin e ardhshëm jemi duke bërë parashikime më të shpeshta, varësisht prej situatës që po krijohet si rezultat i agresionit rus në Ukrainë”, tha ai. Guvernatori Mehmeti thotë se në këtë kontekst duhet parë edhe inflacioni i lartë që në gusht ishte 13.1 për qind, pasojat negative të të “Ndryshimet dinamike në nivel global janë...
Propozimi për pushim prindëror mirëpritet nga baballarët

Propozimi për pushim prindëror mirëpritet nga baballarët

KOSOVË, LAJME, OPINIONE, Storiet Kryesore
Rrjeti i Grave të Kosovës ka propozuar ndryshim të ligjit të punës, që edhe baballarët të kenë të drejtën e pushimit prindëror. Modeli i propozuar rekomandon që gjashtë muajt e parë të lejes të konsiderohen si leje e lehonisë që u ofrohet nënave. Gjatë kësaj periudhe, baballarët do të kenë të drejtën e një muaji leje të atësisë. Ky propozim po mirëpritet edhe nga baballarët, të cilët thonë se sidomos në fillimin e lindjes, kjo do të ishte ndihmë për nënat.Endrit Ajvazi, prind, thotë se e përkrahë propozimin e ndryshimit të ligjit, që edhe baballarët të përfshihen në pushimin prindëror.“Mendoj që është mirë pse jo sikur të gjitha vendet evropiane, ia vlen me qenë edhe te ne ky ligj. Vështirë e ka pasur nusja se unë jo, unë jam vet ndërmarrës, kam biznes timin dhe nuk më ka penguar kjo ç...
div.meta-author { display:none; }